
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po përqendrohet te “dashuri[a] më [e] madhe” e Krishtit këtë periudhë Pashke, një frazë e marrë nga Gjoni 15:13 te Dhiata e Re: “Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij”. Në një mesazh filmik të kohëve të fundit, Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë të Kishës, i nxit anëtarët dhe miqtë e besimit që të studiojnë mësimet e Krishtit dhe të zhvillojnë tradita për Pashkën të përqendruara te Krishti.
Shikojeni më poshtë mesazhin e Plakut Ouks në gjuhën angleze:
“Teksa hyjmë në këtë vit të ri, le të përgatitemi për një kremtim Pashke të flijimit shlyes të Jezu Krishtit, që kulmon me Ringjalljen e Tij – ngjarjen më të lavdishme në histori”, – thotë Presidenti Ouks, duke folur në emër të gjithë Presidencës së Parë.
Si duhet ta bëjmë këtë?
Një mënyrë e rëndësishme se si të kremtojmë, thotë Presidenti Ouks, është të japim mësim “domethënien e thellë të ringjalljes universale”. Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, sqaron ai, “ringjallje do të thotë që të gjithë ata që kanë jetuar ndonjëherë, do të ringjallen dhe ringjallja është në kuptimin e mirëfilltë”.
Kjo e vërtetë jepet mësim në Librin e Mormonit.
“Tani, ka një vdekje e cila quhet vdekje e përkohshme”, na mëson një profet në Librin e Mormonit. “Dhe vdekja e Krishtit do të zgjidhë rripat e kësaj vdekjeje të përkohshme, që të gjithë të ngrihen nga kjo vdekje e përkohshme.”
“Shëlbimi nëpërmjet Jezu Krishtit është mesazhi qendror i profetëve të të gjitha epokave”, – thotë Presidenti Ouks. “Librat te Dhiata e Re na mësojnë se vuajtja e Shpëtimtarit tonë dhe derdhja e gjakut të Tij i shëlbojnë mëkatet tona dhe se Ringjallja e Tij siguron se të gjithë ata që kanë jetuar ndonjëherë në këtë tokë, do të ringjallen gjithashtu. Pastaj të gjithë ne do të jetojmë përgjithmonë me një trup të lavdishëm prej mishi dhe kockash.”
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme dhe të tjerë duhet të kultivojnë gjithashtu tradita për Pashkën të përqendruara te Krishti, thotë Presidenti Ouks. Një element i mundshëm që ai e vë në dukje, është urimi që shkëmbehet në Ditën e Pashkës në disa pjesë të botës, ku një person thotë: “Krishti u ngjall!” dhe tjetri përgjigjet: “Me të vërtetë u ngjall!”.
Dhurata e madhërishme e Ringjalljes, na mëson Presidenti Ouks, “bëhet e mundur me anë të planit të madh dhe dashurisë së pashterur të Perëndisë Atit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit”.

#GreaterLove [#DashuriMëTëMadhe]
Ky mesazh i rëndësishëm nga Presidenti Ouks është pjesë e një kremtimi më të madh të periudhës së Pashkës për vitin 2025 nga Kisha. Tema e këtij viti është “Dashuri më të Madhe”, një frazë e marrë nga Gjoni 15:13: “Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij”.

Krishti i ulur në gjunjë duke u lutur në Gjetseman. Jezusi duke qëndruar i lidhur para Kajafës dhe sinedrit. Një detaj nga vepër arti rreth Jezu Krishtit në kryq në kohën e vdekjes së Tij. Një portretizim i varrit të zbrazët të Krishtit pas Ringjalljes së Tij.


Christ kneeling and praying in Gethsemane.


Jesus standing bound before Caiaphas and the Sanhedrin. A detail of Jesus Christ on the cross at the time of His death.


A portrayal of Christ's empty tomb after his resurrection.

Kisha po përqendrohet te “dashuri[a] më [e] madhe” e Krishtit në shumë mënyra.
- Për Pashkë (20 prill 2025), janë të mirëpritur që të gjithë të na bashkohen për të adhuruar Shpëtimtarin e botës dhe për të kremtuar dhuratën e Tij të ringjalljes universale.
- Një udhëzues studimi për Javën e Shenjtë do të publikohet në faqen ChurchofJesusChrist.org, për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë më shumë rreth dashurisë së Shpëtimtarit.
- Të dielën e Pashkës, do të transmetohet një episod i veçantë i programit “Muzikë dhe një Mesazh”, i përqendruar te tema “Dashuri më të Madhe”.
- Gjatë periudhës së Pashkës, shenjtorët e ditëve të mëvonshme anekënd botës, do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit nëpërmjet koncerteve dhe ngjarjeve të tjera me miq të besimeve të tjera.
- Udhëheqësit e Kishës do të nxitin studimin e ungjillit gjatë Javës së Shenjtë dhe do të japin mesazhe rreth Ringjalljes.
- Në Easter.ChurchofJesusChrist.org janë të publikuara faqe në internet me burime, mjete për studim dhe veprimtari të ndryshme në 11 gjuhë.
- Lista muzikore dhe materialesh filmike për Pashkën do të mundësohen te kanalet e Kishës në YouTube, Strive to Be dhe Gospel Stream.
- Të gjithë janë të ftuar që të japin dëshmi për Jezu Krishtin dhe bekimet prej Ringjalljes së Tij, përfshirë në rrjetet sociale duke përdorur thurjen #GreaterLove [#DashuriMëTëMadhe].