16 Prill 2020

Parime Administrative në Kohët Sfiduese

Drejtuar: Autoriteteve të Përgjithshme; Drejtuesve të Përgjithshëm; Të Shtatëdhjetëve Zonalë; Presidentëve të Kunjeve, të Misioneve, të Distrikteve dhe të Tempujve; Peshkopëve dhe Presidentëve të Degëve

Të Dashur Vëllezër e Motra:

   Ne jemi mirënjohës për përpjekjet që po bëjnë shumë prej jush për të zbatuar me kujdes udhëzimet nga udhëheqësit kombëtarë, shtetërorë dhe vendorë në shumë vende si përgjigje ndaj pandemisë së COVID‑19. Kisha e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është duke marrë gjithashtu masat e duhura paraprake dhe po jep ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

   Sipas rrethanave të tanishme dhe kushteve që mund të ekzistojnë në të ardhmen, Kisha dhe anëtarët e saj do ta tregojnë besnikërisht zotimin e tyre për të qenë qytetarë të mirë dhe fqinj të mirë.

   Bashkëngjitur me këtë letër janë dokumente që shpjegojnë parime administrative për Kishën gjatë kohëve sfiduese. Bashkëngjitur janë udhëzimet për ordinancat thelbësore, bekimet dhe funksione të tjera të Kishës për t’i orientuar udhëheqësit gjatë krizës së tanishme dhe ditëve sfiduese që do të vijnë.

   Këto dokumente janë publikuar si përgjigje për ndërprerjet në procedurat e Kishës dhe veprimtaritë e anëtarëve, të shkaktuara nga pandemia mbarëbotërore e COVID-19. Ato duhet të japin udhërrëfim për aq kohë sa kjo pandemi të ekzistojë në një vend apo rajon të veçantë. Udhëzime të tjera mund të publikohen më vonë.

                                                                       Sinqerisht,

                                                                       Presidenca e Parë