Turora, Rumani

Vullnetarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme punojnë me organizatën Habitat for Humanity [Vendbanim për Njerëzimin] për të ndërtuar shtëpi në Rumani

Grupi i vullnetarëve që u përfshinë, erdhi nga e gjithë Rumania dhe madje nga Europa, duke lënë mënjanë punën ose shkollën për të marrë pjesë në ndërtimin e shtëpive.

Të rinj e të reja anëtarë në moshë madhore dhe misionarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u mblodhën në Tutora pranë qytetit të Iashit në Rumani me një ekip të organizatës Habitat for Humanity [Vendbanim për Njerëzimin] që të ndihmonin në ndërtimin e shtëpive për familjet nevojtare në fund të shtatorit 2023. Gjatë një periudhe dyditore, këta vullnetarë, si edhe familjet që po merrnin shtëpitë, ndërtuan çati prej dërrase, bënë muret me stuko, i lyen, vunë mure ndarës dhe shumë gjëra të tjera.

Vullnetarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme mblidhen në një shtëpi në ndërtim e sipër që të fillojnë të japin ndihmë për ndërtimin, së bashku me organizatën Habitat for Humanity në Rumani, më 28 shtator 2023.

Habitat for Humanity është një organizatë jofitimprurëse që është krijuar për ndërtimin dhe meremetimin e shtëpive për njerëzit që janë në varfëri. Organizata bamirëse ka ndërtuar shtëpi dhe ka punuar në më shumë se 70 shtete, duke u dhënë njerëzve anembanë botës një mundësi që të kenë strehim në vetë shtëpitë e tyre.

“Mund të gjeni shumë statistika lidhur me varfërinë në Rumani”, – tha Adrian Magda, bashkërenduesi për projektin. “Mund të gjeni dy ose tre breza që jetojnë në të njëjtën shtëpi ose apartament. Gati një e treta e rumunëve jetojnë në këtë mënyrë. Pothuajse gjysma e vatrave familjare, veçanërisht ato në zonat rurale, ende nuk kanë një tualet brenda shtëpisë.”

Vullnetarët ndihmojnë për instalimin e mureve ndarës në një nga shtëpitë bashkë me organizatën Habitat for Humanity në Rumani, më 28 shtator 2023.
Vullnetarët ndihmojnë për instalimin e mureve ndarës në një nga shtëpitë bashkë me organizatën Habitat for Humanity në Rumani, më 28 shtator 2023.

“Për shumicën uji ende vjen nga puset. Diçka që nuk është bashkëkohore sikurse supozohet të jetë”, – shtoi Adriani.

Shtëpitë që po ndërtohen, janë projektuar që të sigurojnë hapësirë të mjaftueshme jetese sa t’u përshtaten rehatshëm familjeve që do të futen në to, së bashku me pasjen e sistemit hidraulik të përshtatshëm, ujit të rrjedhshëm dhe energjisë elektrike për ndriçimin e duhur dhe pajisjet elektrike, gjëra të dëshirueshme që këto familje nuk i patën më parë.

Vullnetarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme mblidhen në fund të ditës së parë të ndërtimit të shtëpive, ndërkohë që punojnë me organizatën Habitat for Humanity në Rumani, më 28 shtator 2023
Vullnetarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme mblidhen në fund të ditës së parë të ndërtimit të shtëpive, ndërkohë që punojnë me organizatën Habitat for Humanity në Rumani, më 28 shtator 2023

Grupi i vullnetarëve që u përfshinë, erdhi nga e gjithë Rumania dhe madje nga Europa, duke lënë mënjanë punën ose shkollën për të marrë pjesë në ndërtimin e shtëpive. Për ta bërë të mundur këtë gjë, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme jo vetëm që siguroi vullnetarët, por e financoi projektin që të ndihmohej për furnizimin me materiale ndërtimi. Përkrah vullnetarëve, familjet që do të merrnin shtëpitë që po ndërtoheshin, gjithashtu ndihmuan për ndërtimin.

Vullnetarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme ndihmojnë në montimin dhe gozhdimin e dërrasave të çative që të përdoren për ndërtimin e shtëpive të ardhshme, ndërkohë që punojnë me organizatën Habitat for Humanity në Rumani, më 29 shtator 2023.

Në mbarim të ditës së dytë, pasi u përfundua njëra nga këto godina me dy hyrje, të gjithë u mblodhën. Familjeve që do të merrnin shtëpitë, iu paraqitën çelësat, duke u treguar atyre se tani ishin pronarët e shtëpive. Mes tyre ishte Daniela që tha: “Jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj, për ndërtimin e kësaj godine që për ne është shtëpi”.

Vullnetarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme ndihmojnë në montimin dhe gozhdimin e dërrasave të çative që të përdoren për ndërtimin e shtëpive të ardhshme, ndërkohë që punojnë me organizatën Habitat for Humanity në Rumani, më 29 shtator 2023.
Vullnetarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme ndihmojnë në montimin dhe gozhdimin e dërrasave të çative që të përdoren për ndërtimin e shtëpive të ardhshme, ndërkohë që punojnë me organizatën Habitat for Humanity në Rumani, më 29 shtator 2023.

Roberto Patrashkoiu, drejtori për organizatën Habitat for Humanity në Rumani, tha: “Thjesht dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për Latter-day Saint Charities [Shoqatën Bamirëse të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme]”. Ai shtoi: “Ndihma juaj shtrihet përtej thjesht ndërtimit të katër mureve dhe të një çatie. Kjo është një vatër e re për dy familje.”