Veçoritë e Reja të Programeve Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Mjetet e Anëtarit i Ndihmojnë Anëtarët që të Studiojnë dhe Shërbejnë më Efektshëm

image
Nxjerrjet më të fundit të programeve kompjuterike Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe Mjetet e Anëtarit nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kanë veçori të reja të dobishme për studimin e ungjillit dhe shërbimin ndaj të tjerëve.

Veçoritë e reja në programet kompjuterike Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe Mjetet e Anëtarit nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po i ndihmojnë anëtarët për të studiuar ungjillin dhe për të shërbyer në thirrjet në Kishë në mënyrë më të efektshme.

Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]

Veçoritë e reja në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] i ndihmojnë përdoruesit që të gjejnë frymëzim të përditshëm, të marrin pjesë më mirë në mbledhjet që vizitojnë dhe të rrisin efektshmërinë e studimit të tyre të ungjillit.

Veçoritë e reja që vijojnë, janë tani në dispozicion në iOS dhe në Android. (Nëse nuk i shihni këto veçori të reja, përditësoni manualisht variantin tuaj të programit kompjuterik duke shkuar te App Store ose Google Play.)

Figura e Javës

image
Një veçori e re “Figura e Javës” në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] është një mënyrë tjetër që përdoruesit t’i përqendrojnë jetën dhe mendjen te Shpëtimtari.

Një kartë e re Figura e Javësprogramin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] te Faqja Kryesore përshkruan skena nga jeta dhe misioni i Jezu Krishtit. Figurat (të palidhura me mësimet “Eja, Më Ndiq”) sigurojnë një mënyrë tjetër që anëtarët t’i përqendrojnë jetën dhe mendjen te Shpëtimtari, pavarësisht se ku ndodhen.

Kjo veçori është e dobishme për anëtarë si misionarja në moshë Motra Xhenis R. Përdi, e cila ka lënë mënjanë një hapësirë në dhomën e saj të gjumit të mbushur me objekte shpirtërore si fotografi, figura dhe sende. “Ajo është bërë një mjedis i sigurt, i qetë, ngushëllues dhe paqësor në të cilin kam kujtesa të prekshme të dashurisë së Shpëtimtarit tim për mua. Dhe ndërsa përsiat dhe lutem, e di që nuk jam kurrë vetëm”, − tha ajo.

Që të merrni njoftime kur publikohet një Figurë e re e Javës , klikoni te tri pikat dhe përzgjidhni Njoftimet.

Përveç kësaj, përdoruesit e mjeteve iOS (Apple) dhe Android mund të shtojnë një element grafik [widget] të Figurës së re të Javës në ekranin e tyre kryesor, i cili u lejon atyre ta shohin figurën në pajisjen e tyre pa pasur nevojë të hapin programin kompjuterik.

Veçoritë për Lagjet dhe Degët

image
Një veçori e re në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] u lejon përdoruesve të përzgjedhin se cilën lagje po vizitojnë atë ditë.

Të dielave, përdoruesit mund të shohin himnet e mbledhjes së sakramentit të lagjes ose degës që po vizitojnë. Meqenëse kjo veçori bazohet në vendndodhjen gjeografike, përdoruesit mund të prekin thjesht tri pikat në anën e sipërme djathtas të kartës Himne dhe të gjejnë lagjet pranë shtëpisë së mbledhjeve ku ndodhen.

Në mënyrë të ngjashme, kur anëtarët po vizitojnë lagje ose degë të tjera, ata mund të shohin mësimet e postuara të Shoqatës së Ndihmës dhe Kuorumit të Pleqve dhe të zgjedhin se cilat mësime duan të shohin.

Këto veçori janë veçanërisht të dobishme për misionarët, këshilltarët e lartë, ata që udhëtojnë dendur dhe të tjerët që vizitojnë shpesh lagje të tjera dhe duan të përfshihen më efektshëm.

Një tjetër veçori e dobishme është një kartë e përditësuar Thirrjet për anëtarët që kanë thirrje në lagje të shumta.

Planet e Paraqitura të Studimit

image
Tani përdoruesit e programit kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] mund të krijojnë, planifikojnë dhe shpërndajnë plane të përshtatura studimi.

Përdoruesit tani mund të krijojnë më lehtë një program personal studimi për planet e tyre të paraqitura të studimit. Për më tepër, përdoruesit tani mund të shpërndajnë një hallkë lidhëse për te plane të veçanta studimi, duke u lejuar miqve ose familjarëve që ta ndjekin të njëjtin material me ritmin vetjak.

Këto aftësi do të jenë veçanërisht të dobishme për të rinjtë e të rejat, të cilët janë ftuar nga Presidencat e Përgjithshme të Të Rejave dhe të Të Rinjve për të marrë pjesë në një lexim javor të kapitujve të përditësuar të udhëzuesit PFR nga maji deri në gusht (hapeni këtë hallkë lidhëse me pajisjen tuaj celulare për të parë planin e studimit për udhëzuesin PFR).

Lundrimi në Ekran të Plotë

Një veçori shumë e kërkuar u lejon përdoruesve të pajisjeve iOS që të zgjedhin nëse duan apo jo të shohin shiritat e sipërm dhe të poshtëm. Përdoruesit e pajisjeve iOS mund të prekin përsëri thjesht dy herë me gisht për të hyrë dhe dalë nga një pamje në të tërë ekranin. Për të aktivizuar veçorinë Paraqitja në Tërë Ekranin në Rrëshqitje, shkoni te Variantet e Paraqitjes.

Mjetet e Anëtarit

Varianti 5.5 i programit Mjetet e Anëtarit ka shtuar veçoritë e reja të mëposhtme për t’i ndihmuar përdoruesit të përmbushin thirrjet e tyre në mënyrë më të efektshme dhe shumë rehatshëm nga një aparat celular.

Përmirësimet për Frekuentimin në Klasa dhe Kuorume

Mësuesit e klasave dhe udhëheqësit e organizatave tani mund të regjistrojnë frekuentimin e mësuesve së bashku me frekuentimin e fëmijëve dhe rinisë, duke e bërë procesin më të shpejtë e më të lehtë.

Me paracaktim, mësuesit do të shohin automatikisht vetëm javët e tyre të caktuara për një përvojë më të thjeshtuar.

Për më tepër, ata mund të marrin një pamje të shpejtë dhe të menjëhershme të përmbledhjeve të frekuentimit në klasë për të përkrahur dhe për t’u shërbyer më mirë anëtarëve të klasës.

image
Një veçori e re në Mjetet e Anëtarit siguron një pamje të shpejtë dhe të menjëhershme të përmbledhjeve të frekuentimit në klasë për të përkrahur dhe për t’u shërbyer më mirë anëtarëve të klasës.

Raporti Tremujor

Raporti tremujor (në dispozicion si në Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit (LCR) ashtu edhe në programin kompjuterik Mjetet e Anëtarit) organizon frekuentimin në kategori që mund t’i ndihmojnë udhëheqësit të përcaktojnë nevojat dhe të japin shërbesë me më shumë qëllim.

Për shembull, përdoruesit mund të shohin një listë të individëve që e frekuentojnë kishën rregullisht, pleq të ardhshëm që kanë frekuentuar Shkollën e së Dielës këtë tremujor, të rinj e të reja me një rekomandim tempulli aktual dhe më shumë.

Nga Menuja lundroni te Raportet dhe prekni me gisht te Raporti Tremujor.

Lista të Përshtatura të Anëtarëve

Listat e Anëtarëve (më parë të quajtura Grupe) në programin kompjuterik Mjetet e Anëtarit janë një mënyrë e shkëlqyer për të organizuar lista të përshtatura të njerëzve që një anëtar mund t’i kontaktojë rregullisht, por që mund të mos jenë të organizuar sipas Organizatave.

Për shembull, një përdorues mund të krijojë lista unike, të tilla si njerëz në këshillin e lagjes së tyre, anëtarë që u ofruan vullnetarë për të qenë mësues zëvendësues, anëtarë që jetojnë aty pranë, ose prindër të fëmijëve në një klasë Filloreje. Të gjitha listat janë private dhe për përdorim vetjak të përdoruesit.

iOS: Nga Menuja, lundroni te Listat e Anëtarëve, prekni me gisht ikonën plus (+) dhe emërtoni listën tuaj. Për të shtuar njerëz, prekni me gisht tek emri i listës suaj të re, pastaj prekni me gisht tek ikona plus (+) për të parë direktorinë e njësisë suaj. Për të shtuar njerëz nga një njësi tjetër në kunjin ose distriktin tuaj, prekni me gisht tri pikat në krye, pastaj prekni emrin e njësisë dhe do të shfaqet një menu me shpalosje me mundësi shtesë.

Android: Nga Menuja, lundroni te Listat e Anëtarëve, prekni me gisht ikonën plus (+) dhe emërtoni listën tuaj. Për të shtuar njerëz, prekni me gisht emrin e listës suaj të re, pastaj prekni me gisht tri pikat në këndin e djathtë, përzgjidhni Modifiko dhe kërkoni emrat e anëtarëve që dëshironi të shtoni.

Përkrahja për Llogarinë

Përdoruesit mund të konfigurojnë veçoritë e llogarisë së tyre të Kishës duke vizituar faqen account.ChurchofJesusChrist.org. Këtu mund të administrojnë dukshmërinë e hollësive personale, të abonohen në mesazhe poste elektronike nga Kisha, të administrojnë llogarinë e një njeriu të dashur dhe më shumë.

Nëse keni nevojë për ndihmë për të krijuar ose rimarrë llogarinë tuaj të Kishës, vizitoni faqen account.ChurchofJesusChrist.org/recovery.