Të Përkrahim Fëmijët dhe Rininë:

Një Transmetimi i Përgjithshëm për Prindërit dhe Udhëheqësit

Të Përkrahim Fëmijët dhe Rininë: Një Transmetimi i Përgjithshëm për Prindërit dhe Udhëheqësit

Në një transmetim të veçantë që u zhvilluar më 6 qershor 2021, anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve si dhe Drejtuesit e Përgjithshëm folën rreth mundësive për të bekuar rininë dhe fëmijët ndërsa zonat dalin nga pandemia. Ftojmë kuorumin e rinisë, presidencat e klasave, prindërit, udhëheqësit e rinisë dhe fëmijët të marrin pjesë në këtë paraqitje.

Paraqitja njëorëshe, si dhe segmente për auditorë specifikë, janë në dispozicion në http://ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org dhe te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] Paraqitja do të përfshijë ide praktike për angazhimin në programin Fëmijët dhe Rinia si familje dhe në lagje. Ai mund të përdoret në këshillat familjarë, të lagjeve dhe të kunjeve, në komitetet e udhëheqjes të rinisë së kunjit, në këshillat e rinisë të lagjeve, në mbledhjet e kuorumeve të Priftërisë Aarone dhe të presidencës së klasave të Të Rejave dhe mjedise të tjera.

Plaku Roi Tanikllif, I Shtatëdhjetë Zonal i cili banon në MB dhe që ka përgjegjësinë e përkrahjes së programit Fëmijët dhe Rinia në Europë,  e trajtuan rëndësinë e kësaj paraqitjeje të veçantë. “Transmetimi është hartuar për të ndihmuar që të riaktivizohet pjesëmarrja në këtë nismë të re për të rinjtë e të rejat, veçanërisht në zonat ku veprimtaritë dhe mbledhjet nga afër po rifillojnë duke u bazuar tek orientimet e sigurisë ndaj COVID-it .” Ai shtoi që “burimet do të kenë në shënjestër auditorë specifikë dhe zonat vendore  duhet të përdorin përmbajtjen sikurse drejtohen nga Presidenca e Zonës  gjatë javëve dhe muajve vijues”.

Paraqitja tani është në dispozicion në anglisht dhe në gjuhën amerikane të shenjave dhe më 18 qershor do të shtohet në gjuhet vijuese: franceze, gjermane, italiane, japoneze, kantoneze, koreane, mandarine, portugeze, ruse dhe spanjolle.