Udhëheqës të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme flasin për ndihmë humanitare dhe vullnet të mirë në televizionin kombëtar të Kosovës

Foto e përdorur me leje nga TV/RTK 3 Foto e perdorur me leje nga TV/RTK 3

Forcimi i familjeve dhe dashuria për njëri-tjetrin si fëmijë të një Perëndie do të bekojnë individë dhe kombe, tha Plaku Geri B. Sebin në televizionin kombëtar të Kosovës RTK 3, të mërkurën më 25 dhjetor 2019. Presidenti i Zonës së Europës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme shoqërohej në program nga Hal G. Andersoni, President i Misionit të Adriatikut Jugor.

Newsroom Foto e përdorur me leje nga TV/RTK3
Plaku Geri B. Sabin, Presidenti i Zonës së Europës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Plaku Sebin dhe Presidenti Anderson diskutuan për ndihmën humanitare që është dhënë në vende të Ballkanit nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, me drejtuesen e programit Arbëreshë Arifi Telin. Këto përpjekje përfshinin ndihmën pas tërmeteve të kohëve të fundit në Shqipëri. Dy zyrtarët gjithashtu folën mbi bindjet e Kishës dhe dëshirën për të mbështetur mirëqenien e njerëzve në Kosovë e rajon.

newsroom Foto e përdorur me leje nga TV/RTK3
Hal G. Anderson, President i Misionit të Adriatikut Jugor i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Përpara se të shpërngulej në Europë që të bashkohej me presidencën e zonës, Plaku Sebin shërbeu në disa forume jofitimprurëse. Ai është krijuesi i Fondacionit Sebin Children (Fëmijët e Sebinit), që ofron kujdes shëndetësor për fëmijë në vende të botës së tretë.

Stacioni televiziv e konsideroi 25 dhjetorin një datë të përshtatshme për intervistë me përfaqësues të një kishe të krishterë. Shumë të krishterë nëpër botë kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit në atë datë.

Intervista u ritransmetua pesë herë në televizionin kombëtar dhe u transmetua gjithashtu në mbarë botën në linjë satelitore. Një regjistrim mund të gjendet në Facebook. RTK 3 është kanali i lajmeve i transmetuesit publik Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe transmeton programe diskutimesh për çështje aktuale.