Takohuni me Misionarët

Një Ditë në Jetën e një Misionari të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Missionaries-4
Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme e shpenzojnë kohën e tyre duke u shërbyer të tjerëve dhe duke u dhënë mësim njerëzve rreth ungjillit të Jezu Krishtit.
Missionaries-2
Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme e shpenzojnë kohën e tyre duke u shërbyer të tjerëve dhe duke u dhënë mësim njerëzve rreth ungjillit të Jezu Krishtit.

Çfarë është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

Nëse jeni si shumica e njerëzve që kanë dëgjuar për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ju ndoshta jeni pak kureshtar rreth mënyrës se si janë shenjtorët e ditëve të mëvonshme në të vërtetë. Emri zyrtar i Kishës është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe disa njerëz gabimisht e mendojnë se ajo është një fe vetëm amerikane. Në fakt, ka miliona anëtarë të Kishës dhe dhjetëra mijëra misionarë në mbarë botën (shih “Worldwide Church”, pjesa Facts and Statistics te newsroom.churchofjesuschrist.org). Shenjtorët e ditëve të mëvonshme adhurojnë Jezu Krishtin dhe e konsiderojnë Atë të jetë Zoti dhe Shpëtimtari i tyre.

Ka mundësi që të ketë anëtarë dhe misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në vendin tuaj, ndoshta edhe në qytezën apo qytetin tuaj. Nëse shihni dyshe të rinjsh dhe të rejash të veshur pastër, me etiketa emri, duke ngarë biçikletat përreth zonës suaj, ka shumë mundësi që ata të jenë misionarë shenjtorë të ditëve të mëvonshme.

Missionaries-6

Kush janë misionarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme, janë anëtarë të rregullt të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të cilët zgjedhin të shpenzojnë 1,5 deri në 2 vite duke u dhënë mësim të tjerëve rreth ungjillit të Jezu Krishtit. Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme janë vullnetarë të papaguar, kohëplotë, të cilët kanë zgjedhur të jenë shërbëtorë të Jezu Krishtit.

Shumica e misionarëve janë beqarë, të rinj dhe të reja midis moshave 18 dhe 25 vjeç. Ndonjëherë, çifte të martuara, të dala në pension, zgjedhin gjithashtu të shërbejnë në misione. Të gjithë misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme mbajnë etiketa emri (të cilat përfshijnë si emrin e misionarit ashtu edhe [emërtimin] “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”), por jo të gjithë misionarët e ngasin biçikletën. Disa misionarë ngasin makinën ose ecin dhe të tjerë përdorin transportin publik (shih “Meet the missionaries”, ejanitekrishti.org).

Missionaries-5

Si është dita e një misionari?

Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme punojnë në grupe me të paktën dy veta. Këto grupe quhen dyshe misionarësh. Dyshet e misionarëve jetojnë dhe punojnë së bashku – dhe puna misionare është e vështirë!

Oraret e misionarëve shenjtorë të ditëve të mëvonshme ndryshojnë në varësi të kulturës së vendit ku po shërbejnë. Megjithatë, misionarët bëjnë të njëjtat lloje gjërash, edhe pse mund t’i bëjnë në kohë të ndryshme të ditës. Një ditë tipike e misionarit përfshin ngritjen herët për t’u lutur e për t’u ushtruar dhe më pas përfshin studimin e Biblës, të Librit të Mormonit e të shkrimeve të tjera të shenjta dhe të burimeve të Kishës. Nëse misionarët po shërbejnë në një vend ku flitet një gjuhë tjetër nga gjuha e tyre amtare, ata shpenzojnë kohë edhe për të studiuar gjuhën e vendit mikpritës (shih  „More Flexibility Announced for Mormon Missionary Daily Schedules“, newsroom.churchofjesuschrist.org). Ata e kalojnë pjesën e mbetur të ditës duke bërë pjesën më të rëndësishme të punës së tyre si misionarë: duke u dhënë mësim njerëzve rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij dhe duke u shërbyer të tjerëve. Pas një dite të vështirë pune, misionarët kthehen në shtëpi, gati për të bërë të njëjtën gjë të nesërmen.

Missionaries-6

Përse misionarët e bëjnë atë që bëjnë?

Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme shërbejnë për shkak se i duan Perëndinë dhe bashkëqeniet e tyre. Ata nuk marrin asnjë pagesë për shërbimin e tyre. Ata sinqerisht besojnë se Perëndia i do fëmijët e Tij dhe dëshiron që ata të mësojnë rreth Tij. Ata duan t’i ndihmojnë njerëzit të gjejnë kuptim, qëllim dhe drejtim në jetën e tyre. Ata duan gjithashtu që t’i ndihmojnë njerëzit të ndiejnë gëzimin që vjen nga zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë. Për të zbuluar më shumë rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme apo mënyrës se si të takoheni me misionarë shenjtorë të ditëve të mëvonshme në zonën tuaj, vizitoni ejanitekrishti.org.