Presidenca e Parë Njofton Emërimet e Udhëheqjeve Zonale për Vitin 2024

Ndryshimet hyjnë në fuqi më 1 gusht

Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka njoftuar emërimet e udhëheqjeve zonale për vitin 2024–2025. Ndryshimet e treguara më poshtë prekin presidencat e zonave dhe Presidencën e Të Shtatëdhjetëve dhe do të hyjnë në fuqi më 1 gusht 2024.

Shkarkoni një dokument PDF për emërimet e udhëheqjeve zonale. (Vetëm në anglisht)

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve kryesojnë mbi të gjitha punët e Kishës. Anëtarët e presidencave të zonave janë Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë ose Të Shtatëdhjetë Zonalë. Presidencat e zonave përbëhen nga një president dhe dy këshilltarë të cilët veprojnë nga zyrat zonale në secilën zonë të caktuar.

Ka 23 zona në Kishën e Jezu Krishtit – gjashtë që shtrihen në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe 17 zona shtesë jashtë këtyre dy vendeve.

Duke filluar nga viti 1984 zonat u krijuan që të drejtonin punën në vendndodhje gjeografike të Kishës mbarëbotërore. Presidencat e zonave për SHBA‑në dhe Kanadanë punojnë nga zyrat qendrore të Kishës në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës. Zona e Lindjes së Mesme/Afrikës Veriore të Kishës gjithashtu administrohet nga zyrat qendrore.

“Të shtatëdhjetët duhet të veprojnë në emër të Zotit, nën drejtimin e të Dymbëdhjetëve … në ngritjen e kishës dhe rregullimin e gjithë punëve të saj në të gjitha kombet” (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:34).

Presidenca e Të Shtatëdhjetëve

Presidenca e Të Shtatëdhjetëve për vitin 2024–2025, nga e majta në të djathtë: Plaku Karl B. Kuk, Plaku Zhozé A. Teisheira, Plaku S. Mark Palmer, Plaku Markus B. Nash, Plaku Majkëll T. Ringud, Plaku Arnulfo Valensuela dhe Plaku Eduard Dube.

Presidencat e Zonave

EUROPA QENDRORE

Presidenca e Zonës së Europës Qendrore për vitin 2024–2025, nga e majta në të djathtë: Plaku Xhek N. Xherard, Këshilltar i Parë; Plaku Ruben V. Alliod, President; dhe Plaku Xhejms W. Mek‑Konki III, Këshilltar i Dytë.

EUROPA VERIORE

Presidenca e Zonës së Europës Veriore për vitin 2024–2025, nga e majta në të djathtë: Plaku Markos A. Aidukaitis, Këshilltar i Parë; Plaku Skot D. Uaiting, President; dhe Plaku Alan T. Filips, Këshilltar i Dytë.

Në këtë kohë Ukraina dhe Moldavia po mbikëqyren nga Plaku Kirilo Pokilko, një I Shtatëdhjetë Zonal, në rolin e tij si ndihmës për Presidencën e Zonës së Europës Veriore.

EUROAZIA

Presidenca e Zonës së Euroazisë për vitin 2024–2025, nga e majta në të djathtë: Plaku Nikolai Ustjuzhaninov, Këshilltar i Parë; Plaku Aleksej V. Samaikin, President; dhe Plaku Aleksandër A. Drakiov, Këshilltar i Dytë. Të gjithë janë Të Shtatëdhjetë Zonalë.