Si Bashkëpunojnë Udhëheqësit Fetarë të Botës?

Multi-religious meeting Me mirësinë e: Intellectual Reserve, Inc.
Multi-religious meeting
Anëtarët e presidencës Së Parë dhe Dr. Mohamed Al-Isan.

Ishte thuajse 180 vjet më parë, kur Jozef Smithi e përmblodhi një ideal të tolerancës që duket tepër bashkëkohor në retrospektivë. “Nuk trembem të deklaroj përpara Qiellit se jam po aq i gatshëm që të vdes në mbrojtje të të drejtave të një presbiteriani, baptisti, ose një njeriu të mirë të cilësdo feje.” 

Si Presidenti i parë i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Smithi e ngriti lart parimin e lirisë fetare dhe tolerancës kur shkroi: “Ne shpallim privilegjin e adhurimit të Perëndisë së Plotfuqishëm në përputhje me zërin e ndërgjegjes sonë dhe u lejojmë të gjithë njerëzve të njëjtin privilegj, që ata duhet të adhurojnë si, ku dhe çfarë të zgjedhin”. (Nenet e Besimit 1:11).

Në Nëntor të vitit 2019, Shkëlqesia e Tij Dr. Mohamed Abdulkarim Al-Isai, sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore Myslimane dhe presidenti i Organizatës Ndërkombëtare për Shkollarët Myslimanë, u takua me presidencën e Parë në Solt-Lejk-Siti në Juta të SHBA-së.

Multi-religious meeting Me mirësinë e: Intellectual Reserve, Inc.
Anëtarët e presidencës Së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme takohen me Shkëlqesinë e Tij Dr. Mohamed Al-Isanë, sekretarin e përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, më 5 nëntor 2019.

“Ajo që kam parë këtu është një shembull i mrekullueshëm i kuptimit të vërtetë të mëshirës dhe dashurisë për njerëzimin”, tha Dr. Al-Isai pasi vizitoi Sheshin e Mirëqenies, sipas një publikimi nga Newsroom. “Ne kudo nëpër botë duhet të ndjekim saktësisht këtë (qasje) humanitare. Gjithashtu, e gjithë bota duhet të ekspozohet ndaj dhe të mësojë nga këto përpjekje dhe projekte.”

 “Ne mund t’i përçojnë mesazhin botës Islamike dhe t’u tregojmë atyre se ka njerëz në disa pjesë të botës ku ata (e përkushtojnë) jetën e tyre, veçanërisht për t’u shërbyer vëllezërve dhe motrave të tyre dhe njerëzimit. Dua t’ju përgëzoj. Unë jam vërtet i befasuar të shoh atë nivel të punës që ju po ofroni këtu. Ju jeni një frymëzim për të tjerët.”

Në fillim të vitit 2019, President Rasëll M. Nelson u takua me Papa Françeskun brenda Vatikanit në Romë, takimi i parë midis një presidenti të Shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe një pape. Vizita erdhi ditën përpara se Presidenti Nelson të përkushtonte tempullin e parë në Romë për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Presidentit Nelson iu bashkua presidenti M. Rasëll Ballard i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Pope-Francis-Pres.-Nelson Photo courtesy of The Vatican
Presidenti Russell M. Nelson i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe Presidenti M. Russell Ballard, Presidentit Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, takohen me Papa Françeskun në Vatikan në Romë, Itali, të Shtunën, 9 Mars , 2019.

Pas mbledhjes 33-minutëshe, Presidenti Nelson dhe Presidenti Ballard u takuan me anëtarë të medias. “Ne patëm përvojën më të përzemërt dhe të paharrueshme. Shenjtëria e tij, qe tejet i hirshëm dhe i ngrohtë e mikpritës,”, tha Presidenti Nelson. Ai vazhdoi: “Çfarë njeriu i ëmbël dhe i mrekullueshëm që është ai, dhe sa me fat janë njerëzit Katolikë që të kenë një udhëheqës të tillë të hirshëm, të interesuar, të dashur dhe të aftë!'

Peshkopi Gerhard Eger, nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme theksoi veprimtaritë e suksesshme ndërfetare këtë vit (2019) si zëdhënës për platformën shumëfetare në Insbruk. Një udhëtim lidhës shumëfetar në Romë, zhvillimi i Natës së Gjatë të Kishave si Nata e Gjatë e Feve dhe kontributi shumëfetar si pjesë e përvjetorit të 350-të të Universitetit të Insbrukut. Personalisht, ai sheh një nevojë për t’u përfshirë në urdhrin arsimor shtetëror kur vjen puna te përfaqësimi i komuniteteve fetare dhe dhënia nga ana e tyre e vlerave për ta bërë shoqërinë më të qëndrueshme.

Multi-religious meeting © 2019 nga Intellectual Reserve, inc. All rights reserved.
Mbledhje shumëfetare me Guvernatorin tirolean Plater © 2019 nga Intellectual Reserve, inc. All rights reserved.

“Duke shërbyer bashkë me ata të besimeve të tjera”, tha Betsi VanDenBerg në artikullin e saj Të Bërit Shenjtorë Më të Mirë Nëpërmjet Përfshirjes Ndërfetare, “kam zbuluar se nxitja nga Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve është e vërtetë: Shërbimi i respektueshëm dhe i sinqertë ndërfetar jo vetëm i ndërton komunitetet tona, por gjithashtu na mundëson që të rritemi bashkërisht dhe individualisht në dashurinë për Perëndinë dhe fëmijët e Tij.2 … Unë gjithashtu e di që ne Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme e marrim seriozisht detyrën e Jezusit për ta dashur të afërmin tonë, për të veshur të zhveshurit, për të ushqyer të uriturit, dhe për të vizituar të burgosurit (shih Mateu 25: 34 – 36) pa pritur që marrësi ose ata që shërbejnë me ne të marrin fenë tonë. Përfshirja ndërfetare e sinqertë dhe plot respekt nuk i kërkon asnjëherë ndonjë grupi, duke përfshirë grupin tonë, që të mohojë bindjet e tij fetare. Përkundrazi, ajo i nxit pjesëmarrësit që të mos “lufto[jnë] kundër asnjë kishe” (DeB 18:20) dhe ta “vesh[in] [veten] me lidhjen e dashurisë hyjnore” (DeB 88:125).


Artikuj të tjerë

Udhëheqësi i shquar mysliman takohet me Presidencën e Parë për të ndërtuar miqësi ndërfetare.

Presidenti Nelson Takohet me Papa Françeskun në Vatikan.