Për të na Sjellë tek Ai

To Bring us to Him

Shkarko PDF‑në

Plani | Karta

Objektivi

“Unë do të doja që ju të vini te Krishti … dhe të merrni pjesë në shpëtimin e tij dhe në fuqinë e shlyerjes së tij.”

Omni 1:26
Përparësitë

Përparësitë

  • Ndiqni Profetin
  • Ftoni një Mik në Mbledhjen e Sakramentit
  • Çojeni Emrin e një Paraardhësi në Tempull

Synimet

  • Të rishikojmë bisedat nga konferenca e përgjithshme.

  • Të zotohemi për të vepruar siç na mëson Profeti dhe të vlerësojmë përpjekjet tona çdo Shabat.

  • Me lutje të kërkojmë mundësi për të dhënë shërbesë.

  • T’i ftojmë miqtë në shtëpitë tona, në mbledhjen e sakramentit dhe mbledhje të tjera për të mësuar për Krishtin.

  • T’u shpërndajmë miqve mesazhe të Kishës në internet.

  • Ta përqendrojmë këshillin e lagjes te mënyra se si t’i ndihmojmë që të përparojnë miqtë tanë të rinj.

  • Ta forcojmë besimin tonë te Jezu Krishti duke e respektuar me kujdes ditën e Shabatit dhe t’i japim drejtim jetës sonë që të jemi të denjë për një rekomandim tempulli.

  • Të përdorim programin FamilySearch për t’i identifikuar paraardhësit që kanë nevojë për ordinancat e tempullit.

  • T’i çojmë emrat e familjarëve në Shtëpinë e Zotit dhe t’i ndihmojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Family

Treguesit e Përparimit

Udhëheqësit e lagjeve dhe të kunjeve do të jenë në gjendje ta matin përparimin duke vëzhguar këta tregues kyç nga Raporti Tremujor:

  • Intervistat për Dhënien e Shërbesës

  • Anëtarë që kanë marrë dhurimin [indaumentin], me një rekomandim tempulli të tanishëm

  • Pjesëmarrja në mbledhjen e sakramentit

  • Anëtarë që kanë paraqitur emra të paraardhësve për ordinancat e tempullit

Zbatimi

Veprimet e veçanta që duhet të ndërmarrin anëtarët për t’i ndihmuar individët dhe familjet që të marrin pjesë në punën e shpëtimit, janë një pjesë e rëndësishme e planit të zonës.

Udhëheqësit: Anëtarët e këshillave bashkërendues, të kunjeve dhe të lagjeve duhet të hartojnë me lutje hapa konkretë që do të ndërmarrin për të përmbushur vizionin, përparësitë dhe synimet e zonës. Udhëheqësit nxiten që me lutje të marrin parasysh emra specifikë të individëve ku ta përqendrojnë vëmendjen.

Individët dhe Familjet: Individët dhe familjet nxiten t’i vendosin synimet specifike, të matshme në një kartë të vogël xhepi, që t’i ndihmojë ata për t’i përqendruar përpjekjet e tyre te tre përparësitë e planit të zonës në jetën e tyre vetjake.

Përgjegjësia dhe Ndjekja e Ecurisë: Të Shtatëdhjetët Zonalë i nxitin presidentët e kunjeve të krijojnë mënyra domethënëse për ta zbatuar planin e zonës dhe e ndjekin vazhdimisht ecurinë me ta për përparimin e tyre. Presidentët e kunjeve nga ana tjetër i nxitin peshkopët që të punojnë me udhëheqësit e priftërisë dhe të organizatave ndihmëse për të zhvilluar mënyra që ta zbatojnë planin e zonës dhe gjithashtu e ndjekin ecurinë dhe i nxitin ata.