.Mbështetja te Vetja – Puna.

Nëpërmjet programit të mbështetjes te vetja, Xhesika mëson se si të sigurojë të ardhura për veten e saj dhe tani ndihmon të tjerët që të bëhen të mbështetur te vetja.
Armandoja dhe Suela kanë punuar së bashku për të ngritur vetë biznesin e tyre për rinovimin [e ndenjëseve] të makinave me qëllim që të kenë një familje më të fortë dhe më të mbështetur te vetja.
Shikoni se si nisma për Mbështetjen te Vetja e bekoi së tepërmi jetën e Çavit pasi ai vendosi të merrte pjesë.
Ndonëse Zhajmi është bekuar së tepërmi si anëtar i Kishës, ai gjithashtu ka kaluar shumë sprova në jetën e tij. Gjatë një kohe me borxh shumë të madh në agjencinë e tyre të udhëtimeve, ai dhe bashkëshortja e tij e kuptuan se u nevojitej ndihmë për ta bërë sërish biznesin e tyre fitimprurës.
Nëpërmjet programit të mbështetjes te vetja, Fredsoni mëson se si ta organizojë kohën me urtësi dhe si të gjejë një punë.
Në kursin për mbështetjen te vetja “Kërkimi i Vendit Tim të Punës”, Eriksoni mëson se si të përgatitet me sukses për një intervistë pune.
Programi i mbështetjes te vetja i edukon pjesëmarrësit që të sigurojnë të ardhura dhe t’u shërbejnë familjes e komunitetit të tyre.
Panairi i Tregtisë në Asomada të Kepit të Gjelbër i ndihmoi njerëzit që donin të nisnin një biznes ose t’i përmirësonin aftësitë e tyre që të bëheshin më të mbështetur te vetja.
Shihni se si Segundo është në gjendje të gjejë punë dhe ta bekojë jetën e të tjerëve nëpërmjet pjesëmarrjes në kursin Kërkimi Im për Vend Pune dhe udhëzimit në të.
Kursi “Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim”, i jep mundësinë Marsidës që ta drejtojë me sukses biznesin e saj në internet.
Shihni se si parimet e Mbështetjes te Vetja e ndihmojnë Fredsonin që t’u bëjë ballë vazhdimisht stuhive të jetës.
Duke qenë se ka marrë pjesë në seminaret praktike vendore të Mbështetjes te Vetja, Riçardi tani i njeh bekimet shpirtërore dhe materiale që ky parim mund të sjellë në jetën tuaj.