Berlin, Gjermani

Seminari i zhvilluar nga Shërbimet për Familjen u jep mësim të rinjve e të rejave në moshë madhore rreth rëndësisë së seksualitetit të shëndetshëm

Të rinj dhe të reja në moshë madhore nga mbarë Europa marrin pjesë në një paraqitje të bërë së fundi me titull: “Kultivimi i një këndvështrimi pozitiv mbi seksualitetin”

Të rinj dhe të reja në moshë madhore nga mbarë Europa marrin pjesë në një paraqitje të bërë së fundi me titull: “Kultivimi i një këndvështrimi pozitiv mbi seksualitetin”, të zhvilluar në Berlin, Gjermani, nga Shërbimet për Familjen të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, në Zonën e Europës Qendrore. Sektori i Shërbimeve për Familjen u ftua të përkrahte konferencën e shërbimit për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore të zhvilluar gjatë Lojërave të Veçanta Olimpike në Berlin, duke e ofruar këtë seminar në kuadër të përgjigjeve të anketës nga pjesëmarrës lidhur me temat ku do të dëshironin të përqendroheshin. Kjo është hera e parë që ky seminar u zhvillua në Europë dhe mori përshtypje mjaft pozitive nga frekuentuesit. Bashkëbisedimet dhe trajnimi mbi seksualitetin e shëndetshëm do të vijojë me nisma të ngjashme.

Të rinj e të reja në moshë madhore në një konferencë shërbimi e zhvilluar në Berlin gjatë Lojërave të Veçanta Olimpike.
Të rinj e të reja në moshë madhore në një konferencë shërbimi e zhvilluar në Berlin gjatë Lojërave të Veçanta Olimpike.

Me një numër prej 140 pjesëmarrësish, përfshirë dhjetë çifte të martuara, ky trajnim u përqendrua te heqja e stigmatizimit të diskutimit mbi seksualitetin për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore duke u përqendruar te faktet shkencore dhe përkrahur nga burimet dhe parimet e dhëna mësim dhe të siguruara nga Kisha. Seminari u përsërit katër herë të ndryshme me folëse të ndryshme. Rosio Gutierrez, Përgjegjëse e Shërbimeve Familjare në Europën Qendrore dhe Stefania Zirzon, Katja Fisher dhe Adriana Kavalini, Këshilluese të Shërbimeve Familjare në Gjermani. “Më pëlqeu se sa hapur foli mësuesja rreth çfarëdolloj teme që iu dha”, tha një pjesëmarrës.

Adriana Kavalini (majtas) dhe Katja Fisher (djathtas), këshilluese të Shërbimeve për Familjen në Gjermani
Adriana Kavalini (majtas) dhe Katja Fisher (djathtas), këshilluese të Shërbimeve për Familjen në Gjermani

Temat e diskutuara gjatë kësaj ngjarjeje përfshinë “Trupi im dhe modeli i tij hyjnor: Njohja dhe pranimi i trupit tonë (përfshirë organet tona gjinore)”, “Mënyrën se si flasim rreth trupit tonë”, “Natyra hyjnore e marrëdhënieve seksuale” dhe “Seksualiteti i shëndetshëm”, gjë që përfshiu rëndësinë e kontrollimit të mendimeve dhe veprimeve tona. Në këtë paraqitje u përkufizua dhe u diskutua gjithashtu rëndësia e të kuptuarit të miratimit të përbashkët, keqtrajtimit seksual dhe rreziqeve të pornografisë.

Një nga burimet e përmendura gjatë seminarit ishte një artikull nga revista e Kishës Liahona. Në këtë artikull, Presidenti Rasëll M. Nelson, presidenti i Kishës, është cituar të ketë thënë: “Çdo organ i trupit tuaj është një dhuratë e mahnitshme nga Perëndia”. Artikulli vijon më tej “… dukshëm kjo përfshin edhe organet gjinore. Ato u krijuan për një qëllim të urtë dhe varet nga ne që të mësojmë t’i përdorim në ato mënyra që do të donte Zoti.” (Fostering a positive perspective of sexuality, Liahona, gusht 2020).

Nga e majta në të djathtë: Stefania Zirzon, Rosio Gutierrez, dhe Katja Fisher.
Nga e majta në të djathtë: Stefania Zirzon, Rosio Gutierrez, dhe Katja Fisher.

Shumë pjesëmarrës komentuan se ata e vlerësuan faktin që paraqitja qe e sinqertë, e hapur dhe që trajtoi temat tradicionalisht tabu në një mënyrë të drejtpërdrejtë. Një pjesëmarrës në trajnim tha: “Më pëlqeu që folëm thjeshtë dhe qartë rreth intimitetit seksual, jo në një mënyrë të sikletshme apo larg asaj që të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore kanë nevojë të dëgjojnë”.

Gjatë diskutimit mbi rëndësinë e bërjes së një bashkëbisedimi të hapur rreth seksualitetit, paraqitësit cituan sërish pjesë nga Liahona: “Nëse kemi ndjenja negative rreth seksualitetit tonë, mund të na duhet thjesht që ta kuptojmë atë më mirë”. (Fostering a positive perspective of sexuality, Liahona, gusht 2020).

Një pjesëmarrës tjetër tha se gjëja e vet e parapëlqyer nga paraqitje ishte të mësuarit e informacionit të ri që qartësoi konceptet e gabuara që kishte më parë rreth seksualitetit. Si rrjedhim, ajo gjë ia ndryshoi këndvështrimin rreth natyrës së përjetshme të trupit vetjak. Pjesëmarrës të tjerë e vlerësuan qartësinë e Kishës rreth temës së seksualitetit, përqendrimin tek ungjilli i Jezu Krishtit dhe zgjidhjet dhe burimet e dhëna në atë paraqitje.

Gjëra që duhen bërë për të krijuar një këndvështrim të shëndetshëm mbi seksualitetin

Qëllimi i synuar për këtë seminar ishte t’u mësonim të rinjve dhe të rejave në moshë madhore se tani mund të bëjnë diçka për të krijuar një këndvështrim të duhur mbi seksualitetin dhe për t’u përgatitur për marrëdhënie të shëndetshme seksuale me bashkëshortin apo bashkëshorten e tyre në të ardhmen.

Sipas paraqitjes, katër gjëra që dikush mund të bëjë tani për t’u përgatitur përfshijnë:

  • Të lutet dhe të studiojë fjalët e profetëve për të pasur një këndvështrim të saktë mbi seksualitetin.
  • Të mësojë mbi seksualitetin në librat dhe artikujt e duhur.
  • Të sfidojë tabutë seksuale, qëndrimet negative dhe konceptet e gabuara.
  • Të shërohet nga traumat seksuale apo varësitë ndaj seksit, përfshirë përdorimin e pornografisë.

Burimet

Ka shpresë dhe ndihmë për ata që luftojnë me traumat seksuale apo varësitë ndaj seksit, përfshirë pornografinë. Më poshtë janë burime që ndihmojnë në gjetjen e grupeve përkrahëse të përqendruara te Krishti dhe informacione të tjera për të ndihmuar të kultivohet një këndvështrim i shëndetshëm mbi seksualitetin.

Për të mësuar më shumë mbi atë që ka dhënë mësim Kisha rreth seksualitetit të shëndetshëm:

Liahona gusht 2020 [në anglisht] (shumë artikuj mbi seksualitetin)

Ndihmë për të mposhtur përdorimin e pornografisë:

Programi për riaftësimin nga varësitë: Shërimi nëpërmjet Shpëtimtarit

Gjeni grupe ku anëtarët ndihmojnë njëri-tjetrin me një program prej 12 hapash në www.lifehelpeurope.org

Shihni te “Program riaftësimi nga varësitë”

 

Ndihmë për shërimin nga keqtrajtimi seksual:

Shërimi nga Keqtrajtimi Seksual: Shërimi nëpërmjet Shpëtimtarit

Gjeni grupe përkrahëse për njerëz që kanë përjetuar keqtrajtim seksual në www.lifehelpeurope.org

Shihni “Keqtrajtimi/Abuzimi (bashkohuni me një grup vendor)”

Burime të tjera të rekomanduara për prindërit:

Trajtimi i Përdorimit të Pornografisë: https://www.churchofjesuschrist.org/study/life-help/pornography?lang=eng

Si të flas me fëmijën tim rreth seksualitetit të shëndetshëm? https://www.churchofjesuschrist.org/study/manual/help-for-parents/talk-about-healthy-sexuality?lang=alb