Si mund të bëhemi pjesë e përkushtimit të Tempullit të Romës?

Rome-Temple

Vëllezër e motra ashtu siç mund ta dini koha për përkushtimin e tempullit të Romës po afron dhe si anëtarë të kishës kemi dëshirë për të qenë pjesë e lutjes së përkushtimit. Të githë anëtarët e kishës duke filluar nga mosha 8 vjeç mund të bëhen pjesë e saj dhe mund ta ndjekim këtë ditë të shenjtë si mëposhtë:

Visitors_Center_Rotunda

1. Duke e ndjekur drejtpërsëdrejti nga godinat kishtare të autorizuara në vendin tonë.

Nëse dëshironi ta ndiqni përkushtimin e tempullit nga godinat kishtare vendore, flisni me peshkopin ose presidentin e degës suaj për të pasur një rekomandim tempulli, një rekomandim me përdorim të kufizuar ose një rekomandim të veçantë për përkushtimin e tempullit. Trasmetimet për përkushtimin e tempullit do të jenë ditën e dielë, date 10 mars 2019. Godina Kishtare e autorizuar për anëtarët e Kunjit Tirana Shqipëri për këtë event është Godina e Lagjes Durrës.

Rome-Temple

 

2. Duke qenë të pranishëm në ambjentet e brëndshme të tempullit në Rome, Itali (jo në dhomën Çelestiale).

Për të pasur këtë mundësi kontaktoni peshkopin ose presidentin tuaj të degës për të bërë një intervistë për rekomandim tempulli dhe për të rezervuar një ftesë hyrjeje për në tempull (jo në dhomën Çelestiale). Pasi të keni marrë rekomandimin dhe të keni bërë rezervimin e ftesës së hyrjes për në tempull, do të keni deri në datën 27 janar për të tërhequr ftesën tuaj të hyrjes pranë zyrave të kunjit në Tiranë. Bileta tërhiqet vetëm pasi ju të jeni në gjëndje të vërtetoni që keni një biletë udhetimi.


Shënim: Kunji, Lagjia ose dega nuk organizon udhëtime në grup për këtë eveniment. Çdo gjë duhet të organizohet dhe mbulohet nga vetë anëtarët.


Për çdo informacion tjetër kontaktoni me peshkopin ose presidentin tuaj të degës.

Me respekt dhe dashuri,

Presidenca e Kunjit Tiranë, Shqipëri

Medlir Mema

Sparti Kashari

Olsi Agalliu