Zoti Udhëheq në Udhëtimin e Lehit
2 Nefi 33 | Shkrimet e shenjta përmbajnë fjalët e Krishtit dhe na mësojnë të bëjmë mirë. Nëse vërtet besojmë në Krisht, ne do t’i besojmë fjalët e shkrimeve të shenjta.
Jakobi 2–3 | Jakobi paralajmëron popullin mbi kryelartësinë, iu thotë të kërkojnë mbretërinë e Perëndisë. I thërret në pendim burrat që ua kanë thyer zemrat grave e fëmijëve nga mosbesnikëria.
Jakobi 7 | Sheremi predikon kundër doktrinës së Krishtit dhe kërkon një shenjë. Ai goditet nga fuqia e Perëndisë dhe vdes pasi ia rrëfen mëkatet e tij njerëzve.
Enosi 1 | Enosi i lutet me fuqi Perëndisë dhe i falen mëkatet. Ai lutet edhe për vëllezërit e tij, nefitët, më pas për lamanitët. Më në fund ai i kërkon Zotit që t’i ruajë analet e popullit të tij.
Mbreti Beniamin e mbledh popullin e tij në tempullin e Zarahemlës. Ata mësojnë se kur i shërbejnë njëri-tjetrit, ata i shërbejnë Perëndisë. Mbreti Beniamin e bën birin e tij, Mosian, mbretin e ri.
Profeti Abinadi e qorton mbretin Noe dhe priftërinjtë e tij për ligësinë e tyre. Abinadi jep mësim Dhjetë Urdhërimet dhe profetizon se Zoti do të vijë në tokë për të shëlbuar popullin e Tij.
Alma i Riu dhe bijtë e Mosias persekutojnë njerëzit e Perëndisë dhe përpiqen të shkatërrojnë Kishën. Por ata pendohen pasi i shfaqet një engjëll i Perëndisë dhe u thotë të ndalojnë.
Alma i Riu i kërkon Nefihës të jetë kryegjykatës kështu që Alma të mund t’u mësojë njerëzve të heqin dorë nga krenaria. Alma u mëson njerëzve të kenë besim në Jezu Krisht, të pendohen e të pagëzohen.
Alma i Riu dhe Amuleku predikojnë në Amoniha dhe futen në burg. Perëndia bën që muret e burgut të bien në tokë dhe ata të shpëtojnë.
Amoni dhe bijtë e Mosias shkojnë t’u mësojnë lamanitëve fjalën e Perëndisë. Amoni bëhet shërbëtor i mbretit Lamoni dhe i jep mësim ungjillin e Jezu Krishtit.
Zoramitët i shohin me përçmim të varfrit dhe nuk do t’i lejojnë ata në sinagogën e tyre. Alma dhe Amuleku u mësojnë të varfërve përulësi dhe besim në Jezu Krisht.
Moroni përfundon shkrimin rreth shkatërrimit të nefitëve dhe gropos analin e shenjtë që të mund të përmbushen qëllimet e Zotit. Çdokush mund ta dijë të vërtetën për librin nëpërmjet Frymës së Shenjtë.