Takimi Shpirtëror që Kremton 180-Vjetorin e Shërbimit të Shoqatës së Ndihmës

women
Ky transmetim do të jetë në dispozicion për t’u parë 1 javë pas ngjarjes.

Vendndodhja: Transmetim në internet nga Mbretëria e Bashkuar në Zonën e Evropës.

Shihni Takim të Veçantë
Shkarko afishen

Të dielën, më datë 20 mars 2022, në orën 19:30, Motra Reina I. Aburto, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, dhe Motra Mishel D. Krejg, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, do të flasin në një takim shpirtëror në të cilin do të kryesojë Plaku Erik W. Kopishke, i Presidencës së Zonës së Europës. Ky takim shpirtëror do të jetë çasti kulmor i një fundjave shërbimi nga Shoqata e Ndihmës në mbarë Europën. Ai do të transmetohet nga Mbretëria e Bashkuar në 22 gjuhë për të gjitha motrat në Zonën e Europës, nga mosha 14 vjeçe e lart.