Solt‑Lejk‑Siti, Jutë

Takimi Shpirtëror Mbarëbotëror për Të Rinjtë dhe Të Rejat në Moshë Madhore me Presidentin dhe Motrën Ouks

Të rinjtë e të rejat në moshë madhore të moshave 18–30 vjeç, të martuar ose beqarë, janë të ftuar të shohin një takim shpirtëror mbarëbotëror nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, nga data 21 maj 2023, ku paraqiten Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dhe bashkëshortja e tij, Motra Kristen Ouks.

Planifikoni tani t’i ftoni dhe të mblidheni me miqtë tuaj për të dëgjuar mesazhe të frymëzuara që janë pikërisht për ju, nga Presidenti dhe Motra Ouks.

Si ta shikoni

Ngjarja transmetohet në faqen ChurchofJesusChrist.org. Ajo do të jetë në dispozicion për ta parë te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] (në internet dhe në programin elektronik) në disa gjuhë që nga data 25 maj.