Emri i Kishës

Book-of-mormon-christ-america

Presidenti Rasëll M. Nelson, i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ka bërë deklaratën e mëposhtme lidhur me emrin e Kishës:

“Zoti ka ngulitur në mendjen time rëndësinë e emrit që Ai ka zbuluar për Kishën e Tij, madje Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Kemi punë përpara vetes, për ta sjellë vetveten në harmoni me vullnetin e Tij. Gjatë javëve të fundit, udhëheqës dhe sektorë të ndryshëm të Kishës kanë nisur hapat e nevojshëm për ta bërë këtë. Në muajt pasues do të vihet në dispozicion informacion i mëtejshëm lidhur me këtë çështje të rëndësishme.”

Shihni udhëzuesin e përditësuar për stilin të redaksisë së lajmeve, i cili ofron drejtim mbi mënyrën se si t’i referohemi siç duhet Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Në muajt në vijim, faqet e internetit dhe materiale të Kishës do të përditësohen për ta pasqyruar këtë udhëzim nga Presidenti Nelson.

Udhëzuesi për Perdorimin e Emrit të Kishës

Emri zyrtar i Kishës është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Emri i plotë iu dha Jozef Smithit me anë të zbulesës nga Perëndia në vitin 1838.

  • Në referimin e parë, parapëlqehet emri i plotë i Kishës: “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”.

  • Kur nevojitet një referim i shkurtuar, inkurajohet të përdoren termat “Kisha” ose “Kisha e Jezu Krishtit”. Edhe “Kisha e rivendosur e Jezu Krishtit” është e saktë dhe inkurajohet të përdoret.

  • Ndërkohë që termi “Kisha Mormone” është vënë në zbatim botërisht për Kishën si një nofkë, ai nuk është një titull i autorizuar dhe Kisha nuk e inkurajon përdorimin e tij. Ndaj, ju lutemi, shmangeni përdorimin e shkurtimit “SHDM” ose të nofkës “Mormon” si zëvendësues të emrit të Kishës, të tilla si në “Kishën Mormone”, “Kishën SHDM” ose “Kishën e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”.

  • Kur iu referoheni anëtarëve të Kishës, parapëlqehen termat “anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” ose “Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme”. Kërkojmë që të mos përdoret termi “Mormonët”.

  • Termi “Mormon” përdoret në mënyrën e saktë për emrat e përveçëm të tillë si Libri i Mormonit ose kur përdoret si një mbiemër në shprehje të tilla historike si “Shtegu i Mormonëve”.

  • Termi “Mormonizëm” nuk është i saktë dhe nuk duhet të përdoret. Kur përshkruani ndërthurjen e pashoqe të doktrinës, kulturës dhe mënyrës së jetës në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, termi “ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit” është i saktë dhe parapëlqehet.

Kur iu referoheni njerëzve ose organizatave që ushtrojnë poligaminë, duhet të deklarohet se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nuk është e lidhur me grupe poligame.