Kisha e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme - Shqipëri
Numri Total i Kunjeve - 1
Mumri Total i Lagjeve - 6
Numri Total i Degeve - 5
Numëri Total i Anëtarsisë - 2719
Historia e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Shqiperi zë fill në vitin 1991 kur Plaku Hans B. Ringger i të Shtatëdhjetëve, i kërkoi Presidentit Kenneth D. Reber, të merrte përgjegjësinë për punën misionare në shqipëri.
Në nëntor të vitit 1991 ata zhvilluan disa takime mbi mundësinë d dërgimit në vend të ndihmës humanitare nga Kisha. Në vitin 1992 u caktuan dy çifte për të shërbyer si misionarë humanitarë dhe në qershor të 1992 katër misionarë u caktuan për të shërbyer në Shqipëri.
Pagëzimet e para u shënuan në verën e po atij viti dhe në gusht 1992 u krijua Dega e Parë e Tiranës. Dega e Dytë e Tiranës u krijua në marsin e 1993 dhe në qeshor të 1993 u krijua Dega e Durrësit.
Në prill të 1993, Plaku Dallin H. Oakes I Kuorumit të Dymbëdhjet Apostujve vizitoi Shqipërinë dhe përkushtoi token për predikimin e ungjillit. Kisha në Shqipëri vazhdoi të rittej dhe, në shkurtin e 1995, u krijua Dega e Tretë dhe e Katërt e Tiranës. Po këtë muaj u legalizua nga qeveria shqiptare Fondacioni Liahona. Në verën e 1995 Shqipëria u vu nën mbikqyrjen e Misionit të Greqisë, deri në korrikun e 1996 kur u krijua Misioni i Shqipërisë, me president Laurel Holman.