Nga data 26 korrik deri më 2 gusht 2025, pesëdhjetë të rinj nga e gjithë Europa u mblodhën pranë Veliko–Tarnovos në Bullgari, për të shërbyer në një shkollë për fëmijët në situata të pafavorshme sociale. Ngjarja që zgjati një javë, e organizuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, shënoi fillimin e një projekti restaurimi dhe rregullimi të ambienteve të jashtme me katër faza në “Shkollën e Arteve dhe Zejtarisë ‘Dimitar Ekimov’” në fshatin pranë Rusaliës.
Pjesëmarrësit udhëtuan nga vende të ndryshme, përfshirë Austrinë, Rumaninë, Çekinë, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Zvicrën, Anglinë dhe Francën.
Konferenca zyrtare nisi të dielën, më 27 korrik, me një shërbim adhurimi, një paraqitje nga shkolla dhe një mbrëmje të menduar për t’i ndihmuar pjesëmarrësit të lidhen me njëri‑tjetrin. Ngjarja u drejtua nga Plaku dhe Motra Bejli, misionarë kohëplotë në moshë për Kishën, të përkrahur nga udhëheqës të rinj në moshë madhore dhe çifte të tjera misionarësh. U bashkuan edhe tre të rinj vendës nga Sofja duke ndihmuar të krijoheshin ura lidhëse me vendësit.
Çdo ditë jave, pjesëmarrësit punonin nga ora 9:00 deri në 17:00 për të pastruar barishtet, shkurret, pemët e ngatërruara dhe gurët, duke i transformuar terrenet ku qenë rritur shkurret së tepërmi në zona të ardhshme lojërash për fëmijët e shkollës. Pushimet e drekës dhe ndërveprimet me fëmijët përbënë çaste të gëzueshme kur puna ndërpritej.
Gjysma e ditës së punës të së premtes u mbyll me një kremtim të gjallë të kulturës. Vullnetarët dhe nxënësit vallëzuan me muzikë nga e gjithë bota, duke kulmuar me një interpretim bashkues dhe të gëzueshëm të këngëve tradicionale popullore bullgare. Ishte një atmosferë bashkimi dhe gëzimi.
Përtej përmirësimeve në aspektin fizik, shumë pjesëmarrësve kjo përvojë iu duk thellësisht kuptimplotë. Aleksandar Stojanovi nga Sofja u shpreh: “Unë kurrë nuk jam ndier kaq i kënaqur në punën time, sa u ndjeva kur u shërbeja këtyre njerëzve”. Kenia, një e re në moshë madhore nga Spanja me origjinë nga Peruja, e shprehu lumturinë e saj thjesht: “Shumë mirë”, – tha ajo me një buzëqeshje të ndritshme. Ajmer Aloti nga Anglia reflektoi: “U dhanë disa biseda në takimet shpirtërore… rreth faktit se gjëja e parë që bëri Jezusi, ishte të shërbente. Shpirti i Perëndisë që ndiejmë këtu, do të thotë që njerëzit janë më të sjellshëm me njëri‑tjetrin.”
Animari Dimitrova, pronarja e shkollës, e falënderoi përzemërsisht grupin: “Faleminderit nga zemra. Ne jemi miq vërtet shumë të mirë dhe ju duam.” Fjalët e saj pasqyruan lidhjet e thella që u krijuan gjatë javës.
Pesëdhjetë të rinj në moshë madhore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga e gjithë Europa u mblodhën pranë Veliko–Tarnovos në Bullgari, për të shërbyer në një shkollë për fëmijët në situata të pafavorshme sociale, nga data 26 korrik deri më 2 gusht 2025.

Fëmijët dhe vullnetarët qeshën, vallëzuan dhe u përqafuan gjatë pasdites së tyre të fundit së bashku, një lamtumirë prekëse që tregoi dashurinë dhe respektin e ndërsjellë të ndërtuar përmes shërbimit.
Nënkryetari i Bashkisë, Xhorgi Nedevi, i cili e përkrahu projektin që nga fillimi, i vizitoi ata disa herë. Pasi mori pjesë në paraqitjen që përmbante biseda dhe dëshmi mbrëmjen e së enjtes, ai vuri në dukje se ndjeu “ndjenja të ngrohta dhe shpërndarje të dashurisë”.
Udhëheqësi i Kishës në Bullgari, Presidenti i Distriktit, Nikolai Danevi, foli gjatë ngjarjes për rëndësinë e shërbimit, duke cituar urdhërimin e Krishtit: “Duaje Perëndinë dhe të afërmin tënd”. Theon Grigorovi, përgjegjësi vendor i projektit, pranoi se fillimisht u shkurajua nga shkalla e punës, por tha: “U bë më e lehtë me njerëzit [në konferencë] që ishin tejet të gatshëm për të ndihmuar”.
Kristian Otikeri, përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve për Mirëqenien dhe Mbështetjen te Vetja në Zonën Qendrore të Europës, theksoi objektivin e Kishës për ndërtimin e komuniteteve duke u përqendruar tek individi.
Motra Sheron Iubank, Përgjegjësja Humanitare e Kishës, shpesh u kujton anëtarëve që “t’i lidhë mirësia me njerëzit përreth vetes”. Kjo konferencë e mishëroi atë ideal, duke vërtetuar se kur njerëzit e besimit bashkohen për të shërbyer, jeta dhe komunitetet ndryshojnë.