Takim i Veçantë Shpirtëror për Çiftet dhe Individët në Moshë

Një gamë e gjerë mundësish për misionarët në moshë është në dispozicion.

senior missionary couple

Të dielën, më 9 qershor nga ora 18:00 deri në 19:30 CEST (Ora Verore e Europës Qendrore) Presidenca e Zonës së Europës Qendrore do të mbajë një takim të veçantë shpirtëror për mbarë zonën për të gjithë anëtarët e Kishës së moshës 50 vjeç e lart.

Gjatë takimit shpirtëror, anëtarët do të mësojnë rreth mundësive të ndryshme për mision, përshtatshmërisë së kohëzgjatjes së shërbimit, ndihmës së konsiderueshme financiare në dispozicion për të gjithë misionarët në moshë dhe mënyrës se si të bëjnë kërkesë për shërbim misionar.

Profetët dhe apostujt e Kishës kanë ftuar edhe më shumë çifte dhe individë në moshë që të shërbejnë në misione. Ata gjithashtu kanë vënë në dispozicion një gamë të gjerë mundësish domethënëse për misionarët në moshë dhe kanë hequr pengesat që mund t’i kenë penguar disa veta për të shërbyer në të kaluarën.

Si të Merrni Pjesë

  • Drejtpërsëdrejti: Takimi Shpirtëror do të mbahet në anglisht te zyra e Zonës së Europës Qendrore (Berner Str. 119, 60437 Frankfurt am Main).
  • Në Largësi: Një transmetim i drejtpërdrejtë do të sigurohet për anëtarët në mbarë Zonën e Europës Qendrore, me përkthim të drejtpërdrejtë në 19 gjuhë: armenisht, bullgarisht, çekisht, frëngjisht, greqisht, gjermanisht, holandisht, hungarisht, italisht, kroatisht, polonisht, rumanisht, serbisht, sllovakisht, sllovenisht, spanjisht, shqip, turqisht, ukrainisht.