The Tabernacle Choir Njofton Datat e Riplanifikuara për Turneun e Vitit 2022

Turneu i riplanifikuar për vitin 2022 tani do të zhvillohet brenda 22 ditëve nga dita e enjte, më 16 qershor deri ditën e enjte, më 7 korrik

The Tabernacle Choir Njofton Datat e Riplanifikuara për Turneun e Vitit 2022

SOLT-LEJK-SITI – The Tabernacle Choir and Orchestra at Temple Square njoftuan hollësi të mëtejshme rreth turneut të tyre në vitin 2022 në shtatë qytete në katër vende nordike dhe në Mbretërinë e Bashkuar.  Turneu është shtyrë dy herë për shkak të kufizimeve nga COVID-19. Turneu i riplanifikuar për vitin 2022 tani do të zhvillohet brenda 22 ditëve nga dita e enjte, më 16 qershor deri ditën e enjte, më 7 korrik. Gjatë turneut do të vizitohen të gjitha ato qytete që ishin planifikuar për turneun e parë. Datat e reja renditen më poshtë; koncertet fillojnë në orën 20:00.

  • Stokholm, Suedi – data: 18 qershor 2022 (E shtunë)*; Vendi: Konserthuset Stockholm
  • Helsinki, Finlandë – data: 21 qershor 2022 (E martë); Vendi: (do të lajmërohet)
  • Kopenhagë, Danimarkë – data: 25 qershor 2022 (E shtunë); Vendi: DR Koncerthuset
  • Oslo, Norvegji – data: 28 qershor 2022 (E martë); Vendi: Oslo Spektrum
  • Edinburg, Skoci – data: 1 korrik (E premte); Vendi: Usher Hall
  • Njuport, Uellsi Jugor – data: 4 korrik 2022 (E hënë); Vendi: International Convention Centre Wales
  • Kardif, Uells – data: 6 korrik 2022 (E mërkurë); Vendi: St. David’s Hall (vetëm me ftesa)

* Interpretimi i pasdites në orën 14:00 si dhe koncerti i mbrëmjes.

“Ne jemi të kënaqur që me bashkëpunimin domethënës të vendeve ku do të interpretojmë dhe bashkëpunëtorëve tanë për udhëtimin, kemi qenë në gjendje ta riplanifikonim këtë turne në këto data në vitin 2022”, tha presidenti i the Choir, Ron Xhereti. “Ne ende do të jemi në gjendje të kuptojmë konceptin origjinal të turneut për të vizituar Uellsin dhe zona të tjera me trashëgimi për the Choir, anëtarët e parë të të cilit ishin të kthyer të hershëm në besim në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme me talente muzikore nga këto vende.”

Përpara se të riplanifikohej turneu, biletat ishin në shitje në Stokholm, Kopenhagë dhe Edinburg. Për klientët që blenë bileta për këto koncerte, janë bërë rregullime për transferimin e këtyre biletave në datat e reja të koncertit në vitin 2022. Secili prej këtyre vendeve do të jetë në kontakt me mbajtësit e biletave nëpërmjet postës elektronike për procedurat e biletave. Mesazhet elektronike nga Stokholmi dhe Kopenhaga do të sigurojnë informacion për kërkesën për rimbursim. Mbajtësit e biletave nga Edinburgu mund të dërgojnë mesazh elektronik në adresën customer.enquiries@usherhall.co.uk për të kërkuar rimbursim. Shitjet e biletave mundësohen në Stokholm, Kopenhagë dhe Edinburg. Mundësia për bileta në vendet e tjera të turneut do të njoftohet në të ardhmen. Shihni TabChoir.org/tour për informacion të mëtejshëm.

Që prej turneu të tij të parë jashtë Jutës në vitin 1893, the Choir ka bërë turne gjerësisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera. Ai ka interpretuar në kryeqytete muzikore nga Izraeli dhe Rusia deri në Japoni dhe Australi. Turneu i fundit i the Choir në këto katër qytete nordike ishte 39 vjet më parë në vitin 1982. Ai nuk ka e vizituar Uellsin ose Skocinë që nga turneu i tij parë në Europë në vitin 1955. Një trupë prej afro 65 anëtarësh të the Orchestra ka udhëtuar në turne me the Choir që prej vitit 2005.

The Choir dhe Orchestra janë artistë aktivë që kanë në kompaninë e tyre muzikore, të cilët kanë nxjerrë mbi 90 CD, DVD, libra dhe produkte të tjera që kur u themelua në vitin 2003. Albumi aktual në CD i the Choir, When You Believe: A Night at the Movies, doli në tregun muzikor në 2020-ën dhe është në dispozicion për shitje, shkarkim dhe transmetim në TabChoir.org/shop. Albumi ishte në vendin e parë në listën Classical Crossover të revistës Billboard® që në javën e parë të daljes në treg.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen www.TheTabernacleChoir.org/tour. Burime të tjera për mjetet e informimit mund të gjenden në faqe tek About Us/Newsroom [Rreth Nesh/Redaksia].