Oslo, Norvegji

U Njoftua Vendndodhja e Tempullit të Oslos, Norvegji

Anëtarët besnikë të Kishës së Jezu Krishtit i konsiderojnë tempujt si shtëpinë e Zotit dhe vendet më të shenjta të adhurimit në tokë.

Hartë që tregon vendndodhjen e Tempullit të Oslos, Norvegji.
Hartë që tregon vendndodhjen e Tempullit të Oslos, Norvegji.

Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e ka bërë të ditur vendndodhjen e Tempullit të Oslos, Norvegji që u lajmërua në prill 2021. Tempulli do të ndërtohet në një vend prej 3.2 hektarësh që gjendet në rrugët Smedsvingen dhe Ravnsborgveien në Velshtad të Norvegjisë. Planet janë për një tempull me një kat prej përafërsisht 1 000 metrash katrorë me shtëpi me strehim për frekuentuesit e tempullit dhe godina mikpritëse të përfshira.

Interpretim nga një piktor i Tempullit të Oslos, Norvegji.
Interpretim nga një piktor i Tempullit të Oslos, Norvegji.

Tempulli i Oslos, Norvegji do të jetë tempulli i parë në vend dhe i katërti në Skandinavi. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme në Norvegji aktualisht duhet të udhëtojnë drejt tempujve në Kopenhagë të Danimarkës ose Stokholm të Suedisë.

Misionarët e parë shenjtorë të ditëve të mëvonshme mbërritën në Norvegji në vitet 1850. Mijëra norvegjezë iu bashkuan Kishës gjatë viteve të ardhshme, gjysma e të cilëve emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot, Norvegjia është vendbanimi i rreth 4 500 shenjtorëve të ditëve të mëvonshme.

Planet e hollësishme të ndërtimit për tempullin janë në zhvillim e sipër. Më vonë do të bëhen publike më shumë informacione, përfshirë ato për pjesët e jashtme. Datat për ceremoninë e fillimit të punimeve do të njoftohen në të ardhmen. Udhëheqësit e projekteve do të fillojnë të punojnë me drejtuesit e bashkisë për planet paraprake për tempullin dhe do të fillojnë të bëjnë dokumentet publike në muajt e ardhshëm.