Presidenca e Parë Jep Orientime për Kthimin në Mënyrë të Sigurt në Mbledhjet dhe Aktivitetet e Kishës

Man at the podium

Një riintegrim i kujdesshëm, i matur i shërbesave të adhurimit dhe mbledhjeve të tjera do të ndjekë drejtimin e qeverive vendore

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kanë autorizuar kthimin me faza të disa prej shërbesave të përjavshme të adhurimit dhe aktiviteteve të Kishës. Një njoftim që iu dërgua udhëheqësve të përgjithshëm dhe vendorë anembanë botës, thotë se kjo mund të bëhet vetëm kur rregulloret e qeverisë vendore e lejojnë dhe pasi Presidencat Zonale të besimit tonë sigurojnë orientim shtesë për udhëheqësit vendorë të Kishës.

Një metodë dyfazore do të përdoret, gjithmonë duke ndjekur rregulloret qeveritare për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë njerëzve të përfshirë. Modelet më poshtë mund të përshtaten nga Presidencat e Zonave siç e kërkojnë kushtet vendore dhe siç miratohen nga personi i tyre i kontaktit në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve. Presidentët e kunjeve, në këshillim me peshkopët, do të vendosin kohën e caktuar për të rifilluar mbledhjet dhe aktivitetet.

Shërbimet e Adhurimit në Ditën e Shabatit: Faza 1

Mbledhje të shkurtuara në shtëpinë e mbledhjeve me deri në 99 individë, duke ndjekur rregulloret e qeverisë vendore

Mbledhje dhe Aktivitete të Tjera (përfshirë dasmat dhe shërbesat mortore): Faza 1

Mbledhje të shkurtuara, duke ndjekur rregulloret e qeverisë vendore, ose ato mund të mbahen në largësi duke përdorur teknologjinë

Shërbimet e Adhurimit në Ditën e Shabatit: Faza 2

Mbledhje në shtëpinë e mbledhjeve me 100 ose më shumë individë, duke ndjekur rregulloret e qeverisë vendore

Mbledhje dhe Aktivitete të Tjera: Faza 2

Mbledhjet mund të mbahen në shtëpinë e mbledhjeve duke ndjekur rregulloret e qeverisë vendore.

“Jemi mirënjohës për besimin e anëtarëve tanë ndërsa kanë adhuruar në shtëpi dhe jemi mirënjohës për bekimet që do të vijnë ndërsa mblidhemi për adhurim dhe aktivitete së bashku”, tha Presidenca e Parë.

Orientime të Përgjithshme

Udhëheqësit e Kishës udhëzohen që të këshillohen me letrën e Presidencës së Parë të datës 16 prill 2020, “Parime Administrative në Kohë Sfiduese” dhe dy shtojcat e saj (shih këtu dhe këtu). Ata gjithashtu ftohen t’i marrin parasysh këto parime dhe orientime shtesë për të vazhduar parandalimin e përhapjes së virusit COVID‑19:

  • Përdorni shumë maturi për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e anëtarëve. Kushtojuni vëmendje të veçantë anëtarëve, shëndeti ose mosha e të cilëve i vë ata në rrezik të lartë.

  • Këshillojini individët që nuk ndihen mirë ose të cilëve u është kërkuar të vetëkarantinohen, apo të cilët shfaqin ndonjë nga simptomat vijuese: ethe, kollë, gulçim në frymëmarrje, dhembje koke, hundë që rrjedhin ose dhembje fyti.

  • Ndiqni mbajtjen e distancës shoqërore, larjen e duarve dhe praktika të tjera të përshkruara te “Masa Parandaluese për Anëtarët”.

  • Ndiqni rregulloret e qeverisë në secilën vendndodhje lidhur me grumbullimet publike, përfshirë madhësinë, shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e mbledhjeve. Ju lutemi, zbatoni rregulloret e qeverisë.

  • Ju lutemi, kthehuni ngadalë te praktikat e rregullta, duke vazhduar funksionimin në largësi me anë të përdorimit të teknologjisë, ndërkohë që filloni mbledhjet me njerëz të pranishëm sipas një metode me faza siç përshkruhet më poshtë. Përparësi për mbledhjet me njerëz të pranishëm duhet t’u jepet mbledhjeve ku kryhen ordinanca, të tilla si pagëzimet dhe mbledhjet e sakramentit.

Njoftimi drejtuar udhëheqësve jep udhërrëfim shtesë për mbajtjen e distancës shoqërore, çfarë të bëjmë kur më shumë anëtarë të Kishës dëshirojnë ta ndjekin një mbledhje, si të veprojmë me bashkësi të shumta në një shtëpi mbledhjesh, procedurat e duhura sanitare, administrimin në mënyrë të sigurt të sakramentit dhe më shumë.

Në pritje të udhëzimeve të mëtejshme, anëtarët ftohen të vazhdojnë të gëzohen në ditën e Shabatit me përvojën e adhurimit të përqendruar në shtëpi.

Women at the pulpit
Breaking the sacrament
Girl partaking of the sacrament
Boy partaking of the sacrament