Takimi Shpirtëror Mbarëbotëror i Shoqatës së Ndihmës

Presidenti Rasëll M. Nelson dhe Presidenca e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës – Presidentja Kamill N. Xhonson, Motra Xh. Enet Denis dhe Motra Kristin M. Ji – do t’u flasin grave gjatë një takimi shpirtëror mbarëbotëror të Shoqatës së Ndihmës, të dielën, më 17 mars 2024.

Shikojeni këtu!
Nga e majta në të djathtë, Motra Xh. Enet Denis, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, Presidentja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Kamill N. Xhonson dhe Motra Kristin M. Ji, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, gjatë xhirimeve për takimin shpirtëror mbarëbotëror të 17 marsit të Shoqatës së Ndihmës në Ndërtesën e Shoqatës së Ndihmës në Solt Lejk Siti, të enjten, më 1 shkurt 2024. Fotografia nga Kristin Murphy, me mirësinë e Church News.

Takimi shpirtëror do të kremtojë qëllimin dhe themelimin e Shoqatës së Ndihmës, i cili ndodhi më 17 mars 1842. Ftohen të marrin pjesë të gjitha anëtaret e Shoqatës së Ndihmës dhe të rejat që mbushin 18 vjeçe në vitin 2024. Pas mesazheve të takimit shpirtëror, Shoqatat e Ndihmës do të kenë mundësinë të zhvillojnë një mbledhje vendore dëshmish ku motrat mund të shprehin besimin e tyre te Jezu Krishti.

Shoqatat e Ndihmës të kunjeve ose të lagjeve nxiten të mblidhen për takimin shpirtëror dhe mbledhjen e dëshmive mbrëmjen e së dielës, më 17 mars. Kur kufizimet e bëjnë të vështirë mbledhjen në këtë kohë, Shoqatat e Ndihmës mund të dëshirojnë të mblidhen nga afër në një kohë tjetër. Udhëheqësit gjithashtu nxiten ta transmetojnë takimin shpirtëror dhe mbledhjen e dëshmive për ato që nuk mund të marrin pjesë nga afër.

Këshillat e kunjeve ose të lagjeve nxiten të këshillohen së bashku për të diskutuar për sa vijon:

  • Mënyrat se si anëtarët e Kishës mund të ndihmojnë në sigurimin e përkrahjes për përkujdesjen ndaj fëmijëve gjatë ngjarjes, në mënyrë që të gjitha motrat e Shoqatës së Ndihmës të marrin pjesë.
  • Një orar mbledhjeje për takimin shpirtëror që i përmbush më së miri nevojat e motrave në çdo zonë.
  • Një rend dite për mbledhjen (shihni shembullin e mëposhtëm):
    • Lutja e hapjes
    • Transmetimi i regjistruar paraprakisht (35 minuta): Mesazhet nga Presidenti Nelson dhe Presidenca e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës
    • Dhënia e dëshmive: kohëzgjatja të përcaktohet nga kunji ose lagjja.
    • Kënga e mbylljes
    • Lutja e mbylljes
  • Sugjerime të tjera:
    • Nxitini motrat e Shoqatës së Ndihmës që t’i shënojnë mbresat që mund të marrin gjatë takimit shpirtëror.
    • Ftojini motrat të lidhen në rang global në mjetet shoqërore rreth ngjarjes duke përdorur thurjen #JesusChristIsRelief.
    • Kërkojuni presidencave vendore të Shoqatës së Ndihmës që të ndihmojnë për zhvillimin e ngjarjes.

Motrat e Shoqatës së Ndihmës mund të lidhen në rang global për ngjarjen duke përdorur thurjen #JesusChristIsRelief.

Presidenti Rasëll M. Nelson do t’u flasë grave gjatë një takimi shpirtëror mbarëbotëror të Shoqatës së Ndihmës, të dielën, më 17 mars 2024.
Presidenti Rasëll M. Nelson do t’u flasë grave gjatë një takimi shpirtëror mbarëbotëror të Shoqatës së Ndihmës, të dielën, më 17 mars 2024.

Shikimi i Transmetimit

Shikojeni takimin shpirtëror në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit], YouTube dhe në këtë hallkë lidhëse të transmetimit.

Transmetimi do të jetë në dispozicion në gjuhët vijuese:

anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, portugalisht dhe spanjisht. Gjuhë të tjera do të sigurohen në javët pasuese pas transmetimit.