Çmimi “Vlerat Familjare” 2019

Vlerat familjare 2019
Kornize

Për kontributin e shquar dhe përpjekjet e palodhshme në shërbim të familjeve shqiptare, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i prezanton Fondacionit Down Syndrome Albania, çmimin “Vlerat Familjare” për vitin 2019.

Fondacioni Down Syndrome Albania ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në shoqërinë shqiptare duke krijuar një rritje të ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe rritjen e gjithpërfshirjes së fëmijëve me syndrome down në shoqëri. Në veçanti, ne vlerësojmë kontributin e këtij fondacioni dhe të stafit të tij në mbajtjen e nje konferencë shkencore mbi “Aspektet Shëndetësore të Individëve me SD”, botimi për të parën herë në shqip i 'Udhëzuesi i Shëndetit për individët me SD', trajnimi i edukatoreve dhe kujdestareve, staf të çerdheve dhe të kopshteve të Tiranës, mbi aspektet e zhvillimit dhe përkujdesit për fëmijët me SD etj.

Prezantim cmimi
Nje grua dhe nje femije

Për të nderuar këto veprimtari dhe qëllime, që reflektojnë vlerat më të mira të cilat një shoqëri mund të evidentoj, Kunji i Tiranës Shqipëri i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme organizoi një ceremoni vlerësimi ditën e shtunë, në datën 8 Shkurt 2020 me të ftuar të veçantë dhe anëtarë të publikut të përgjthshëm. Evenimenti u zhvillua në kuadrin e hapjes së ekspozitës artistike “Kopështi” te artistes Aubrie Mema, dhe u pasua nga ceremonia e dhënies së çmimit si edhe një fjalim të shkurtër nga fituesi i çmimit “Vlerat Familjare” në Shqipëri për vitin 2019.

Anëtarë të shumtë te kishës, miq të tyre si edhe përfaqësues të artit dhe medias ishin të pranishëm në këtë event. Gjatë eventit të pranishmit dëgjuan nga Presidenti i Kunjit Tiranë Shqipëri Medlir Mema, i cili foli mbi rëndësinë e familjes veçanërisht mbi dashurinë për fëmijët që Perëndia ka.

Nje burre duke folur
Flautiste

Më pas flautistja e njohur Anxhela Kapja, fituese e çmimit të dytë në Konkursin Muzikor Ndërkombëtar “Vienna” si edhe fituese e shumë çmimeve të tjera, performoi për të pranishmit një pjesë muzikore në flaut.

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera fituesit e çmimit, përveç çmimit ju dhurua dhe një kontribut financiar.  Aritstja Aubrie Mema vendosi në dispoizicion për shitje printime të pikturave të saj për pjesëmarrësit e eventit. Një pjesë e fitimit ju dhurua Fonacionit Down Syndrome Albania. Jo vetëm kaq, Fondacioni Besim në çdo hap, për çdo shitje që u bë, dhuroi vlerën ekuivalente Fondacionit Down Syndrome Albania.

Kisha e Jezu Krishtit ia dhuron çmimin “Vlerat Familjare” atyre individëve ose organizatave në arenën publike, puna dhe influenca e të cilëve ka nje impakt të ndjeshëm dhe pozitiv mbi rolin dhe mirëqënien e familjes në shoqëri. Fitues të mëparshëm të këtij vlerësimi në Shqipëri, përfshijnë Znj. Bardhylka Kospiri, Zëvendës Ministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Liljana Luani, mësuese pranë shkollës Pashko Vasa në Shkodër, si edhe Fondacioni Fundjava Ndryshe.

Grup Njerezish
Grup njerezish