Qasje e Re për Trajtimin e Sfidave Humanitare Mbarëbotërore 

Plaku Xhefri R. Holland,
Plaku Holland
Plaku Xhefri R. Holland, Duke iu drejtuar një publiku në Institutin Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare në Londër, Angli.

Duke iu drejtuar një publiku në Institutin Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare (Çat’ham Haus) në Londër, Angli, Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shentorëve të Ditëve të Mëvonshme, u bëri thirrje organizatave jo qeveritare (OJQ‑ve), qeverive dhe grupeve fetare që t’i ripërqendrojnë përpjekjet e tyre në përgjigje të krizave vetjake dhe familjare që po kalojnë refugjatët dhe njerëzit e zhvendosur brenda vendit. 

Plaku Holland u tha të mbledhurve në Çat’ham Haus: “Në të shkuarën, institucione bamirësie kanë siguruar mbështetje financiare, trajtim mjekësor dhe plotësime për nevoja të tjera materiale të viktimave të emigrimit, të cilat, që të gjitha, janë ende të nevojshme.  Por ne kuptojmë tani se duhet të shohim te nevojat emocionale dhe shpirtërore gjithashtu.”

Apostulli shenjtor i ditëve të mëvonshme u ftua të merrte pjesë nga Baronesha Nikolson e Unterburnit, Kryetare e Fondacionit Bamirës Ndërkombëtar AMAR, që punon nga afër me LDS Charities [Organizatën Bamirëse SHDM] në ndihma humanitare mbarëbotërore.

Duke përmendur përndjekjen e egër të përjetuar nga populli jazidi në Irakun e veriut (që përfshin abuzimin seksual dhe torturën), Plaku Holland tha: “Çdo bashkësi ka sfida të ndryshme dhe arsye të ndryshme në ripërshtatjen e vet për përballimin e tyre.  Për shumë njerëz, sidomos si një bashkësi e bazuar fort në besim si jazidinjtë, besimi i tyre është burimi i vetëm jetik që do t’i lejojë të marrin thellësisht forcë nga burimet e jetës që janë të shenjta në traditën e tyre. 

Ai është po aq i shtrenjtë për ta sa uji, ushqimi dhe ajri.  Duke ruajtur besimin e një personi, ne ndihmojmë të ruhet e ardhmja e tyre.”

Plaku Holland nënvizoi se shtypja e jazidinjve ndërlikohet më tej nga fakti se jazidizmi është keqkuptuar gjerësisht si fe dhe ka prirje nga institucione dhe organizata të tjera që ta mbajnë larg.  Duke hequr paralele bashkëkohore nga historia e shekullit të 19të, ai iu referua përvojës së shenjtorëve të hershëm të ditëve të mëvonshme si refugjatë.

“Unë nuk pretendoj se përvojat e popullit tim janë njësoj me ato që shohim të ndodhin në aq shumë vende sot. Sidoqoftë, të gjithë refugjatët kanë disa emërues të përbashkët hidhërimi dhe vuajtjeje, prandaj ndoshta ka disa ide fshehur te përndjekja e paraardhësve të mi afro dy shekuj më parë.

Gjërat arritën nivele krize në vitin 1838 kur guvernatori Lilburn W. Bogs i Misurit nxori famëkeqin ‘Urdhër të Shfarosjes’ duke deklaruar se në fakt ‘mormonët’ ishin armiq e duhej të shfaroseshin ose të dëboheshin nga shteti.  Në fakt, unë qëndroj përpara jush si një zyrtar i së vetmes Kishë në historinë e Shteteve të Bashkuara ndaj së cilës ka pasur një ‘urdhër shfarosjeje’.”

Group

Mbledhja e nivelit të lartë në Uindsor dhe takimi në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar

Ngjarja e Çat’ham Hausit pasoi konfrencën e tretë të Uindsorit mbajtur këtë vit në Kambërlend Loxh, që trajtoi temën: ‘Përndjekja Fetare – Shtysa për Migrimin e Detyruar’.  Ngjarja pati prani nga akademikë kryesorë; mjekë humanitarë; dhe udhëheqës fetarë përfshirë Kenën Dr. Edmund Njuëll, drejtor i Kambërlend Loxh.  Lordi Peshkop i Derbit, i Drejti, i Nderuari Dr. Alester Redfërn, dha një ndihmesë të rëndësishme në raportin e konferencës. 

Baronesha Nikolson, organizata e së cilës përkrahu mbledhjen e nivelit të lartë në Uindsor së bashku me LDS Charities [Organizatën Bamirëse SHDM], falënderoi Mbrojtësin e AMAR‑ës Lartësinë e Tij Mbretërore Princin e Uellsit për “interesimin e zellshëm qysh në fillim të kësaj nisme” që “vjen nga shqetësimi i tij i thellë për njerëzit në vështirësi lidhur me lirinë e adhurimit dhe privime të tjera të rëndësishme që ndikojnë te jeta dhe liria, të tilla si vuajtjet e popullit jazidi”.

“Partneriteti midis besimeve dhe kombësive është çelësi për suksesin e ardhshëm të Dialogut të Uindsorit. Partneriteti i pashoq midis Fondacionit Bamirës Ndërkombëtar AMAR dhe LDS Charities [Organizatës Bamirëse SHDM] është në zemër të dialogut, që është mbushur në realitet me punë të përbashkët për jazidinjtë dhe bashkë me ta në kampet e përkohshme të tyre ofruar nga Kombet e Bashkuara. Kombet e Bashkuara nuk mund të bëjnë gjithçka; prandaj AMAR‑a dhe LDS Charities [Organizata Bamirëse SHDM], të ndihmuar nga dhurime individuale dhe kompanish, punojnë intensivisht dhe vazhdimisht për të kapërcyer hapësirën e madhe midis nevojës dhe gjendjes reale.”

Pjesëmarrësja në konferencën e Uindsorit, Motra Sheron Iubank, presidente e LDS Charities [Organizatës Bamirëse SHDM], theksoi nevojën jetike për gjithë refugjatët që të ripërtërijnë shpirtin e tyre me një lidhje të vazhdueshme me besimin e tyre.  “Unë kam folur më parë rreth punës shpesh të pa vënë re të rifurnizimit të komuniteteve me artikuj fetarë të rëndësishëm.  LDS Charities [Organizata Bamirëse SHDM] financohet nga një Kishë e krishterë, por ne mund ta kuptonim lehtësisht rëndësinë që kanë dhe ngushëllimin që vjen nga Kuranet e Shenjtë dhe shtresat për lutje në një xhami të përmbytur nga cunami në Azinë Juglindore.  Ose dëshirën e grave të moshuara jazidiase që nuk mund t’i zëvendësonin veshjet e tyre të bardha tradicionale, mbajtur pjesërisht si veshje fetare.  LDS Charities [Organizata Bamirëse SHDM] furnizoi makina qepëse dhe copa që robaqepësit/et jazidias/e të mund t’i qepnin veshjet në mënyrën e duhur.  Këta janë artikuj që mund të mos ishin lista më urgjente e artikujve materialë, por ata janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për shëndetin emocional dhe shpirtëror.”

Plaku Holland, Baronesha Nikolson dhe Motra Iubank morën pjesë gjithashtu në një diskutim në tryezë rrumbullake organizuar nga Grupi Parlamentar Gjithëpartiak për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, mbajtur në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.