Esetë mbi Temat e Ungjillit.

Girl Reading

Në fillim të viteve 1830, kur Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kishte më pak se tre vjet që ishte krijuar, Zoti i ftoi anëtarët e Kishës të kërkonin urtësi me anë të studimit dhe me anë të besimit:

“Dhe ngaqë jo të gjithë kanë besim, kërkoni me zell dhe i mësoni njëri-tjetrit fjalë urtësie; po, kërkoni nga librat më të mirë fjalët e urtësisë; kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (DeB 88:118).

Kjo është më shumë sesa thjesht një këshillë për të mësuar rreth ungjillit. Është një ftesë nga Zoti për ta dalluar që jo të gjitha burimet e njohurisë janë njësoj të besueshme. Të kërkojmë “nga librat më të mirë” nuk do të thotë të kërkojmë vetëm një pjesë të opinioneve, por kërkon prej nesh të bëjmë dallimin midis burimeve të besueshme dhe burimeve jo të besueshme.

Duke e dalluar që sot kaq shumë informacion mbi Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mund të merret nga burime të diskutueshme dhe shpesh të pasakta, drejtuesit e Kishës filluan të botonin në vitin 2013, ese të drejtpërdrejta dhe gjithëpërfshirëse mbi një numër temash. Qëllimi i këtyre eseve, të cilat janë miratuar prej Presidencës së Parë dhe Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka qenë për të mbledhur informacion të saktë nga shumë burime e botime të ndryshme dhe për ta vendosur atë në seksionin Gospel Topics [Temat e Ungjillit] në LDS.org, ku materiali mund të arrihet dhe të studiohet më me lehtësi nga anëtarët e Kishës dhe grupe të tjera të interesuara.

Kisha i vë një theks të madh njohurisë dhe rëndësisë së të qenit i informuar mirë rreth historisë, doktrinës dhe praktikave të Kishës Kërkimet e vazhdueshme historike, rishikimet e programit mësimor të Kishës dhe përdorimi i teknologjisë së re që lejon një studim më sistematik dhe tërësor të shkrimeve të shenjta, janë kryer të gjitha nga Kisha për atë qëllim. Ne sërish i nxitim anëtarët t’i studiojnë esetë e Temave të Ungjillit cituar në hallkat lidhëse më poshtë, ndërsa ata “kërkojnë të mësojnë, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit”