Në ç’Mënyrë Adhurojnë Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Mbledhjen e Sakramentit

Mësoni rreth asaj që bëjnë shenjtorët e ditëve të mëvonshme në Kishë

blessing-of-the-sacrament.jpg
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se marrja e sakramentit çdo javë është një pjesë e rëndësishme e adhurimit. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme e marrin sakramentin çdo të diel, gjatë mbledhjes së sakramentit.

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë besojnë shenjtorët e ditëve të mëvonshme? Çfarë bëjnë ata të dielave? Ose, çfarë është një mbledhje sakramenti e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme? Çdo të diel, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mblidhen së bashku në një mbledhje për të marrë sakramentin e shenjtë. Mbledhja e sakramentit është një kohë që anëtarët e Kishës së Krishtit të mblidhen së bashku në adhurim, por gjithashtu një kohë për reflektim dhe vetëshqyrtim të thellë vetjak.

Çfarë besojnë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme rreth sakramentit?

Pjesa më e rëndësishme e mbledhjes së sakramentit është ordinanca e sakramentit. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se sakramenti përmban dy pjesë thelbësore: ujin dhe bukën. Pikërisht përpara vdekjes së Tij, Vetë Jezu Krishti u dha mësim dishepujve të Tij mbi rëndësinë e sakramentit. Ai dha mësim se buka përfaqëson trupin e Tij dhe uji përfaqëson gjakun që Ai derdhi për ne. Shkrimet e shenjta japin mësim se “Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ‘Merrni, hani; ky është trupi im’. Pastaj mori kupën, dhe falënderoi, dhe ua atyre, duke thënë: ‘Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkateve’” (Mateu 26:26–28). Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se buka dhe uji nuk janë në kuptimin konkret të fjalës trupi dhe gjaku i Krishtit, por kujtues të fuqishëm e simbolikë të flijimit të Tij për ne.

Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, marrja e sakramentit është një prej çasteve më të shenjta dhe të veçanta të javës. Të rinj të denjë, të cilët mbajnë priftërinë e shenjtë të Perëndisë, thonë një lutje të veçantë për bukën e copëtuar. Buka e bekuar kalohet përqark me tabaka, në mënyrë që çdo anëtar i bashkësisë të mund ta ketë mundësinë të marrë prej saj. I njëjti proces përsëritet teksa bekohet dhe kalohet uji. Gjatë kalimit të sakramentit, anëtarët e Kishës kanë mundësinë të reflektojnë mbi marrëdhënien e tyre me Perëndinë, të përsiatin mbi flijimin e Jezu Krishtit për ta dhe të zotohen për ta përmirësuar jetën e tyre.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se marrja e sakramentit çdo javë është një pjesë e rëndësishme e adhurimit. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme e marrin sakramentin çdo të diel, gjatë mbledhjes së sakramentit.
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se marrja e sakramentit çdo javë është një pjesë e rëndësishme e adhurimit. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme e marrin sakramentin çdo të diel, gjatë mbledhjes së sakramentit.

Çfarë ndodh tjetër gjatë një mbledhjeje sakramenti të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme?

Mbledhjet e sakramentit të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme zakonisht drejtohen nga një peshkop, i cili është udhëheqësi pa pagesë i bashkësisë, ose nga një prej këshilltarëve të tij. Disa anëtarëve të bashkësisë zakonisht u kërkohet të vijnë të përgatitur për të dhënë përshtypje mbi një temë të caktuar, por askujt nuk i urdhërohet të marrë pjesë. Një herë në muaj, mbahet një mbledhje e veçantë “agjërimi dhe dëshmie”, në të cilën anëtarët vijnë në mbledhjen e sakramentit duke agjëruar, dhe cilido anëtar/e i/e bashkësisë është i/e mirëpritur që të japë mendimet dhe dëshminë e tij apo të saj rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë gjithashtu se muzika është një pjesë e rëndësishme e mbledhjeve të sakramentit. Zakonisht himnet këndohen në fillim dhe në mbarim të mbledhjes së sakramentit dhe i paraprijnë bekimit të sakramentit. Me raste, një kor apo një anëtar i bashkësisë do të ekzekutojë një numër të veçantë muzikor. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se muzika e shenjtë e fton Shpirtin e Shenjtë që të jetë i pranishëm në mbledhje dhe se “kënga e të drejtëve është një lutje për [Perëndinë]” (DeB 25:12).

Si mund të mësoj më shumë rreth mbledhjeve të sakramentit të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme?

Mënyra më e mirë për të mësuar më shumë rreth asaj që besojnë shenjtorët e ditëve të mëvonshme dhe asaj që ndodh gjatë një mbledhjeje sakramenti të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme, është që ta përjetoni vetë një mbledhje sakramenti! Vizitorët janë gjithnjë të mirëpritur. Për të zbuluar se kur dhe ku mbahen mbledhjet e sakramentit në zonën tuaj, vizitoni ejanitekrishti.org.