Tempujt e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme: Shtëpi të Përkushtuara të Zotit

Mësoni më Shumë për Tempujt dhe Përkushtimet e Tempujve të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Latter-day Saint temples are sacred buildings that are dedicated to God.
Latter-day Saint temples are sacred buildings that are dedicated to God.

Çfarë është një tempull i shenjtorëve të ditëve të mëvonshme?

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se tempulli është më shumë sesa një ndërtesë e bukur. Ata besojnë se tempulli është me plot kuptimin e fjalës shtëpia e Zotit. Tempulli është një vend i shenjtë ku shenjtorët e ditëve të mëvonshme e adhurojnë Jezu Krishtin dhe mësojnë për Të. Shkrimi i shenjtë i shenjtorëve të ditëve të mëvonshme jep mësim se tempulli është “një shtëpi lutjeje, një shtëpi agjërimi, një shtëpi besimi, një shtëpi mësimi, një shtëpi lavdie, një shtëpi rregulli, një shtëpi [e] Perëndisë” (DeB 109:8). Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, tempujt janë të ndryshëm nga godinat e zakonshme kishtare. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se tempujt janë vendet më të afërta me qiellin mbi tokë.

Çfarë ndodh në një tempull të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme?

Në tempull, shenjtorët e ditëve të mëvonshme mësojnë rreth planit të Perëndisë për fëmijët e Tij dhe bëjnë besëlidhje, apo premtime, të shenjta që ta ndjekin Atë. Në tempuj, shenjtorët e ditëve të mëvonshme kryejnë gjithashtu ordinanca të tilla si pagëzimi për pjesëtarët e vdekur të familjes të cilët vdiqën pa mundësinë për t’i marrë këto ordinanca. Praktika e pagëzimit për të vdekurit përmendet në Bibël (shih 1 Korintasve 15:29). Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë gjithashtu se në tempuj, çiftet dhe familjet mund të vulosen, apo të bashkohen, së bashku për përjetësinë. Këto ceremoni vulosjeje lejojnë që marrëdhëniet familjare të vazhdojnë përtej varrit. Mundësia që familjet të jenë së bashku, jo vetëm në këtë jetë por edhe për përjetësinë, është një nga dhuratat më të mëdha të premtuara nga ungjilli i Jezu Krishtit.

Çfarë është një përkushtim i tempullit të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme?

Përpara se shenjtorët e ditëve të mëvonshme të fillojnë ta përdorin një tempull të ri, ata zhvillojnë një ceremoni të veçantë përkushtimi. Përkushtimet e tempujve të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme zakonisht përfshijnë muzikë dhe biseda të mbajtura nga udhëheqës të Kishës. Në një përkushtim të tempujve të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme bëhet gjithashtu një lutje përkushtimi nga një udhëheqës i Kishës. Në këtë lutje, udhëheqësi i Kishës e përkushton tempullin që aty të bëhet puna e Perëndisë, dhe i kërkon Perëndisë që ta bekojë atë (shih “Dedication”).

Për të hyrë në një tempull pasi ai është përkushtuar, ju duhet të jeni një anëtar i denjë i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe të jeni pagëzuar të paktën prej një viti. Megjithatë, përpara se të përkushtohet një tempull i shenjtorëve të ditëve të mëvonshme, tempulli është i hapur për publikun për disa javë. Kjo periudhë kohe quhet zakonisht një “shtëpi e hapur”. Gjatë shtëpisë së hapur, pjesëtarët e publikut mund të bëjnë vizita falas në tempull dhe të mësojnë më shumë për punën e shenjtë dhe të mrekullueshme që do të bëhet atje.

Në ç’mënyrë mund të mësoj më shumë?

Për të mësuar më shumë mbi tempujt e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe në ç’mënyrë ata janë pjesë e planit të Perëndisë për ju dhe familjen tuaj, vizitoni ejanitekrishti.org.