25-27 shkurt 2021

RootsTech Connect 2021

Konferenca më e madhe në botë për historinë familjare vjen pranë jush virtualisht nëpërmjet teknologjisë.

Final-RootsTech-Image

On Line

Drejtuar të Gjithë Anëtarëve dhe Miqve të Kishës në Zonën e Europës

Jemi të ngazëllyer që ju ftojmë të ndiqni konferencën e parë fare RootsTech Connect në internet, konferenca më e madhe në botë për historinë familjare, e cila ndodh më 25-27 shkurt 2021.  Orë mësimore, fjalime mbi tematikat kyç, muzikë, tradita e shumë më tepër se kaq do të jenë në dispozicion drejtpërdrejt dhe kurdoherë që të dëshironi 24 orë në ditë gjatë kësaj periudhe.  Ka afro 2 000 sesione magjepsëse në mbi 40 gjuhë, përfshirë përmbajtje të krijuara në disa vende të Europës, veçanërisht për ju.  Bashkohuni me më shumë se 200 000 njerëz, nga mbi 200 vende dhe territore anembanë botës, që janë regjistruar tashmë dhe do të marrin pjesë në këtë ngjarje globale.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe bashkëshortja e tij, Patrisha, do t’ju flasin rreth rëndësisë së lidhjes me familjen, vendlindjen dhe paraardhësit tanë.  Plaku Dejvid A. Bednar, Plaku Geri E. Stivenson dhe Plaku Dejll G. Renland, gjithashtu të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, do të udhëheqin një Mbledhje Udhëzuese të Udhëheqjes mbi Tempullin dhe Historinë Familjare që do të jetë një gosti shpirtërore për të gjithë pjesëmarrësit.  Brezi i ri, të rinjtë dhe të rejat dhe të rinjtë në moshë madhore nga 11-35 vjeç, ftohen gjithashtu të marrin pjesë në sfidat “Kërkimi Ynë për Lidhje Familjare”, të cilat do të përfundojnë me një sesion të veçantë me Plakun Dejvid A. Bednar.

RootsTech Connect është për këdo dhe ju mund t’i ftoni miqtë dhe familjarët tuaj që të bashkohen me këtë kremtim të familjes.  Për të marrë pjesë, bëni sa vijon:

  1. Regjistrohuni pa pagesë në RootsTech.org.  Më pas shpërndajeni lajmin te miqtë dhe të afërmit tuaj.

 

  1. Fillojeni rrugëtimin tuaj duke u regjistruar te Relatives at RootsTech [Të Afërmit në RootsTech], për të zbuluar e për të bërë lidhje me të afërmit tuaj të gjallë që do të ndjekin konferencën.

RootsTech Connect 2021 do të jetë në dispozicion në 11 gjuhë.

Ju do të jeni në gjendje të shikoni eventet kryesore në gjuhen Anglisht, Spanjisht, Portugalisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht, Rusisht, Japonisht, Koreane, Kineze mendarin ose kantoneze.


Shkarkoni këtu Programin për eventet kryesore (PDF)