Kryeministri i Kosovës mirëpret udhëheqës të Shenjtorëve të ditëve të mëvonshme për të diskutuar mbi tolerancën dhe mirëkuptimin

Kryeministri i Kosovës Foto e përdorur me leje të zyrës së kryeministrit

Kosova është një shembull se si njerëz nga kultura dhe vlera të ndryshme mund të bashkohen, shprehu në Facebook më 25 dhjetor 2019 Kryeministri Ramush Haradinaj. Ky mendim përmblodhi përshtypjet e tij pas takimit me Plakun Geri B. Sebin, President i Zonës së Europës nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, në zyrën e tij dhe kur morën pjesë së bashku në një koncert për Krishtlindjen.

Hal G. Andersoni, President i Misionit të Adriatikut Jugor dhe Erion Teli, President i Degës së Prishtinës, shoqëruan Plakun Sebin në Zyrën e Kryeministrit. Grupi shkëmbeu urime për festat dhe diskutoi mbi rëndësinë e tolerancës dhe të mirëkuptimit. Delegacioni i Kishës dha gjithashtu hollësi rreth ndihmës humanitare nga Kisha për vendet e Ballkanit.

Kryeministri Haradinaj, bashkëshortja e tij Anita, dhe fëmijët e tij u bashkuan me Plakun Sebin, Presidentin Anderson dhe Presidentin Teli në një koncert për Krishtlindjen pas diskutimit që patën. Koncerti që u mbaj në Prishtinë dhe që u financua nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kishte të ftuar kryesor grupin Xheni Ouks Bejkër & Katërshja e Familjes.