Ritransmetim

Takim Shpirtëror Mbarëbotëror për Të Rinjtë në Moshë Madhore me Plakun dhe Motrën Holland

Solt‑Lejk‑Siti, Jutë

Më 8 janar 2023, bashkohuni me të rinj të tjerë në moshë madhore, të moshave 18–30 vjeç, të martuar ose beqarë, në takimin shpirtëror mbarëbotëror me Plakun Xhefri R. Holland, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe bashkëshorten e tij, Motrën Patrisha T. Holland. Ata do të flasin nga arena “M. Entoni Bërns” në kompleksin e universitetit “Juta Tek” në Seint‑Xhorxh të Jutës, SHBA, përpara një publiku me të rinj në moshë madhore në transmetim të drejtpërdrejtë.

Plaku Xhefri R. Holland dhe Motra Patrisha T. Holland.
Plaku Xhefri R. Holland dhe Motra Patrisha T. Holland.

Planifikoni tani të ftoni dhe të mblidheni me miqtë tuaj për të dëgjuar mesazhe të frymëzuara që janë vetëm për ju nga një prej Apostujve të gjallë të Zotit. Në Amerikën e Veriut ose të Jugut, shikoni për një ngjarje vendore për të parë transmetimin e drejtpërdrejtë të dielën, më 8 janar 2023, në orën 18:00 sipas orës standarde në zonën e shtatë orare. Kudo tjetër, shikoni mundësitë për ta parë ritransmetimin me të tjerët të dielën pasdite dhe në mbrëmje, më 15 janar.

Ju gjithashtu mund ta shihni transmetimin në sistemin satelitor të Kishës, në broadcasts.ChurchofJesusChrist.org (në dispozicion për dy javë).

Për hollësitë e transmetimit, përfshirë orarin e transmetimit, gjuhët në dispozicion dhe titrat për personat me probleme dëgjimi, shihni programin e transmetimit, që vihet në dispozicion disa javë përpara ngjarjes.

Duke filluar dy javë pas transmetimit, gjejini materialet filmike, me tekst dhe vetëm zanore të takimit shpirtëror në dispozicion në 41 gjuhë në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] nën “Persona në Moshë Madhore/Young Adults [Të Rinjtë në Moshë Madhore]”.