Një grup i gjerë burimesh për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, në dispozicion për 40 vende të Europës, tani mund të gjendet në një kënd të vetëm interneti:
Nga kjo faqe e vendmbërritjes, anëtarët e Kishës dhe miqtë mund të kenë qasje me një klikim të vetëm te burimet e Kishës në gjuhët e tyre amtare dhe të gjejnë informacione dhe trajnime mbi arsimin, zhvillimin e karrierës, shëndetin mendor dhe emocional, shërbimin humanitar, fillimin e një biznesi, planifikimin e jetës, përgatitjen për urgjencat dhe shumë më tepër.
Përse nevojitet një kënd i vetëm interneti për të gjitha këto burime? “Kjo e thjeshton procesin që më parë ishte i vështirë, të gjetjes së tyre”, – thotë Ithër Simonçini, Përgjegjësi Zonal i Kishës për Veprimet në Terren për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja për Italinë, Adriatikun e Veriut dhe Euroazinë.
“Kisha”, – thotë ai, “i ka zhvilluar dhe përmirësuar këto burime përgjatë dekadave. Shumë prej tyre u zhvilluan të pavarura nga njëra-tjetra, nga sektorë të ndryshëm të Kishës. Gjenden në shumë kënde interneti. Po t’i shtojmë gjithë kësaj vendet dhe gjuhët e shumta të Europës, gjetja e burimit të saktë që i nevojitet një personi në gjuhën e vet, mund të jetë e ndërlikuar dhe e bezdisshme.” “Sapo i trajnuam (njerëzit) se si t’i gjenin ato, ata nuk i mbajtën mend”, shprehet duke buzëqeshur Simonçini.
Mëvonshme tani po e përhap informacionin në faqen www.LifeHelpEurope.org. “Ne i po trajnojmë udhëheqësit tanë, përfshihet si nënshkrim në mesazhet tona elektronike dhe si një kod QR në kartëvizita, por prapëseprapë duhet të bëjmë më shumë”, – thotë Simonçini me entuziazëm.
Parulla “Ndihmë për Jetën” është një term që përdoret nga Kisha për të përfshirë të gjitha përfitimet që ofrojnë burimet e saj të Mirëqenies dhe Mbështetjes te Vetja. Simonçini vëren: “Kështu që adresa e faqes së internetit është gjetja e përsosur”.