Takim i Veçantë Shpirtëror për Çiftet dhe Individët në Moshë 

Një gamë e gjerë mundësish për misionarët në moshë është në dispozicion. 

Të gjithë Anëtarët (mosha 50+) të Kunjeve dhe Distrikteve të Zonës së Europës Qendrore janë të ftuar të marrin pjesë në një Takim të Veçantë Shpirtëror rreth shërbimit si Misionarë në Moshë, të kryesuar nga Plaku Xherard, nga Presidenca e Zonës së Europës Qendrore. Takimi Shpirtëror do të mbahet në Zyrën e Zonës së Europës Qendrore, në Frankfurt, të dielën, më 9 qershor 2024 nga ora 18:00 deri në 19:30 (CEST) [Ora Verore e Europës Qendrore]. Përkthimi do të jetë në dispozicion në internet në 19 gjuhë të Zonës. 

Gjatë takimit shpirtëror, anëtarët do të mësojnë rreth mundësive të ndryshme për mision, përshtatshmërisë së kohëzgjatjes së shërbimit, ndihma të tjera në dispozicion për të gjithë misionarët në moshë dhe mënyrës se si të bëjnë kërkesë për shërbim misionar.

Profetët dhe apostujt e Kishës kanë ftuar edhe më shumë çifte dhe individë në moshë që të shërbejnë në misione. Ata gjithashtu kanë vënë në dispozicion një gamë të gjerë mundësish domethënëse për misionarët në moshë dhe kanë hequr pengesat që mund t’i kenë penguar disa veta për të shërbyer në të kaluarën.