Zgjerohen Mundësitë për Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme Nëpër Botë për të Shërbyer si Misionarë mbi 26 Vjeç me Shërbim

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme të kualifikuar kudo në botë, mund të merren parasysh për një mision si misionarë mbi 26 vjeç me shërbim

Një letër nga Presidenca e Parë thotë se tani janë në dispozicion për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kudo nëpër botë mundësitë për mision si misionarë mbi 26 vjeç me shërbim.

Caktimet për mision si misionar mbi 26 vjeç me shërbim më parë ishin në dispozicion vetëm për ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe një numër të kufizuar zonash të tjera. Këta misionarë jetojnë në shtëpi dhe shërbejnë nga tetë deri 40 orë në javë, minimumi për gjashtë muaj. Ata përfshihen në shërbim që mund të çojë në përmbushje të thellë shpirtërore. Presidenti i tyre vendor i kunjit vazhdon të jetë udhëheqësi i tyre kishtar.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme të kualifikuar kudo në botë, mund të merren parasysh për një mision si misionarë mbi 26 vjeç me shërbim

Presidenca e Parë vazhdon t’i nxitë shenjtorët e ditëve të mëvonshme të shërbejnë në misione si misionarë mbi 26 vjeç larg shtëpisë nëse ua lejojnë rrethanat. Ata që janë të interesuar për të shërbyer si misionarë mbi 26 vjeç ose si misionar mbi 26 vjeç me shërbim mund të bëjnë kërkesë te faqja SeniorMissionary.ChurchofJesusChrist.org. Kjo pjesë e këndit të internetit të Kishës është në dispozicion në anglisht dhe së shpejti do të jetë në dispozicion në frëngjisht, spanjisht dhe portugalisht. Faqja do t’i përputhë nevojat e Kishës me talentet, interesat dhe kohën tuaj në dispozicion. Mundësi të reja shërbimi shtohen vazhdimisht në faqe. “Ne jemi thellësisht mirënjohës për shërbimin besnik të misionarëve në moshë të madhe në mbarë botën dhe për kontributet e rëndësishme që ata japin në ndërtimin e mbretërisë së Perëndisë”, thuhet në letrën nga Presidenca e Parë.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme të kualifikuar kudo në botë, mund të merren parasysh për një mision si misionarë mbi 26 vjeç me shërbim

20 000 e më shumë misionarë mbi 26 vjeç me shërbim të Kishës i ndihmojnë njerëzit të vijnë më pranë Perëndisë dhe të ndiejnë dashurinë e Tij në shumë mënyra. Ata ndihmojnë në zyrat e misioneve, depot e peshkopëve, qendrat e shpërndarjes, qendrat dhe bibliotekat e FamilySearch-it, programet për mbështetjen te vetja, programin UBJ – Pathway, qendrat e punësimit dhe shumë vende të tjera. Mundësitë për shërbim si misionar mbi 26 vjeç, si në shtëpi dhe larg shtëpisë, u dhanë në një përditësim të kohëve të fundit në Kapitullin 24 të Manualit të Përgjithshëm.

Mijëra mundësi për misionarët mbi 26 vjeç me shërbim janë aktualisht në dispozicion. Për shembull, në shkurt të vitit 2021, misionarët mbi 26 vjeç me shërbim filluan të thirreshin dhe caktoheshin për të shërbyer në tempujt e Kishës në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada që të kryenin punë që nuk lidhen me ordinancat. Ata do të përmbushin role që më parë kryheshin nga vullnetarët në tempull.

Hollësi shtesë rreth mundësive për misionarët mbi 26 vjeç me shërbim mund të gjenden në këtë letër dhe materialin e bashkëngjitur nga Presidenca e Parë.