Frankfurt-mbi-Majn

Transmetimi në Rrjet i Koncertit Ndërfetar për Krishtlindje Caktohet për në Datën 19 Dhjetor

Koncerti “Dëshmitarët e Krishtlindjes” u filmua në Romë dhe në Kopenhagë për t’u shfaqur si premierë në internet

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të financojë një kremtim festiv të mbushur me muzikë për të nderuar lindjen e Shpëtimtarit Jezu Krisht.  E xhiruar si në Romë edhe në Kopenhagë, ngjarja do të transmetohet në internet në platforma të shumta digjitale duke filluar nga data 19 dhjetor në orën 18:00. 

Ndriçoje Botën

Koncerti do të paraqitë këngë të njohura për Krishtlindje dhe ekzekutime të veçanta nga violinistja e shquar Xheni Ouks Bejkëri dhe vokalistja si soprano Aleksa Sharpi. Pjesa e tregimit të historisë së Lindjes së Krishtit do të bëhet nga aktori danez Tomas Ambt Kofodi.

Koncerti “Dëshmitarët e Krishtlindjes” do të jetë në dispozicion në 24 gjuhë dhe do të mund të shihet në internet te (vendosni hallkat lidhëse vetjake të vendit për ndricojeboten.org, listat e shfaqjes në Facebook dhe faqen zyrtare të Kishës në YouTube).  Do të jetë në dispozicion gjithashtu për t’u parë sipas kërkesës deri më 13 janar 2022.