Plani Yt, për të të sjellë tek Ai

Mirë se vini Mirë se vini në një komunitet ku çdokush po përpiqet të jetojë siç dha mësim Jezusi. Ejani e shihni se çfarë ne besojmë te faqja EjaniTeKrishti.org
Kjo është Kisha Kisha fillon të dielën por a mbaron atë ditë? Përfytyroni sikur kisha të shtrihej përtej katër mureve të një ndërtese për të na frymëzuar çdo ditë.
Family

Objektivi

“T’i ftojmë të gjithë fëmijët e Perëndisë në të dyja anët e velit të vijnë te Shpëtimtari i tyre, të marrin bekimet e tempullit të shenjtë, të kenë gëzim të përhershëm dhe të kualifikohen për jetën e përjetshme” - PRESIDENTI RASËLL M. NELSON

 
 

Përparësitë

  • Ndiqeni Profetin
  • Ftojeni një Mik në Mbledhjen e Sakramentit
  • Çojeni Emrin e një Paraardhësi në Tempull
Goals-eng

Synimet

  • Të gëzojmë bekimet e pendimit të përditshëm.
  • Me lutje të kërkojmë mundësi për të dhënë shërbesë.
  • T’i ftojmë pjesëtarët e familjes, familjarët e largët dhe miqtë në mbledhjen e sakramentit që të mësojnë për Krishtin.
  • T’u shpërndajmë në internet familjarëve dhe miqve mesazhet e Kishës.
  • Të jemi plotësisht të përfshirë në programin “Eja, Më Ndiq” dhe të kërkojmë plot lutje zbulesë vetjake.
  • Ta forcojmë besimin tonë te Jezu Krishti nëpërmjet respektimit të kujdesshëm të ditës së Shabatit në shtëpi dhe në kishë.
  • Të ushtrojmë kujdes të madh ndaj anëtarëve të rinj dhe atyre që po kthehen në aktivitet.
  • Të jemi vazhdimisht të vëmendshëm ndaj brezit të ri.
  • Ta përqendrojmë këshillin e lagjes te mënyra se si t’i ndihmojmë anëtarët dhe miqtë që të përparojnë në mënyrë individuale dhe si familje përgjatë shtegut të besëlidhjeve.
  • Të jemi të denjë për një rekomandim tempulli.
  • Të çojmë emra të familjarëve në Shtëpinë e Zotit dhe t’i ndihmojmë të tjerët të bëjnë po kështu.
  • T’i japim përparësinë më të lartë bashkimit dhe plotësimit të familjeve në të dyja anët e velit.

Treguesit e Përparimit

Udhëheqësit e lagjeve dhe të kunjeve do të jenë në gjendje ta matin përparimin duke vëzhguar këta tregues kyç nga Raporti Tremujor:

  • Intervistat për Dhënien e Shërbesës
  • Anëtarë që kanë marrë dhurimin [indaumentin], me një rekomandim tempulli të tanishëm
  • Pjesëmarrja në mbledhjen e sakramentit: në Kishë dhe në shtëpi 
  • Anëtarë që kanë paraqitur emra të paraardhësve për ordinancat e tempullit

Zbatimi

Veprimet e veçanta që duhet të ndërmarrin anëtarët për t’i ndihmuar individët dhe familjet që të marrin pjesë në punën e shpëtimit, janë një pjesë e rëndësishme e planit të zonës.

Udhëheqësit: Anëtarët e këshillave bashkërendues, të kunjeve dhe të lagjeve duhet të hartojnë me lutje hapa konkretë që do të ndërmarrin për të përmbushur objektivin, përparësitë dhe synimet e zonës. Udhëheqësit nxiten që me lutje të marrin parasysh emra specifikë të individëve ku ta përqendrojnë vëmendjen.

Individët dhe Familjet: Individët dhe familjet nxiten t’i vendosin synimet specifike, të matshme në një kartë të vogël xhepi, që t’i ndihmojë ata për t’i përqendruar përpjekjet e tyre te tre përparësitë e planit të zonës në jetën e tyre vetjake.

Përgjegjësia dhe Ndjekja e Ecurisë: Të Shtatëdhjetët Zonalë i nxitin presidentët e kunjeve të krijojnë mënyra domethënëse për ta zbatuar planin e zonës dhe e ndjekin vazhdimisht ecurinë me ta për përparimin e tyre. Presidentët e kunjeve nga ana tjetër i nxitin peshkopët që të punojnë me udhëheqësit e priftërisë dhe të organizatave për të zhvilluar mënyra që ta zbatojnë planin e zonës dhe gjithashtu e ndjekin ecurinë dhe i nxitin ata.

Shkarkoje si PDF

Plani | Karta

Ejani e shihni se çfarë ne besojmë te faqja www.EjaniTeKrishti.org

Family at Preston Temple