Konferenca e kunjit Tiranë Shqipëri Mars 2022

Të mësosh nga Konferenca

Konferenca e Kunjit

Konferenca e kunjit Tiranë Shqipëri këtë vit u mbajt në datat 5-6 Mars 2022. Konferenca u mbajt në ndërtesën kishtare Durrës dhe u transmetua drejtpërdrejt nëpërmjet teknologjisë. Këtë konferencë e kryesonte plaku Mark A. Gilmour, i Shtatëdhjetë Zonal, Presidenti i Misionit të Adriatikut Jugor dhe bashkëshortja e tij motra Burdon, si edhe anëtarët e presidencës së kunjit Tiranë Shqipëri. Kishte një pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve, familjeve dhe miqve të tyre.

Në këtë konferencë u mbajtën disa biseda dhe dëshmi të mrekullueshme, ishte presidenti i kunjit Jetmir Hysi i cili foli për planin e Perëndisë në një këndvështrim të përgjithshëm, ishte motra Anajsa Fejzi e cila ndau dëshminë e saj duke përmëndur që besëlidhjet na ndihmojnë të jemi të drejtë, ishte vëllai Dionis Disha i cili tha: ”Shumë eksperienca që nuk i kisha përjetuar i ndjeva ato në kishë dhe nëse do jemi krah Jezu Krishtit gjithmonë do të kemi rrugën e ndriçuar ”.

Vëllai Renaldo Nexhipi mbajti një bisedë ku foli për planin e lumturisë i cili na ndihmon t’i bëjmë ballë çdo pengese dhe tregoi gjithashtu eksperiencat që pati gjatë misionit të tij. Presidenti Erald Veliu mbajti një bisedë ku foli për dritën e Krishtit dhe të lejojmë që profeti të jetë një busull në jetët tona. Motra Ermira Çyçi foli për kohën që i dedikojmë Zotit dhe planifikimi i kohës për të adhuruar Atë.

Dhe në fjalën përmbyllëse ishte plaku Gilmour i cili mbajti një bisedë për punën e shpëtimit dhe ekzaltimit. Ai ftoi të gjithë të kenë gëzim, të bashkojmë familjet së bashku, ndau historinë e vëllait Nelson në atë kohë dhe shërbesës që ai dha, duke theksuar se do të jetë një kohë që ju do jeni përgjigjia e lutjes së dikujt tjetër. Ishin të gjitha dëshmi dhe biseda të mrekullueshme ku përcollën fuqishëm ndikimin e Frymës së Shenjtë.

Më poshtë kemi disa mbresa që disa anëtarë ndajnë me ne:

Pse ju pëlqen të merrni pjesë në konferencë?

Vëllai Amarildo Gani (lagjja e dytë, Tiranë) shprehet: “Të qënit i pranishëm në konferencë më aftëson të ndjej përkatësinë në familjen e Atit Qiellor duke më mbushur kraharorin me gëzim dhe mëndjen me paqe, se vëmendja e Atit dhe e Jezu Krishtit është përqëndruar tek secili prej nesh individualisht dhe pohuar dashurinë e Tyre nëpërmjet mesazheve frymëzuese dhe lartësuese që mundësojnë falë shërbëtorëve të tyre besnikë“.

Motra Sabrina Hyla (lagjja e dytë, Tiranë) shprehet: ”Konferenca për mua është një familje e madhe ku mblidhemi për të adhuruar Zotin Tonë të Dashur, për të dëgjuar mesazhet që na dhurojnë motrat dhe vëllezërit tanë dhe për të forcuar veten time gjithashtu“.

Motra Elsa Pina (lagjja Durrës) shprehet: ”Nga konferenca marrim mësime dhe mesazhe se si të jetojmë më mirë ungjillin nëpërmjet bisedave që dëgjojmë”.

Çfarë ju bëri përshtypje gjatë bisedave te kjo konferencë dhe pse?

Vëllai Gani: ”Gjatë konferencës më la mbresë një ndër bisedat në të cilën u diskutua për besëlidhjet që kemi bërë edhe në tempull, kur ne bëjmë dhe i rikujtojmë besëlidhjet që kemi bërë jemi më të vendosur për të qënë dëshmitarë të vërtetë e të drejtë të Krishtit”.

Motra Hyla: ”Në përgjithësi si dëshmitë, por edhe bisedat ishin të bukura, mund ta ndjeje Shpirtin e Zotit, paqen dhe qetësinë shpirtërore. Biseda “nuk kam kohë” e motrës Çyçi më la shumë mbresa, më bëri të reflektoja rreth gjërave që bëj gjatë përditshmërisë time. Po, mendoja që Zoti kurrë nuk më ka thënë mua në lutjet e mia: ”nuk kam kohë”, por Ai ka qënë gjithmonë aty për mua dhe me bekimet e Tij që unë të mësoj gjëra të mira, të ecja në rrugën e drejtë të ungjillit. Edhe biseda e plakut Gilmour ishte prekëse dhe inkurajuese”.

Cila është dëshmia juaj në mbështetje të gjërave që mësove?

Vëllai Gani: ”Dëshmoj se Ati dashurinë e Tij ndaj nesh e përcjell shpesh herë nëpërmjet fëmijëve të Tij, e dukshme në përqafime të përzemërta, në buzëqeshje të çiltëra dhe në ngrohtësinë që të japin”.

Motra Hyla: ”Dëshmia ime është që shprehja ”nuk kam kohë” nuk duhet të ketë vënd në mëndjet tona. Ati Ynë na njeh dhe na qëndron pranë. E di që nëpërmjet Birit të Tij Jezu Krishtit mund t’i mposhtim sfidat e kësaj bote”.

Motra Pina: ”Dëshmia ime është se duke dëgjuar motrat dhe vëllëzërit e kishës, dëshmia ime u forcua edhe më shumë, kjo është rruga që të çon tek Ati Ynë”.