FamilySearch

RootsTech Vjen Në Londër

RootsTech
FamilySerarch Sister

RootsTech‑u ka njoftuar se konferenca e tij do të bëhet ndërkombëtare duke filluar me Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019.  RootsTech do të zhvillojë një ngjarje në Londër nga data 24 deri më 26 tetor 2019 te qendra e kongreseve ExCeL në Londër.

“Jemi jashtëzakonisht të emocionuar që tʼi sjellim mësimet dhe entuziazmin e RootsTech‑ut në Londër dhe te miqtë tanë në Mbretërinë Bashkuar e më tej”, tha Stiv Rokvud, Shefi Ekzekutiv (CEO) Ndërkombëtar i FamilySearch.

“Interesi për zbulimin e familjes vetjake është duke u rritur në mbarë botën, veçanërisht në Europë, Afrikë, në Lindjen e Mesme e në Azi dhe kjo ngjarje do t’iu sigurojë shumë njerëzve, të cilët nuk janë në gjendje të marrin pjesë në konferencën në Solt-Lejk-Siti, të njëjtin entuziazëm, burime, mësime dhe motivim për të zbuluar më shumë rreth familjeve të tyre dhe rreth vetvetes.”

Konferenca RootsTech në Londër do të ndjekë një model të ngjashëm me atë që është vërtetuar të jetë i suksesshëm gjatë nëntë viteve të kaluara në Solt-Lejk-Sitit në Jutë.  RootsTech Londër do të ofrojë mbi 150 leksione informuese të dhëna mësim nga ekspertë të industrisë, sesione kryesore frymëzuese, zbavitje dhe një sallë shfaqjesh emocionuese ku shitës nga mbarë bota do të shfaqin teknologji dhe shërbime për historinë familjare.

“Ky model ngjarjesh e ka provuar se është një mënyrë e shkëlqyer që njerëzit të përfshihen në historinë familjare, pavarësisht nga mosha apo niveli i aftësive gjenealogjike. Të gjithë janë të mirëpritur në RootsTech”, tha Xhen Allen, drejtuesja e ngjarjes.

“Jemi të emocionuar që t’i japim më tej RootsTech‑ut një pozicion si një komunitet botëror ku të gjithë të zbulojnë familjen e tyre dhe ta thellojnë ndjenjën e tyre të përkatësisë për të cilën të gjithë ne jemi të etur.”

Konferenca RootsTech në Londër nuk do të zëvendësojë konferencën vjetore të Solt-Lejk-Sitit por do të shërbejë si një ngjarje shtesë e RootsTech‑ut. Të gjitha sesionet e konferencës RootsTech në Londër do të zhvillohen në anglisht. Për më shumë informacion shihni faqen në internet të RootsTech‑ut në Londër https://www.rootstech.org/london.

RootsTech 2

Rreth konferencës RootsTech:

Konferenca RootsTech, e mbajtur nga FamilySearch, është një konferencë botërore që kremton familjet përmes brezave, ku njerëz të të gjitha moshave frymëzohen për të zbuluar dhe shpërndarë kujtimet dhe lidhjet e tyre. Kjo ngjarje është bërë më e madhja e llojit të saj në botë, duke tërhequr dhjetëra mijëra pjesëmarrës në mbarë botën.

https://www.mormonnewsroom.org.uk/article/rootstech-comes-to-london