Udhëheqësit Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme nga e Gjitha Bota Përkrahin Masat për Rritjen e Shërimit Shpirtëror të të Përndjekurve Fetarë

Plaku Xhefri R. Holland dhe Motra Sheron Iubank morën pjesë virtualisht në samitin e Uindsorit

Shëndeti mendor dhe emocional i miliona njerëzve në kampet e refugjatëve dhe përkrahja që ju nevojitet për të shprehur besimin fetar ishte pika ku u përqendrua Konferenca për Dialog AMAR në Uindsor për vitin 2021, të mbajtur më 21–23 qershor në Kambërlend Loxhin historik, në Uindsor të Anglisë.

Plaku Xhefri R. Holland, një apostull i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, flet në konferencë nëpërmjet Zoom-it.
Plaku Xhefri R. Holland, një apostull i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, flet në konferencë nëpërmjet Zoom-it.

Plaku Xhefri R. Holland, një apostull i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, dhe Motra Sheron Iubank, presidente e Latter-day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], iu bashkua ngjarjes botërore nëpërmjet Zoom-it. Konferenca u organizua nga Baronesha Ema Nikolson, Kryetare e Fondacionit AMAR, dhe u drejtua nga Kleriku Dr. Alastar Redfërn i besimit anglikan. Samiti mblodhi së bashku udhëheqës fetarë, akademikë dhe përfaqësues qeveritarë që iu drejtuan ndikimit të përndjekjes fetare në mbarë botën.

Plaku Holland theksoi se “ne nuk mundemi thjesht të hedhim para për” krizën humanitare në të cilën 90 milion refugjatë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. “Ne ende duhet të sigurohemi se ka diçka shumë më të fuqishme dhe më të paprekshme sesa ajo gjë. Dhe ky është pikërisht besimi fetar që iu jep atyre identitetin vetjak.”

“Le të sigurohemi që t’iu japim atyre atë mundësi për ta vazhduar shpresën e tyre, bindjet e tyre, dashurinë e tyre për Perëndinë ose marrëdhënien e tyre me Perëndinë në cilëndo mënyrë që ata besojnë.”

Plaku Holland nënvizoi rolin thelbësor të muzikës në adhurimin fetar dhe në rritjen e ndjenjës individuale të vetëvlerësimit mes refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur brenda vendit. “Ne duhet t’u japim njerëzve ato lloj lidhjesh që i bashkojnë dhe që i bëjnë ata të jenë vetvetja dhe muzika do të jetë njëra prej tyre, dhe muzika ka qenë njëra prej tyre edhe për ne. Ata janë të bashkuar me këtë lidhje të pabesueshme.”

Baronesha Nikolson e Uinterburnit, Themeluese dhe Kryetare e Fondacionit AMAR, në Konferencën për Dialog AMAR në Uindsor për vitin 2021.
Baronesha Nikolson e Uinterburnit, Themeluese dhe Kryetare e Fondacionit AMAR, në Konferencën për Dialog AMAR në Uindsor për vitin 2021.

Konferenca e Uindsorit i dha theks të veçantë gjendjes së mjeruar të minoritetit fetar të shtypur Yazidi të Irakut verior. Baronesha Nikolson përshkroi se si grupet terroriste kishin vënë në shënjestër shprehjen e kulturës. “Muzika është në zemër të besimit të kujtdo dhe jaziditëvet nuk ishin në gjendje ta ushtronin muzikën në kampe sepse ISIS-i po qëllonin priftërinjtë.”

Profesor Majkëll Bokmen, profesor i violinës dhe i muzikës klasike në Trinity Laban Conservatoire of Music and Dance [Koservatorin e Muzikës dhe Vallëzimit Trinity Laban], tregoi se si AMAR dhe partnerët e saj i kishin përkrahur nevojat kulturore dhe muzikore të jaziditëve duke përfshirë regjistrimin dhe reklamimin e muzikës dhe grupeve të korit jazidit. Ai i shprehu mirënjohje Latter-day Saint Charities [Organizatës Bamirëse të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme] për përkrahjen e tyre të AMAR-it dhe tha se të punosh me Motrën Sheron Iubank dhe Baroneshën Nikolson ishte “me të vërtetë një çast kulmor në jetën time. Ne u kemi sjellë gëzim jaziditëve që jetojnë në kampe, kemi krijuar një kor dhe kemi ruajtur muzikën fetare të jaziditëve”.

Me refugjatë që qëndrojnë në kampe për mesatarisht 11 vite, kujdesi për shëndetin mendor dhe emocional të njerëzve të zhvendosur është tepër e rëndësishme. Motra Sheron Iubank tha: “Jashtëzakonisht shumë prej tyre i panë familjet e tyre t’iu vriteshin para syve ose përjetuan dhunë seksuale të tmerrshme ose shumë e shumë gjëra të tjera tepër të vështira. Ajo traumë është si një bombë me sahat që iu rri nën lëkurë dhe është gati për të shpërthyer. Ajo duhet nxjerrë butësisht në një mjedis të sigurt dhe duhet trajtuar me shumë aftësi ose përndryshe personi do të mbetet përgjithmonë në këtë udhëkryq.”

Motra Sheron Iubank, presidente e Latter-Day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], iu bashkua konferencës botërore në Uindsor nëpërmjet Zoom-it.
Motra Sheron Iubank, presidente e Latter-Day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], iu bashkua konferencës botërore në Uindsor nëpërmjet Zoom-it.

Duke cituar kërkimet e kryera brenda kampeve në Jordan nga Center for Mind Body Medicine [Qendra për Mjekësinë e Mendjes dhe Trupit], Motra Iubank tha se 32 përqind e refugjatëve sirianë në moshë madhore raportuan se ata ndihen aq të pashpresë saqë nuk duan të vazhdojnë të jetojnë. “Problemi është kaq i madh dhe therës saqë askush nuk mund ta zgjidhë”, tha ajo. “Do të nevojitet një koalicion me të gjithë lojtarët që luajnë role të ndryshme.” Latter-Day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme] ka marrë mësime të vlefshme me partnerët nga përvoja në pjesë të tjera të botës ku nevoja është gjithashtu e ethshme. Motra Iubank dha “tre sugjerime vendimtare” nga këto përvoja. “Një, njohja që shërimi shpirtëror është një ilaç i fuqishëm dhe jetik i shërbimeve. Dy, dhënia e kujdesit bazë emocional dhe shpirtëror duke përfshirë shembuj të të tjerëve që janë shëruar dhe se si ata gjetën lehtësim. Tre, lidhja e pikave të kujdesit emocional dhe shpirtëror për një plan gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.”

Bojs Fitxherald, që mbikëqyr përpjekjet humanitare të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në Zonën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore trajtoi përgjigjen praktike ndaj nevojave individuale dhe punën me partnerët vendorë. Ka një rritje të theksit për të ndihmuar familjet të sigurojnë jetesën nëpërmjet arsimimit dhe mbështetjes te vetja.

Plaku Geri B. Sebin, Presidenti i Zonës së Europës i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, foli në konferencën në Uindsor.
Plaku Geri B. Sebin, Presidenti i Zonës së Europës i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, foli në konferencën në Uindsor.

Pjesëmarrës të tjerë në konferencë ishin Plaku Geri B. Sebin, President i Zonës së Europës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Profesorin W. Kol Durham, President i Forumit Ndërfetar të G20-ës; Profesor Bret G. Sharfsi, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Ligjore dhe Fetare të Universitetit “Brigam Jang” dhe Dr. Dejvid M. Kirkami, Anëtar i Lartë i Fakultetit të Drejtësisë të UBJ-së.  

Në një kohë kur përndjekja fetare shtyn migrimin e detyruar për miliona njerëz, Plaku Sebin iu referua vetë përvojës së hershme të shtypjes fetare të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe theksoi parimin e lirisë fetare. “Është përgjegjësia e të gjithë njerëzve të të gjitha besimeve dhe ndërgjegjja për ta kuptuar dhe përparuar në këtë të drejtë themelore të njeriut për veten e tyre dhe gjithë të afërmit tanë”, tha ai. “Për ne, mësimi i historisë sonë ështl ende i vlefshëm; është e qartë se liria fetare nuk duhet të merret si e mirëqenë.”