FrankfurtmbiMajn 

Theksohet Libri i Mormonit dhe programi FamilySearch në Panairin e Librit 2024 në Frankfurt. 

Nga data 16 deri 20 tetor, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mori pjesë në 2024 Frankfurter Buchmesse ose Panairin e Librit të Frankfurtit, panairi tregtar më i madh në botë për librat. Vizitorët e stendës së Kishës patën mundësinë e pashoqe që të përfshiheshin me dy nisma të ndryshme, duke provuar “Eksperimentin e Librit të Mormonit” dhe duke eksploruar historinë e familjes së tyre nëpërmjet programit FamilySearch

Eksperimenti i Librit të Mormonit 

“Ky është njëri nga panairet më të rëndësishme të librit në botë”, – thotë Plaku Ruben V. Alliod, presidenti i Zonës së Europës Qendrore të Kishës, – “dhe ne kemi, për bindjen time, besimin tim dhe shpresën time, njërin nga librat më të rëndësishëm në botë: Librin e Mormonit.” 

Qindra vizitorë morën pjesë në “Eksperimentin e Librit të Mormonit”, ku u ftuan të lexonin një faqe të rastësishme nga teksti i shenjtë dhe të reflektonin se si ajo pjesë pati domethënie për ta. Pjesëmarrësit u nxitën të shprehnin mbresat dhe ndjenjat vetjake rreth vargjeve që lexuan, duke ndezur bashkëbisedime për besimin, shkrimin e shenjtë dhe zbulesën vetjake. Shumë njerëz shprehën ndjenja paqeje, kureshtjeje dhe frymëzimi teksa ndërvepruan me fjalët e profetëve të lashtë. 

Xhef Shitsi, profesor i marketingut në Universitetin “Brigam Jang” dhe zanafillësi i “Eksperimentit të Librit të Mormonit”, reflektoi: “Secili person arrin të dijë për veten e vet se Libri i Mormonit është një tjetër testamenti i Jezu Krishtit, sepse i kanë lexuar fjalët, i kanë parë faqet dhe më pas mund të na tregojnë se çfarë kanë mësuar”. 

Gjatë gjithë konferencës mbi 2500 njerëz u përfshinë në eksperimentin e Librit të Mormonit dhe u dhanë qindra kopje të librit në mbi 20 gjuhë. 

Programi FamilySearch 

Përveç “Eksperimentit të Librit të Mormonit”, Kisha gjithashtu paraqiti programin FamilySearch, bazën e të dhënave dhe shërbimin e saj falas në internet për historinë familjare. Pas paraqitjes së mirënjohur të vitit të kaluar, kjo është hera e dytë që programi FamilySearch u paraqit në Panairin e Librit. Vizitorët u udhërrëfyen nëpër veprimtari përfshirëse dhe ndien “gëzimin e menjëhershëm” ndërkohë që morën pjesë, tha Torsten Kuksi, Përgjegjësi i Zonës së Europës Qendrore për programin FamilySearch. “Njerëzit lidhen menjëherë me familjet e tyre ndërkohë që fillojnë të ndërtojnë vetë pemën e familjes së tyre. Ata thjesht futin emrin e tyre dhe më pas emrin e prindërve të tyre dhe e shohin pemën të rritet dhe dëshirojnë të vazhdojnë akoma për të ndërtuar pemën e familjes së tyre.”  

Me aftësinë për të lidhur paraardhësit e tyre me miliona dokumente tashmë në dispozicion në bazën e të dhënave të FamilySearchit, mbi 7000 vizitorë shprehën emocion prej mundësisë për të gjurmuar rrënjët e tyre dhe për të zbuluar lidhjet familjare prej brezave të së kaluarës. Programi kompjuterik “My Family Tree [“Pema Ime Familjare]” u shkarkua mbi 1000 herë dhe më shumë se 2500 emra të rinj të paraardhësve janë shtuar në pemët e familjeve të njerëzve. 

Përse t’ua sjellim programin FamilySearch 230 000 vizitorëve të panairit të librit? Plaku Alliod përfundoi: “Sepse nuk bëhet fjalë për krijim pemësh, nuk bëhet fjalë për gjëra gjenealogjike. Është fjala për t’i lidhur njerëzit. Ne jemi pjesë e një familjeje të tërë.” 

Panairi i Librit në Frankfurt siguroi një platformë ideale që Kisha t’i shpërndante këto mjete të fuqishme për rritjen dhe lidhjen shpirtërore. Si “Eksperimenti i Librit të Mormonit”, ashtu edhe programi FamilySearch u lejuan individëve të reflektonin mbi udhëtimet vetjake shpirtërore dhe të përfshiheshin në diskutime domethënëse rreth besimit, familjes dhe përvojës njerëzore.