Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, përfundoi një turne shërbestar në Europën Qendrore në datat 5–15 qershor 2025, duke frymëzuar mijëra njerëz dhe duke forcuar lidhjet me udhëheqës civilë dhe fetarë në disa vende të Ballkanit. Udhëtimi i tij gjithashtu përfshiu vizita në Gjermani dhe Zvicër.

Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, takohet me Znj. Silda Çepe, Zëvendësministre për Punët Europiane dhe të Jashtme të Qeverisë së Shqipërisë, në Tiranë, Shqipëri, më 9 qershor 2025. Plaku Gong u shoqërua nga Plaku Ruben V. Alliod, Presidenti i Zonës së Europës Qendrore të Kishës, dhe nga Presidenti i Misionit të Shqipërisë në Tiranë, Mihael P. Aurasi.


Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, takohet me Z. Zoran Dimitrovski, Zëvendësministër për Punët e Jashtme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në Shkup, më 10 qershor 2025. Plaku Gong u shoqërua nga Plaku Ruben V. Alliod, Presidenti i Zonës së Europës Qendrore të Kishës, dhe nga Presidenti i Misionit të Shqipërisë në Tiranë, Mihael P. Aurasi.


Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, takohet me Kryemyftiun e Kosovës, Sheikun Naim Tërnava, i cili mbikëqyr komunitetin islamik në atë shtet. Takimi u zhvillua në Prishtinë, Kosovë, më 11 qershor 2025. Plaku Gong u shoqërua nga Plaku Ruben V. Alliod, Presidenti i Zonës së Europës Qendrore të Kishës, dhe nga Presidenti i Misionit të Shqipërisë në Tiranë, Mihael P. Aurasi.


Plaku Gerit W. Gong u takua me disa anëtarë, përfshirë Të Rinjtë në Moshë Madhore, në Tempullin e Bernës në Zvicër, të enjten, më 12 qershor 2025.


Plaku Gerit W. Gong u takua me disa anëtarë, përfshirë Të Rinjtë në Moshë Madhore, në Tempullin e Bernës në Zvicër, të enjten, më 12 qershor 2025.


Plaku Gerit W. Gong flet në një Konferencë të Veçantë Kunji në Mynih të Gjermanisë, të dielën, më 15 qershor 2025.


Plaku Gerit W. Gong përshëndet vizitorët në një Konferencë të Veçantë Kunji në Mynih të Gjermanisë, të dielën, më 15 qershor 2025.


Mbi 3 000 vizitorë nga mbarë Frankfurti, Fridrihsdorfi, Haidelbergu dhe Kaiserslauterni u takuan për një Konferencë Shumëkunjëshe në Visbaden të Gjermanisë, të dielën, më 8 qershor 2025.


Plaku Gerit W. Gong përshëndet vizitorët në një Konferencë të Veçantë Shumëkunjëshe në Visbaden të Gjermanisë, të dielën, më 8 qershor 2025.

Gjermani: Mesazhe Përkatësie dhe Shprese
Plaku Gong e filloi vizitën e tij me një konferencë shumëkrahinore në Visbaden të Gjermanisë, me mbi 3 000 anëtarë dhe miq të Kishës. Ai dha mësim, duke përdorur shprehjet gjermane të përkatësisë dhe paqes, se ungjilli i rivendosur është një shtëpi për të gjithë dhe askush nuk duhet të ulet i vetëm, në kishë apo në jetë.
Artikulli i plotë për vizitën e tij në Visbaden mund të lexohet këtu.
Po i njëjti shpirt vazhdoi në një konferencë të veçantë kunji të mbajtur në Qendrën e Kongreseve të Shkencës në Mynih, më 15 qershor, me më shumë se 1 000 pjesëmarrës nga zonat e Mynihut dhe Salsburgut. Plaku Gong i ftoi të gjithë që të premtonin se do të ishin njerëzit më mikpritës, sikurse Samaritani i Mirë, i cili u sigurua që askush të mos lihej i vetëm. Plaku Gong u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Motra Suzan Gong, si edhe nga Plaku Xhek N. Xherard, i Presidencës së Zonës së Europës Qendrore, dhe bashkëshortja e tij, Klodeta. Udhëheqësit e tjerë të pranishëm ishin Plaku Iv Vaidman, një I Shtatëdhjetë Zonal; Presidenti dhe Motra Bejts, Udhëheqësit e Misionit Alpin Gjermanishtfolës; dhe Presidentët e Kunjeve për krahinat e ftuara, Presidenti Jendrik Hase nga Mynihu dhe Presidenti David Rot nga Salsburgu.
Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë: Forcimi i Miqësive dhe Shërbimi
Në Tiranë, Plaku Gong u takua me Znj. Silda Çepe, Zëvendësministre e Shqipërisë për Punët Europiane dhe të Jashtme, për të shprehur mirënjohje për lirinë fetare dhe për të diskutuar ndërtimin e komuniteteve të forta e të përgjegjshme. Më pas ai i nxiti anëtarët vendorë që t’i forcojnë familjet dhe të shpërndajnë dritën e Krishtit.
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Plaku Gong vizitoi një spital të madh ku dhurimet e Kishës kanë shpëtuar jetë dhe shpalli përkrahje të mëtejshme për zgjerimin e kapaciteteve për shërbimin e urgjencës. Ai gjithashtu u takua me Z. Zoran Dimitrovski, Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, duke vënë në pah bashkëpunimin e Kishës me institucionet vendore dhe theksimin nga ana e Kishës për rritjen e një rinie që u bindet ligjeve me përgjegjshmëri.
Në Kosovë, Plaku Gong pati diskutime kuptimplota me Sheikun Naim Tërnava, Kryemyftiun dhe udhëheqësin shpirtëror të komunitetit islamik të vendit, si edhe me Kryeministrin Z. Albin Kurti, për ndihmën ndaj rinisë që të përballet me sfidat bashkëkohore me besim, arsimim dhe identitet familjar.
Një takim shpirtëror vendor përfshiu një çast prekës kur Plaku Gong përshëndeti një të ri të verbër, të cilit ia mori duart butësisht dhe ia vuri në fytyrën e tij, duke e lejuar atë që të “shihte” nëpërmjet prekjes. Gjesti solli gëzim e nderim, duke kumbuar dhembshurinë e vëzhguar në shërbesën e Shpëtimtarit dhe la ngrohtësi e shpresë afatgjatë.
Një raport i plotë i vizitave të Plakut Gong në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mund të lexohet këtu.
Mesazhet e Shpresës dhe të Përgatitjes për Njerëzit nga Zvicra, Austria dhe Gjermania Jugore:
Në ndalesën e tyre në Zvicër, Plaku dhe Motra Gong u takuan me disa anëtarë, përfshirë Të Rinjtë në Moshë Madhore, për një takim të veçantë shpirtëror në Tempullin e Bernës në Zvicër.
Duke u kthyer në Gjermani, në konferencën e kunjit të Mynihut, Motra Gong tregoi për konceptin e Kintsugit, artit japonez të riparimit të artë, duke dhënë mësim se kur diçka e thyer riparohet me kujdes, ajo bëhet më e bukur dhe më e vyer: shenjat e plagëve tona të shëruara mund të na bëjnë më të bukur e më të fortë.
Plaku Xherard i kujtoi publikut se çfarë bekimi është të dëgjojmë zërin e Zotit nëpërmjet shërbëtorit të Tij të zgjedhur dhe foli për fuqinë e lutjes së sinqertë dhe rëndësinë e të dëgjuarit në heshtje për përgjigjet, ashtu sikurse bëri i riu Jozef Smith kur dëshmoi: “Kam mësuar vetë”.
Motra Xherard i ftoi të gjithë që të përgatiten shpirtërisht për tempullin e ri në Vienë të Austrisë, duke i nxitur të gjithë që të tërhiqen fizikisht e shpirtërisht më pranë Zotit.
Folës të tjerë, përfshirë Presidentin Jendrik Hase dhe Presidentin David Rot, dëshmuan se asnjë situatë nuk është aq e pashpresë sa të mos pendohemi dot dhe se nëpërmjet Krishtit, robërit çlirohen ndërkohë që e lejojmë Perëndinë të triumfojë në jetën tonë. Ata i nxitën dëgjuesit që të shqyrtonin nëse veprimet e tyre të përditshme çonin drejt lirisë apo robërisë shpirtërore.
Gjatë gjithë shërbesës së tij dhjetëditore, mesazhi i Plakut Gong ishte i qëndrueshëm: ungjilli i Jezu Krishtit ofron përkatësi, shpresë e strehim për të gjithë dhe secili prej nesh mund të ndihmojë për të siguruar që askush të mos ecë i vetëm përgjatë shtegut të jetës.