Tiranë, Shqipëri

Të reja vullnetare suportojnë një nga fondacionet më bashkëpunuese të Kishës për kauzën e tyre për Krishtlindje

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit kanë shijuar nga ai lloj gëzimi dhe në përputhje me këtë arsye, gatishmëria për ta ndarë atë gëzim me të tjerët është prezente.

E dielë, më datë 3 dhjetor, ambjentet e Hotel Rogner vezulluan nga fytyrat e ndritshme të fëmijëve, prindërve dhe vullnetarëve me dëshirën e pastër për të ndihmuar kauzën e Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës 'Djepi i Engjëjve', që suporton kryesisht foshnjat e braktisura dhe nevojat e nënave, që sapo kanë lindur foshnjat e tyre.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka bashkëpunuar gjerësisht këto 10 vite me OSAAB, Organizatën për Suport të Bebeve të Braktisura në Shqipëri dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe këtë herë të përkrahte në Panairin e 22-Vjetorit të Pushimeve Dimërore, ku Shpirti i Krishtlindjes ishte mëse i pranishëm dhe dashuria ndihej kudo përmes atmosferës së ngrohtë.

Në këtë event ishin të gjithë të ftuar të ishin të pranishëm, me motivin kryesor që të vinin e shikonin dëshirën dhe përkushtimin e cilitdo për të shërbyer dhe për të ndërgjegjësuar. Kjo është një ngjarje vjetore e suksesshme që bashkon komunitetin për disa blerje pushimesh dhe mbështet disa shkaqe të mëdha!

Ëmbëlsira artizanale të prezantuara gjatë Panairit të Pushimeve Dimërore

Një mundësi zgjedhje nga më shumë se 40 tregëtarë (që përfaqësojnë OJQ-të, bizneset e vogla, ndërmarrjet sociale, artistët vendas dhe shkollat), të cilët u përkisnin këndeve të ndryshme me tavolina plot me dhurata të veçanta dhe të këndshme për miqtë dhe familjen, duke përfshirë: ëmbëlsira artizanale dhe të gatuara vetë, shtëpi keku me xhinxher, vepra arti dhe punime artizanale të veçanta nga bamirës dhe artistë vendas, libra dhe bizhuteri, foto me babagjyshin dhe më shumë.. Po kështu, një nga këndet që tërhoqi vëmendjen ishte edhe këndi i Facepanting.

Shtëpi keku me xhinxher
Kuti Krishtlindjesh me ëmbëlsira artizanale
Punime artizanale tradicionale të veshjeve dhe bizhuterive

Ishte menduar një metodë kreative që të tërhiqte sa më shumë fëmijë (dhe jo vetëm) të argëtoheshin me përvojën e të provuarit piktura në fytyrë sipas preferencave të tyre, dhe bashkë me ta, të tërhiqeshin edhe plot prindër për t'u lejuar fëmijëve të tyre kënaqësinë e përqafimit të gëzimit që Krishtlindja përcjell me një nga shumë veprimtaritë, që u zhvilluan atë ditë.

Përpos vullnetarëve të tjerë të rinj, që kishin marrë pjesë dhe në evente të kaluara të kësaj natyre, u bashkuan dhe 5 të reja, anëtare nga Kisha e Jezu Krishtit, drita e të cilave u ndje dukshëm përmes qëndrimit dhe talenteve, që ato zotëronin.

Të reja të kishës duke përgatitur njëra tjetrën për shërbimin në vazhdim
Misionare e kishës duke kontribuar në këndin e Facepainting
Fëmijë të pranishëm në këndin Facepainting

Patëm mundësinë të siguronim përshtypje nga persona të dashur, që takuam atë ditë. Duke filluar me Lizzy Grezda, bashkëpunëtoren kryesore me Kishën nga OSSAB, citoi: 'Jemi tejmase falenderues për pjesëmarrjen e vullnetarëve në aktivitet. Shpresoj që të jetë shijuar njëlloj dhe prej tyre, ashtu si nga ne. Ja keni dalë më së miri!

Diku tek 50 fëmijë janë lumturuar me vizatimet në fytyrë dhe 25 fëmijët me lyerjen e thonjve. Kështu që kemi arritur shumë. Shuma, që është mbledhur shkoi diku tek 12.600 lek të reja dhe na ndihmon për të vazhduar punën tonë duke mbështetur mjekët, mamitë, infermierët, nënat dhe bebat për fillime të mbara.' 

Lizzy Grezda, bashkëpunëtorja kryesore me Kishën nga OSSAB

Fotografja Gentiana Mema gjithashtu shprehu: 'Për mua si fotografe ishte eksperienca e parë që merrja pjesë në një event të tillë, si Christmas Market. Sinqerisht më është dukur një oaz magjik; me fytyrat e qeshura të fëmijëve; me njerëzit kurioz për të parë e për të vizituar atmosferën; me tavolina të pasura; miq, që shijonin gjithçka që servirej; vizitorë, që blinin për të kontribuar në tezgat për kauza të ndryshme. Dhe dukej e gjitha si një familje e madhe!'.

Më pas ajo shtoi: 'Këndi i pikturës ishte nga më të veçantit sepse herë pas here, ndaloja dhe kapja momentet e fëmijëve se si shndërroheshin me personazhet e librave apo filmave, ose detajet, që ata i kanë nga bota dhe fantazitë e tyre. Dhe duart e vullnetareve të përqëndruara dhe aq të palodhura, më kanë bërë shumë, shumë përshtypje, sepse kur erdha ishte këndi i parë që unë kam hasur, dhe kur dola ishte i fundit.'

Motër misionare e kishës duke kontribuar në këndin e Facepainting (fotografi e realizuar nga Gentiana Mema)

Vetë Shpirti i Krishtlindjes mbart në vetvete frymën e ndërveprimit dhe të lartësimit të njeriut të afërt me në qendër Jezu Krishtin, që lindi për t'u treguar të gjithëve modelin e duhur e të jetuarit, e cila është të rimëkëmbesh duke rimëkëmbur, lehtësuar, ngushëlluar, shërbyer, dashur e lartësuar më parë të tjerët. Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit kanë shijuar nga ai lloj gëzimi dhe në përputhje me këtë arsye, gatishmëria për ta ndarë atë gëzim me të tjerët është prezente. [1]

Ne jemi mirënjohës për mundësinë që kemi për të festuar me motrat dhe vëllezërit kudo në komunitetin tonë përmes shërbimit, në mënyrë që të gjithë ta dinë që Krishtlindja nuk është vetëm sepse Krishti lindi, por sepse Ai jeton!

 

Të rejat vullnetare nga Kisha e Jezu Krishtit