Familja pioniere në Kosovë përqafon ungjillin e Jezu Krishtit  

Erjon dhe Arbëresha Teli me vajzën Elea dhe djalin Rroj.
Erjon dhe Arbëresha Teli me vajzën Elea dhe djalin Rroj.

Çdo të diel, Arbëreshë Teli shkon në kishë me familjen e saj në degën e tyre në Prishtinë, Kosovë, kryeqyteti i vendit ballkanik në Evropën Qendrore. Ajo shikon burri e saj të drejtoj mbledhjen e Sakramentit dhe vajzën e tyre 15-vjeçare të drejtoj kongregacionin e vogël në këndimin e himneve.

Bashkëshorti i saj, Erjoni, ka nëntë vjet që shërben si president i degës. Ai rrezaton nga gëzimi ndërsa familja e tij bashkohet me të për të adhuruar dhe për të marrë Sakramentin çdo të diel me rreth 25 të tjerë që shkojnë besnikërisht në degën e tyre.

Erjoni dhe Arbëresha janë pionierë të kishës në këtë vend, i cili është rreth 95 përqind të besimit islam. Kisha është e re këtu, por po rritet ndërsa misionarët i ftojnë të tjerët të “Vijnë te Krishti”. Presidenti dhe Motra Teli janë krenarë për fëmijët e tyre që po rriten si brezi i dytë në kishën e Kosovës.

Erjoni dëgjoi për herë të parë për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kur ishte adoleshent dhe në atë kohë jetonte në Shqipëri. Familja e tij ishte myslimane dhe ai u rrit në Durrës jo shumë larg kryeqytetit, Tirana.

“Në vitet 1990 pas rënies së komunizmit, ne nuk kishim asnjë ide për Zotin apo fenë,” tha ai. “Feja jonë ka qenë diktatori ynë, Partia Komuniste. Gjithçka po ndryshonte. Fillova të shkoja si te kisha ortodokse dhe ajo katolike. Nuk u ndjeva mirë në asnjërën prej tyre – nuk ndjeja ngrohtësi atje.”

Në vitin 1993, një kushërira e tij takoi misionarët në Tiranë dhe iu bashkua kishës menjëherë, pikërisht pasi misionarët e parë mbërritën në vend. Më pas dy nga miqtë e tij më të ngushtë u pagëzuan në Shqipëri. Gjithashtu ata e ftuan që të shkonte në kishë me ta, u njoh me parimet e ungjillit dhe shpejt fitoi dëshminë e tij dhe vendosi të bashkohej me kishën. Ai u pagëzua në tetor 1995 në moshën 18-vjeçare kur nuk kishte nevojë që prindërit e tij të jepnin leje, sepse babai i tij ishte kundër që ai të bëhej i krishterë.

Më vonë, ai shkoi në Itali për të studiuar juridikun dhe filloi të shoqërohej me miq që nuk kishin të njëjtat standarde si miqtë e tij në kishë. “Fillova të pija duhan, të pija alkool dhe të mos ndiqja Fjalën e Urtësisë”, kujton ai. “Por ama unë kisha ende një kopje Librit të Mormonit në italisht të cilin e mbaja me vete. Ishte shumë e veçantë për mua, pothuajse si magji. Ndonjëherë flija me të nën jastëk, duke shpresuar se të nesërmen në mëngjes do të zgjohesha i lumtur – si me magji!”

Në vitin 1999, ai u largua nga Italia ku ishte duke menaxhuar një kamp refugjatësh dhe erdhi në Kosovë për të ndihmuar refugjatët që me zor po prisnin për t'u kthyer në vendin e tyre. Lufta kundër forcave të Jugosllavisë, të cilat përbëheshin nga shtetet si Serbia dhe Mali i Zi, sapo kishte përfunduar. Pikërisht në Prishtinë ai u takua me gruan e tij të ardhshme, Arbëreshën, një gazetare e njohur që kishte emisionin e saj në Televizionin Publik të Kosovës.

Arbëresha, gjithashtu një artiste e zonja, studionte mjekësi kur u njoh me Erjonin. Shumë shpejt ai filloi karrierën e tij politike, duke qene i angazhuar në marrëdhëniet me publikun. Ai vazhdon të jetë zëdhënës i Familjes Mbretërore në Shqipëri. Gjithashtu, ai filloi kompaninë e tij të shitjes së granitit dhe mermerit.

Kur ata filluan të dilnin, Arbëresha e kishte pyetur për fenë e tij. Ai i tha asaj se ishte një anëtar i kishës, por jo një shembull i mirë për tu marrë. Ata u martuan në vitin 2006. Tre vite më vonë lindi vajza e tyre Elea. Si e porsalindur, ajo u përball me anemi akute dhe duhej shtruar në spital.

“Isha shumë i shqetësuar për shëndetin e vajzës sime,” tha ai. “E vetmja gjë që më erdhi në mendje ishte se duhej t'i lutesha Zotit. Unë u luta dhe i kërkova Zotit të shëronte vajzën time, duke premtuar se do të bëja gjithçka që Ai donte që unë të bëja. Elea u shërua, u kthye në shtëpi nga spitali dhe unë menjëherë lashë duhanin. Unë kisha ndaluar së piri alkool shumë vite më parë.”

Në shtator 2010, Presidenti Rasëll M. Nelson, atëherë anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, udhëtoi për në Prishtinë dhe e përkushtoi Kosovën për predikimin e ungjillit. Shumë shpejt, kisha dërgoi misionarët e parë në Prishtinë.

Disa muaj më vonë, në korrik 2011, Erjoni po ngiste makinën me vajzën e tij në sediljen e pasme, kur pa dy misionarë në rrugë në Prishtinë.

“Isha shumë i befasuar sepse nuk kisha parë kurrë më parë misionarë në Kosovë,” tha ai. “Ndalova menjëherë makinën, i takova dhe mora vesh se ku ishte ndërtesa e kishës. Të dielën, vesha kostumin tim më të mirë, këmishën e bardhë dhe kravatën dhe erdha në kishë. Ishte e bukur, si magji, si të kthehesha në shtëpi. … I premtova Perëndisë dhe vetes atë të diel se do të kthehesha në kishë dhe nuk do të humbisja më kurrë asnjë të diel. Dhe që nga ajo ditë në 2011 nuk kam munguar asnjëherë të dielën. Misionarët e parë kishin arritur në Kosovë vetëm tre ditë para se t'i takoja. Zoti më tregoi se sa shumë më donte dhe më ktheu në kishë, në shtëpi tek Ai.”

Shpejt ai e prezantoi Arbëreshën me misionarët dhe e pagëzoi më 25 shkurt 2012. Vitin tjetër lindi djali i tyre, Rroj.

Si Erjoni ashtu edhe Arbëresha patën të vështirë që familjet e tyre ta pranonin konvertimin e tyre në krishterim. Traditat e forta myslimane si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e bëjnë të vështirë punën për misionarët dhe për ata që kthehen në besim. Shumë kanë frikë t'u thonë familjeve të tyre se janë bashkuar me kishën.

“Familjet tona ndiheshin të turpëruar që ishim bërë të krishterë”, tha Erjoni. 'Babai me zor më fliste për disa muaj.' Tani prindërit nuk e kundërshtojnë më dhe duan të jenë pranë nipit dhe mbesës dhe vijnë ti vizitojnë shpesh në Prishtinë.

Erjoni dhe Arbëresha donin të vuloseshin në tempull, por për shkak se ajo ishte nga Kosova nuk mundi të merrte vizë për t'u larguar nga vendi deri në tetor 2016. Erjoni dhe fëmijët nuk e kishin nevojë për të marrë vizë sepse ishin nga Shqipëria. Ata vendosën për t'u vulosur në Tempullin e Bernës në Zvicër. Ai udhëtoi vetë me fëmijët, ndërsa Arbëresha u pajis me një vizë për të shkuar në Hungari kështu fillimisht udhëtoi drejt Budapestit, më pas fluturiu me avion për në Zyrih e më pas me tren për në Bernë për t'i takuar në tempull. Erjoni kishte mbërritur në territorin e tempullit shumë orë përpara saj.

'Ne arritëm në territorin e tempullit, por nuk dinim nga të shkonim, që të paktën të mund të ndërronim rrobat, të vendoseshim dhe të prisnim Arbëreshën,' tha Erjoni. 'Ne u endëm përreth dhe nuk mund të gjenim se ku të shkonim.'

Atij i kujtohet Elea, e cila ishte vetëm 7 vjeçe, iu drejtua atij dhe i tha: 'Babi, le të ulemi dhe të lutemi Perëndisë për ndihmë.' Ata thanë një lutje të shkurtër, pastaj filluan të ecnin përsëri. Shpejt do të gjenin një derë të hapur në një ndërtesë prapa tempullit. Ata u përshëndetën nga një burrë i cili tha: “Ti je Vëllai Teli? Ne jemi duke ju pritur.”

Erjoni dhe fëmijët e tij prisnin dhe prisnin të vinte Arbëresha. Ajo më në fund mbërriti rreth orës 1:00 të mëngjesit, shumë kohë pas kohës së gjumit kur fëmijët duhet të flinin.

“Më kujtohet se fëmijët ishin aq të emocionuar kur më panë, sa donin të ngriheshin dhe të më tregonin përreth dhe që të mund të shihnim tempullin së bashku”, tha ajo. “Ne shkuam në tempull çdo ditë atë javë në Zvicër dhe shpesh këndonim ‘Shpirti I Per’ndis’ së bashku si familje. Është akoma një nga himnet tona më të preferuara për ta kënduar si familje.”

Dita që u vulosën u bë edhe më e veçantë kur misionari që e ndihmoi Erjonin në rininë e tij për t'u kthyer në besim shumë vite më parë, Jozsef Szamosfalvi, u bashkua me ta në tempull. Me origjinë nga Hungaria, ai fluturoi me avion nga shtëpia e tij e re në Virxhinia në Shtetet e Bashkuara për të qenë me ta në ditën e vulosjes së tyre si një familje e përjetshme.

“Ishte një ditë kaq e bukur, veçanërisht kur Elea dhe Rroj erdhën të veshur me të bardha, ndërsa ne gjunjëzoheshim në altar në tempull,” tha Erjoni. “Ne u bëmë një familje e përjetshme dhe ky është një bekim i mrekullueshëm.” 

Motra Teli tha se është mirënjohëse që është anëtare e kishës, veçanërisht sepse kjo gjë i ka mundur që ata të rrisin fëmijët e tyre në ungjill. Elea po planifikon të shërbejë dhe të bëhet misionare dhe një ditë të shkojë për të studjuar  në Brigham Young University. Rroj është 11 vjeç dhe po përgatitet të marrë priftërinë.

'Ne jemi kaq të bekuar që jemi anëtarë të kësaj kishe,' tha ajo.  “Ne kemi mundësinë t'i rrisim fëmijët tanë në kishë.  Ata kanë mundësinë të shkojnë në Fillore, të mësonin rreth Jezusit, të mësojnë këngë për Krishtin dhe gjithçka tjetër. Ata janë bërë fëmijë të mbarë dhe kjo është për shkak të ungjillit në jetën tonë.”

Plaku Russell M. Nelson me gruan e tij Wendy dhe të tjerë në Parkun e Gërmisë në Prishtinë kur ai përkushtoi vendin e Kosovës për predikimin e ungjillit më 8 shtator 2010.
Plaku Russell M. Nelson me gruan e tij Wendy dhe të tjerë në Parkun e Gërmisë në Prishtinë kur ai përkushtoi vendin e Kosovës për predikimin e ungjillit më 8 shtator 2010.

Në lutjen përkushtuese në vitin 2010, Presidenti Nelson bekoi popullin e Kosovës se do të “punonte në unitet për të krijuar një të ardhme në besim”.

'Në këtë vend ka shumë njerëz me gjakun e Izraelit,' u lut ai. “Bekoji ata që të gjenden, të shpëtohen dhe të mblidhen në vathën Tënde. Bekoji ata që të gëzojnë frytet e ungjillit të Jezu Krishtit. Bekoji ata me çdo gjë të nevojshme që mbretëria Jote të përparojë këtu.”

Lutja e Presidentit Nelson po bëhet fjalë për fjalë përmes përpjekjeve të familjes Teli dhe besnikërisë së pionierëve të tjerë të kishës në Kosovë.

Presidenti Teli ka shpresa të mëdha për Kosovën. Ai e di se dega do të vazhdojë të rritet ndërsa më shumë njerëz do ta pranojnë ungjillin e Jezu Krishtit.

“Ëndrra ime është që Prishtina të bëhet distrikt, pastaj kunj dhe një ditë të ketë një tempull këtu”, tha ai. “Unë e dua këtë qytet dhe kishën dhe dua të shoh më të mirën për ne.”