Transmetimi i Parë Veror

“Brezi i Ri”

RisingGen

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka njoftuar për transmetimin e parë veror për “Brezin e Ri” të Europës. Ai do të shfaqet në faqet zyrtare të Kishës në Facebook në secilin vend më 24 korrik 2020 në orën 19:00 (CEST, UTC +2). Tema e transmetimit është “Shko dhe Bëj Mirë” dhe gjithë rinia, misionarët kohëplotë dhe të rinjtë e të rejat në moshë madhore (të martuar/a apo beqarë/e) do të nxiten që të lidhen dhe të përfshihen në aktivitete dhe projekte shërbimi të cilat mund të japin rritje shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. Për shkak të pandemisë aktuale nga COVID-19, transmetimi i parë do të bëhet në anglisht me titra në 22 gjuhë.

Transmetimi i korrikut është i pari në një varg prej tri transmetimesh që do të zhvillohen këtë verë, të gjitha të krijuara nga Brezi i Ri dhe drejtuar atij. Misionarët kohëplotë që po shërbejnë aktualisht në Europë, gjithashtu ftohen të marrin pjesë. Të gjithë janë të mirëpritur të ftojnë miqtë e tyre, pavarësisht nëse janë anëtarë të Kishës apo jo, që ta shohin transmetimin dhe të përfshihen në shërbim ndaj të tjerëve.

Ben_Irene

Drejtues të transmetimit do të jenë Irene Kabongo nga Belgjika dhe Ben Uorner nga MB. Plaku Erik W. Kopishke, që shërben si këshilltar i dytë në Presidencën e Zonës së Europës, do të bashkohet me ta si i ftuari i tyre i veçantë. Plaku Kopishke u shpreh se ai shpreson që ky transmetim të jetë vërtet një pikë nisjeje për ta përfshirë gjithë Brezin e Ri që të dalë përjashta dhe të bëjë mirë. “Në përpjekjet tuaja vetjake për t’i ndihmuar dhe për t’u dhënë shërbesë të tjerëve, ju do të bëheni një mjet në duart e Zotit për të ngushëlluar ata që kanë nevojë të ngushëllohen, për t’u shërbyer atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmuese”, tha ai. “Ju do të bëheni një ndikim i fuqishëm për mirë dhe ndjenjat e qëllimit dhe lumturisë do të kthehen në vetë zemrën tuaj.”

Young Adult Women
Irene Kabongo nga Belgjika

Irene Kabongo është 27 vjeçe dhe aktualisht banon në Paris. Ajo shërbeu në një mision kohëplotë për Kishën në Zelandën e Re. Pasi e ftuan që të ishte bashkëdrejtuese e ngjarjes, ajo pohoi se “pati kënaqësi të ishte dëshmitare e punës për realizimin e transmetimit dhe gjithë nismës 'Brezi i Ri' për Të Rinj e Të Reja në Moshë Madhore”.

BenWarner
Ben Uorner nga Mbretëria e Bashkuar

Drejtuesi tjetër, Ben Uorner, është 26 vjeç dhe jeton në Kent në Angli. Ai ishte misionar kohëplotë në Nju‑Jork‑Siti në programin spanjishtfolës. Ai shërben aktualisht në Këshillin Udhëzues të Zonës së Europës për Të Rinjtë e të Rejat në Moshë Madhore dhe është përfshirë në këtë nismë që nga zanafilla e saj. Ai shpjegon se “transmetimi është hartuar të reflektojë larminë e Brezit të Ri në mbarë Europën dhe të shfaqë shembuj frymëzues të të rinjve e të rejave të mirëfilltë, shprehës dhe pasionantë rreth e rrotull zonës”. 

Transmetimi i parë do të ketë kontribute nga Gjermania, Greqia, Polonia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Për ata që nuk mund ta shohin transmetimin kur të shfaqet së pari në faqet përkatëse të vendeve në Facebook facebook.com/KishaeJezuKrishtitShqiperi/ më 24 korrik, do të vihet menjëherë në dispozicion një regjistrim i plotë për ta parë më vonë.

Good and Do