Misioni i Adriatikut Verior

Brajën E. Kordrei, 51 vjeç, dhe Angelika Kordrei, katër fëmijë, Lagjja e 2‑të e Frankfurtit (anglisht), Kunji i Frankfurtit në Gjermani: Misioni i Adriatikut Verior, pasuan Presidentin Kevin C. Filld dhe Motrën Dajena M. Filld. Vëllai Kordrei është mësues i Shkollës të së Dielës dhe më parë ka qenë president kunji, këshilltar i lartë, peshkop, këshilltar i peshkopatës, udhëheqës i misionit të lagjes, mësues seminari, punonjës i ordinancave të tempullit dhe misionar në Misionin e Austrisë, Vjenë. Ai u lindi Allen L. Kordrei të Riut dhe Katherina Elizabeth Kordreit në Gejtsvill të Teksasit.
Motra Kordrei është mësuese e Shkollës të së Dielës dhe më parë ka qenë presidente e Të Rejave të kunjit, presidente e Fillores së kunjit, sekretare e Shoqatës së Ndihmës të kunjit, presidente e Shoqatës së Ndihmës të lagjes, presidente e Fillores së lagjes, punonjëse e ordinancave të tempullit dhe misionare në Misionin e Gjermanisë, Hamburg. Ajo u lindi Johan Fridrih Laurit dhe Gabriele Maria Laurit në Mynih të Gjermanisë.
Misioni i Shqipërisë, Tiranë

Mihael Auras, 48 vjeç, dhe Joana Auras, gjashtë fëmijë, Lagjja e Landshutit, Kunji i Mynihut në Gjermani: Misioni i Shqipërisë, Tiranë; pasuan Presidentin Pol R. Bërdon dhe motrën Ellsi Keroll Bërdon në misionin e njohur më parë si Misioni i Adriatikut Jugor. Vëllai Auras është president i kuorumit të pleqve dhe më parë ka qenë president kunji, këshilltar i presidencës së Të Rinjve të kunjit, president dege, këshilltar i presidencës së degës, mësues i Shkollës të së Dielës, mësues seminari, udhëheqës i misionit të lagjes, punonjës i ordinancave të tempullit dhe drejtues sesioni i FSY‑së. Ai u lindi Peter Aurasit dhe Elvira Aurasit në Erlangen të Gjermanisë.
Joana Auras është presidente e Të Rejave të lagjes dhe më parë ka qenë këshilltare e presidencës së Të Rejave të kunjit, presidente e Fillores së lagjes, presidente e Të Rejave të lagjes, presidente e Shoqatës së Ndihmës të degës, këshilltare e presidencës së Fillores të lagjes, këshilltare e presidencës së Të Rejave të lagjes, këshilltare e presidencës së Shoqatës së Ndihmës të degës, udhëheqëse e aktiviteteve të Fillores, mësuese seminari dhe drejtuese sesioni e FSY‑së. Ajo u lindi Fridrih Raizingerit dhe Angelika Raizingerit në Landshut të Gjermanisë.
Misioni Alpin Gjermanishtfolës

Martin W. Bejts, 55 vjeç, dhe Dona Bejts, tetë fëmijë, Lagjja e Jeillit, Kunji i Bonëvillit në Solt‑Lejk: Misioni Alpin Gjermanishtfolës, pasuan Presidentin Skot M. Natjes dhe Motrën Xhodi T. Natjes. Vëllai Bejts është mësues i kuorumit të pleqve e udhëheqës i misionit të lagjes dhe më parë ka qenë peshkop, president i kuorumit të pleqve, president i Të Rinjve të lagjes, president i Shkollës të së Dielës të lagjes, mësues i Shkollës të së Dielës, mësues i Fillores, udhëheqës i skautistëve dhe misionar në Misionin e Gjermanisë, Frankfurt. Ai u lindi Dagllas Fetzer Bejtsit dhe Eva‑Maria Uinter Bejtsit në Solt‑Lejk‑Siti.
Motra Bejts është mësuese e Shoqatës së Ndihmës e misionare e lagjes dhe më parë ka qenë këshilltare e presidencës së Të Rejave të kunjit, presidente e Të Rejave të lagjes, presidente e Fillores së lagjes, mësuese e Shkollës të së Dielës, udhëheqëse e skautistëve 11‑vjeçarë dhe drejtuese e muzikës në Fillore. Ajo u lindi Dallas Xhorxh Grahamit dhe Sharon Lin Grahamit në Dhë Dalls të Oregonit.
Misioni i Bullgarisë/Greqisë

Dejvid A. Nelson, 54 vjeç, dhe Emili Ud Nelson, katër fëmijë, Lagjja e 10‑të e Slleit Keniënit, Kunji i Provos në Jutë: Misioni i Bullgarisë/Greqisë, pasuan Presidentin Samuel M. T. Koivisto dhe Motrën Ana‑Maria Koivisto që shërbyen në misionin e njohur më parë si Misioni i Bullgarisë/Euroazisë Qendrore. Vëllai Nelson ka shërbyer si këshilltar i lartë, president i Të Rinjve të kunjit, peshkop, president i kuorumit të pleqve, president i Shkollës të së Dielës të lagjes, sekretar ekzekutiv i lagjes, udhëheqës i skautistëve dhe misionar në Greqi në Misionin e Austrisë, Vjena Lindore. Ai u lindi Louell Allen Nelsonit dhe Rita Rei Evans Nelsonit në Pokatelo të Ajdahos.
Motra Nelson më parë ka qenë këshilltare e presidencës së Shoqatës së Ndihmës të lagjes, këshilltare e presidencës së Të Rejave të lagjes, këshilltare e presidencës së Fillores të lagjes, bashkërenduese e shërbimeve të dhembshura të Shoqatës së Ndihmës të lagjes, mësuese e Shoqatës së Ndihmës, udhëheqëse e Ditëve të Aktiviteteve, mësuese e Fillores dhe misionare e lagjes. Ajo u lindi Uolter Reks Udit dhe Kerën Eduards Udit në Solt‑Lejk‑Siti.
Misioni i Francës, Paris

Rajën R. Mans, 49 vjeç, dhe Hedhër A. Mans, gjashtë fëmijë, Lagjja e Narkuzit, Kunji i Seint‑Kllaudit në Florida: Misioni i Francës, Paris, pasuan Presidentin C. Majkëll Hansen dhe Motrën Xhin Hansen. Vëllai Mans është këshilltar i presidencës së misionit dhe më parë ka qenë president kunji, këshilltar i lartë, këshilltar i peshkopatës, president i kuorumit të pleqve, president i Të Rinjve të lagjes dhe misionar në Misionin e Zvicrës, Gjenevë. Ai u lindi Renier Ferëll Mansit dhe Ejprill Xho Kasëll Mansit në Uinter Park të Floridës.
Motra Mans është këshilltare e presidencës së Të Rejave të lagjes dhe më parë ka qenë këshilltare e presidencës së Fillores të kunjit, këshilltare e presidencës së Shoqatës së Ndihmës të lagjes, këshilltare e presidencës së Fillores të lagjes, drejtuese e muzikës në Fillore, mësuese e Fillores dhe udhëheqëse e çerdhes. Ajo u lindi Pol Flak Hintzit dhe
Misioni i Gjermanisë, Frankfurt

Dagllas P. Kropër, 63 vjeç, dhe Lin G. Kropër, katër fëmijë, Lagjja e Rivër Bendit, Kunji i Davenportit në Ajoua: Misioni i Gjermanisë, Frankfurt, pasuan Presidentin Den J. Hemën dhe Motrën Debi J. Hemën. Vëllai Kroper është mësues i Doktrinës së Ungjillit dhe më parë ka qenë president kunji, këshilltar i lartë, sekretar ekzekutiv i kunjit, peshkop, këshilltar i peshkopatës, president i Të Rinjve të lagjes dhe misionar në Misionin e Gjermanisë, Hamburg. Ai u lindi Pol Kent Kropërit dhe Dian E. Kropërit në Solt‑Lejk‑Siti.
Motra Kropër është mësuese instituti dhe këshilluese e lagjes për tempullin dhe historinë familjare dhe më parë ka qenë presidente e Të Rejave të lagjes, presidente e Fillores së lagjes, këshilltare e presidencës së Shoqatës së Ndihmës të lagjes, drejtuese kampi e Të Rejave të lagjes, mësuese seminari dhe drejtore rajonale për Çështjet me Publikun. Ajo u lindi Lloid Alfred Gortonit dhe Mildred Xhoun Gortonit në Solt‑Lejk‑Siti.
Misioni i Hungarisë, Budapest

Çet J. Uoll, 46 vjeç, dhe Kristi Uoll, katër fëmijë, Lagjja e Stoun Klifit, Kunji i Bollder Rixhit në Seint‑Xhorxh të Jutës: Misioni i Hungarisë, Budapest, pasuan Presidentin Xhastin C. Rakër dhe Motrën Lori Rakër. Vëllai Uoll ka qenë më parë këshilltar i presidencës së kunjit, nëpunës i kunjit, peshkop, president i kuorumit të pleqve, president i Të Rinjve të lagjes, këshilltar i presidencës së Të Rinjve të lagjes, këshillues i Të Rinjve, mësues i Shkollës të së Dielës dhe misionar në Misionin e Hungarisë, Budapest. Ai u lindi Xhejms Kler Uollit dhe Xhoan Kleg Uollit në Mërrei të Jutës.
Motra Uoll ka qenë më parë presidente e Fillores së kunjit, presidente e Të Rejave të lagjes, presidente e Fillores së lagjes, mësuese e Shoqatës së Ndihmës dhe udhëheqëse e Skautistëve Fillestarë. Ajo u lindi Ben Uejn Gardnërit dhe Kethi Bisan Gardnërit në Portland të Oregonit.
Misioni i Polonisë, Varshavë

Gregori D. Roni, 48 vjeç, dhe Kristin Roni, katër fëmijë, Lagjja e Toll Sidërit, Kunji i Geinsvillit në Virxhinia: Misioni i Polonisë, Varshavë, pasuan Presidentin Dejvid L. Çendlër dhe Motrën Stejsi A. Çendlër. Vëllai Roni ka qenë më parë këshilltar i presidencës së kunjit, drejtues i konferencës së të rinjve e të rejave të kunjit, peshkop, president dege, president i kuorumit të pleqve, president i Të Rinjve të lagjes, mësues seminari dhe misionar në Misionin e Polonisë, Varshavë. Ai u rrit në Njuport‑Biç të Kalifornisë, nga prindërit e tij, Arden Enslli Roni dhe Kerëllin Bethërs Roni.
Motra Roni është këshilluese e Të Rejave dhe ka qenë më parë kryetare e konferencës së të rinjve e të rejave të kunjit, ndihmësdrejtuese e kampit e Të Rejave të lagjes, mësuese e Shoqatës së Ndihmës, mësuese e Parimeve të Ungjillit, mësuese e Shkollës të së Dielës, mësuese e Fillores, udhëheqëse e çerdhes, kryetare e muzikës për lagjen dhe udhëheqëse e Ditëve të Aktiviteteve. Ajo u rrit në Mishën Vieho të Kalifornisë, nga prindërit e saj, Xhon Sivert Holmgreni dhe Miki Bërdën Holmgreni.
Misioni i Rumanisë, Bukuresht (i Ri)

Xhefri R. Faullër, 47 vjeç, dhe Rozana C. Faullër, pesë fëmijë, Lagjja e 1‑rë e Ouklit, Kunji i Antiokit në Kaliforni: Misioni i ri i Rumanisë, Bukuresht. Vëllai Faullër është këshilltar i presidencës së kunjit dhe më parë ka qenë këshilltar i lartë, peshkop, këshilltar i peshkopatës, udhëheqës i skautistëve dhe misionar në Misionin e Rumanisë, Bukuresht. Ai u lindi Denis Li Faullërit dhe Kethrin An Faullërit në Siatëll, Uashington.
Motra Faullër është këshilltare e presidencës së Fillores të lagjes dhe punonjëse e ordinancave të tempullit dhe më parë ka qenë presidente e Fillores së lagjes, këshilltare e presidencës së Të Rejave të lagjes, këshilluese e Të Rejave, pianiste në Fillore, udhëheqëse e Ditëve të Aktiviteteve dhe mësuese seminari. Ajo u lindi Uilliam Robert Krosdeill Plakut dhe Uoglinde Kristin Krosdeillit në Harbër‑Siti të Kalifornisë.
Misioni i Spanjës, Barcelonë

Frenk Hekman, 64 vjeç, dhe Maria Hekman, shtatë fëmijë, Lagjja e 2‑të e Haidelbergut (spanjisht), Kunji i Haidelbergut në Gjermani: Misioni i Spanjës, Barcelonë, pasuan Presidentin Huan Pablo Vijar dhe Motrën Karola Vijar. Vëllai Hekman është këshilltar i presidencës së misionit dhe më parë ka qenë këshilltar i lartë, drejtor për çështjet me publikun, këshilltar i presidencës së Të Rinjve të kunjit, president dege, këshilltar i peshkopatës, udhëheqës i misionit të lagjes, mësues instituti, mësues seminari, punonjës i ordinancave të tempullit dhe misionar në Misionin e Zvicrës, Zyrih. Ai u lindi Hainrih Fridrih Hekmanit dhe Ruth Hekmanit në Haidelberg të Gjermanisë.
Motra Hekman është presidente e Shoqatës së Ndihmës të lagjes dhe më parë ka qenë këshilltare e presidencës së Fillores të kunjit, specialiste për çështjet me publikun, mësuese instituti, mësuese seminari, misionare e lagjes, punonjëse e ordinancave të tempullit dhe misionare në Misionin e Spanjës, Barcelonë. Ajo u lindi Francisko Marin Mirandës dhe Kristobalina Aragon Sançezit në Kadis të Spanjës.
Misioni Balltik

Anti Makslakti‑Tolstoshiv, 46 vjeç, dhe Skaiste Makslakti‑Tolstoshiv, tre fëmijë, Dega e Shiuleit, Distrikti i Vilniusit në Lituani: Misioni Balltik, pasuan Presidentin Roi B. Haf dhe Motrën Xhin Hejuord Haf. Vëllai Makslakti‑Tolstoshiv është këshilltar i presidencës së distriktit, president dege dhe këshillues për tempullin dhe historinë familjare, dhe më parë ka qenë këshillues i personave në moshë madhore beqarë të distriktit, këshilltar i presidencës së degës, nëpunës i degës dhe misionar në Misionin e Rusisë, Moskë. Ai u lindi Jurit dhe Irinës në Shën‑Petërburg të Rusisë.
Motra Makslakti‑Tolstoshiv është drejtore për çështjet me publikun dhe presidente e Shoqatës së Ndihmës të degës dhe më parë ka qenë mësuese seminari, presidente e Të Rejave të degës dhe presidente e Fillores së degës. Ajo u lindi Virginijusit dhe Irenës në Shiulei të Lituanisë.
Misioni i Kepit të Gjelbër, Praia

Skot R. Lleibrëm, 56 vjeç, dhe Mindi Lleibrëm, katër fëmijë, Lagjja e 3‑të e Kestëll Dejllit, Kunji i Kestëll Dejllit në Jutë: Misioni i Kepit të Gjelbër, Praia, pasuan Presidentin Dejvid J. Vunderli dhe Motrën Dajen Vunderli. Vëllai Lleibrëm më parë ka qenë këshilltar i presidencës së kunjit, sekretar ekzekutiv i kunjit, president i Të Rinjve të kunjit, peshkop, këshilltar i peshkopatës, udhëheqës i skautistëve, udhëheqës i misionit të lagjes dhe misionar në Misionin e Brazilit, Brazilia. Ai u lindi Ros Nikols Lleibrëmit dhe Linda Edmunds Lleibrëmit në Mërrei të Jutës.
Motra Mindi Lleibrëm është këshilluese e Të Rejave dhe përfaqësuese e programit Për Forcën e Rinisë dhe më parë ka qenë drejtuese kampi e Të Rejave të kunjit, presidente e Të Rejave të lagjes, këshilltare e presidencës së Të Rejave të lagjes, këshilltare e presidencës së Fillores të lagjes, mësuese e Doktrinës së Ungjillit dhe misionare e lagjes. Ajo u lindi Ted R. Andersonit dhe Shirli An Andersonit në Grenxhër të Jutës.
Misioni i Finlandës, Helsinki

Juha Lehtinen, 68 vjeç, dhe Ulla Lehtinen, katër fëmijë, Lagjja e 2‑të e Helsinkit, Kunji i Helsinkit në Finlandë: Misioni i Finlandës, Helsinki, pasuan Presidentin Ville Kervinen dhe Motrën Lina Kervinen. Vëllai Lehtinen është këshilltar i presidencës së misionit dhe më parë ka qenë këshilltar i presidencës së kunjit, president i Të Rinjve të kunjit, peshkop, këshilltar i peshkopatës, udhëheqës i grupit të priftërinjve të lartë, specialist i misionarëve me shërbim në Kishë dhe misionar në Misionin e Finlandës, Helsinki. Ai u lindi Esko Mauno Lehtinenit dhe Kërsti Marjata Lehtinenit në Imatra të Finlandës.
Motra Lehtinen është këshilltare e presidencës së Shoqatës së Ndihmës të lagjes dhe historiane e lagjes dhe më parë ka qenë këshilltare e presidencës së Fillores të kunjit, presidente e Shoqatës së Ndihmës të lagjes, këshilltare e presidencës së Të Rejave të lagjes, specialiste e misionarëve me shërbim në Kishë dhe mësuese e Doktrinës së Ungjillit. Ajo u lindi Heiki Usitalos dhe Lisa Usitalos në Turku të Finlandës.
Misioni i Suedisë, Stokholm

J. Gregori Lejk, 61 vjeç, dhe Lisa Sonders Lejk, katër fëmijë, Lagjja e Konstëllejshënit, Kunji i Hajlandit Perëndimor në Gilbert të Arizonës: Misioni i Suedisë, Stokholm, pasuan Presidentin Robert L. Dejvis dhe Motrën Tifani L. Dejvis. Vëllai dhe Motra Lejk janë ish-misionarë në moshë në Misionin e Suedisë, Stokholm. Ai më parë ka qenë peshkop, peshkop i TRMMB‑ve, këshilltar i peshkopatës, këshilltar i lartë, president i Të Rinjve të lagjes, udhëheqës i misionit të lagjes, mësues i Shkollës të së Dielës, mësues instituti, punonjës i ordinancave të tempullit dhe misionar në Misionin e Suedisë, Stokholm. Ai u lindi Xhek Smith Lejkut dhe Mari Barlou Lejkut në Solt‑Lejk‑Siti.
Motra Lejk është këshilltare e presidencës së Shoqatës së Ndihmës të lagjes dhe më parë ka qenë këshilltare e presidencës së Të Rejave të kunjit, këshilltare e presidencës së Fillores të kunjit, presidente e Të Rejave të lagjes, presidente e Fillores së lagjes, këshilltare e presidencës së Shoqatës së Ndihmës të lagjes, këshilltare e presidencës së Të Rejave të lagjes, këshilltare e presidencës së Fillores të lagjes, këshilluese e Të Rejave, udhëheqëse e Skautistëve Fillestarë dhe punonjëse e ordinancave të tempullit. Ajo u lindi Rid W. Sondersit dhe Barbara Kuk Sondersit në Logan të Jutës.