Simboli i Ri i Kishës Thekson Vendin Qendror të Shpëtimtarit
Kisha ka një simbol të ri për ta përcaktuar organizatën fetare. Profeti dhe Presidenti i Kishës Rasëll M. Nelson e shpalli atë dhe shpjegoi domethënien e tij mbrëmjen e së shtunës.
“[Simboli] portretizon Zotin e gjallë, të ringjallur me duar të shtrira për t’i përqafuar të gjithë ata që do të vijnë tek Ai”, tha Presidenti Nelson. “Ky simbol duhet të jetë i mirënjohur për shumë veta, sepse ne e kemi identifikuar ungjillin e rivendosur me Krishtin e gjallë, të ringjallur.”
Lexoni më shumë për simbolin e ri këtu: Simboli i Ri i Kishës Thekson Vendin Qendror të Shpëtimtarit
Profeti Bën Thirrje për një tjetër Agjërim në Mbarë Botën për Lehtësim nga COVID‑19 – Këtë Herë në të Premten e Mirë
Presidenti Nelson u bëri thirrje gjithë njerëzve anekënd botës që të agjërojnë sërish për lehtësim nga virusi COVID‑19. Agjërimi global do të zhvillohet të Premten e Mirë më 10 prill 2020.
“Le të bashkohemi në përgjërimin për shërim anembanë botës”, tha profeti. “E Premtja e Mirë do të ishte dita e përsosur që Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij të na dëgjojnë! … Le të përgjërohemi plot lutje … që pandemia e tanishme të mund të kontrollohet, që kujdestarët për shëndetin të mbrohen, ekonomia të forcohet dhe jeta të normalizohet.”
Folës të Rinj në Moshë Flasin në Sesionin e Mbrëmjes të së Shtunës
Folësit në konferencën e përgjithshme si traditë janë vetëm udhëheqës të Kishës. Diçka e pazakontë ndodhi në sesionin e mbrëmjes të së shtunës – biseda nga dy adoleshentë. Ladi Ruth Kuk dhe Enco Serge Petelo secili dhanë mendime mbi mënyrën se si priftëria e bekon rininë.
“Pavarësisht nga rrethanat tuaja, ju mund të keni gjithmonë qasje ndaj bekimeve të priftërisë”, tha Kuk, që merr pjesë në një bashkësi spanjishtfolëse në Provo të Jutës. “Nëpërmjet anëtarëve të familjes, miqve, vëllezërve shërbestarë, udhëheqësve të priftërisë dhe një Ati Qiellor që nuk do t’ju lërë kurrë në baltë, ju mund të merrni bekimet e priftërisë.”
“Na jepet mundësia të japim shërbesë si të engjëjve, ta predikojmë ungjillin në të gjitha kontinentet e tokës dhe t’i ndihmojmë shpirtrat që të vijnë te Krishti”, tha Petelo, , anëtar i një tjetër bashkësie në Provo të Jutës. “Ky shërbim na vë në bashkëpunim me Gjon Pagëzorin, Moronin, Jozef Smithin, Presidentin Nelson dhe shërbëtorë të tjerë të zellshëm të Perëndisë.”