U Caktuan Datat për RootsTech Connect 2022

Ngjarja tërësisht virtuale do të zhvillohet për të dytin vit radhazi

FamilySearch ka njoftuar se RootsTech Connect 2022 do të zhvillohet më 3–5 mars 2022, si një ngjarje tërësisht virtuale për historinë familjare. RootsTech Connect 2021 tërhoqi më shumë se 1 milionë vizitorë nga mbi 240 vende, duke e bërë mbledhjen e këtij viti më të madhen në historinë e RootsTech.

U Caktuan Datat për RootsTech Connect 2022

“Pas RootsTech Connect 2021, kuptuam se mund të sillnim gëzimin e historisë familjare tek miliona njerëz, pavarësisht se ku janë, nëpërmjet një përvoje virtuale të RootsTech” tha Stiv Rokudi, drejtuesi ekzekutiv i FamilySearch International.

Duke u mbështetur te suksesi i këtij viti, RootsTech Connect 2022 do të mbetet plotësisht virtuale dhe pa pagesë.

“Jemi të përulur nga nisma për zhvillimin e një ngjarjeje RootsTech tërësisht virtuale dhe jemi kaq mirënjohës ndaj të gjithë financuesve, ekspozuesve, folësve dhe pjesëmarrësve që morën pjesë”, tha Rokudi.

“Dëgjuam nga mijëra njerëz nga i gjithë globi që përvoja në internet e vitit 2021 i lejoi ata që të merrnin pjesë për herë të parë dhe të shijonin fuqinë e të mësuarit dhe të lidhjes virtualisht. Kjo krijoi një arkiv të gjerë në internet për të mësuarin që tashmë është në dispozicion pa pagesë për të gjithë vitin”, shoti ai.

Entuziastët e historisë familjare mund të kenë qasje në mbi 1 500 sesione sipas kërkesës pa pagesë nga RootsTech 2021. 

U Caktuan Datat për RootsTech Connect 2022

Në të ardhmen, RootsTech planifikon të ofrojë një model hibrid në internet si dhe fizikisht me përmbajtje që zgjerohet dhe tek e cila mund të kihet qasje gjatë gjithë vitit.

“Teksa vazhdojmë me shpalosjen e fushave të reja me RootsTech, ne kemi në plan ta bëjmë ngjarjen virtuale një pjesë të rregullt të përvojës dhe i presim me padurim të gjitha mundësitë e reja që do të krijohen për njerëzit kudo”, tha Rokudi.

Ngjarja e parashikuar për t’u zhvilluar fizikisht këtë vjeshtë në Londër nuk do të ndodhë.

Klasat në vitin 2022 do të ofrojnë një kombinim të sesioneve sipas kërkesës, të transmetuara drejtpërdrejt dhe ndërvepruese ku njerëzit mund të shoqërohen me njëri‑tjetrin, të bëjnë pyetje dhe të mësojnë nga ekspertë dhe njerëz entuziastë. Do të ketë gjithashtu paraqitje praktike dhe përvoja për të gjitha moshat si dhe kremtime nga shumë kultura.

Regjistrimet për RootsTech 2022 do të hapen në shtator 2021. Për më shumë informacion, vizitoni RootsTech.org.