Shpenzimet për Festa për të Mirën Globale

Makineritë e Dhurimit Mbërrijnë në Vjenë

Vjenë, Austri. 13 Nëntor 2025 – Blerësit për festa në Vjenë po zbulojnë një mënyrë të re për të sjellë ndryshim. Të enjten, më 13 nëntor 2025, qyteti mirëpriti për herë të parë fare Makineritë e Dhurimit, makineri për shitje me ngjyrë të kuqe flakë, të cilat shpërndajnë dhembshuri në vend të karameleve, duke i ftuar kalimtarët pranë tyre që ta shndërrojnë shpenzimin e zakonshëm në veprime të mirësisë globale.

Përfaqësues nga OJQ të shquara vendore – VinziWerke, Ronald McDonald Kinderhilfe, World Vision dhe Diakonie – u mblodhën për ceremoninë e prerjes së shiritit. Atmosfera festive, me shfaqje të drejtpërdrejta muzikore që mbushnin ajrin, e ftoi publikun kureshtar që të vihej në radhë për të bërë dhurimet e veta të para.

Makineritë e Dhurimit janë pjesë e nismës globale për Krishtlindje të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, që filloi në vitin 2017, për të frymëzuar dhënien bamirëse në mënyra të kollajshme dhe krijuese. E rrënjosur në mësimet e Jezu Krishtit, i cili u dha shërbesë të varfërve dhe i ngriti të lodhurit, kjo nismë i fton dhuruesit të ndjekin shembullin e Tij duke blerë artikuj që plotësojnë nevoja reale: vakte ushqimi për familjet, ilaçe, furnizime për shkollat ose në disa raste bagëti për komunitetet në zhvillim.

Në Austri, partnerët e programit Makineritë e Dhurimit përfshijnë organizatat VinziWerke që sigurojnë strehim të përditshëm dhe përkrahje thelbësore për qindra njerëz që përjetojnë gjendjen e të qenit të pastrehë; shoqërinë Ronald McDonald Kinderhilfe që ofron “shtëpi larg nga shtëpia” për familjet e fëmijëve me sëmundje të rënda pranë spitaleve të mëdha; organizatën World Vision Österreich që përqendrohet tek të ndihmuarit e fëmijëve dhe të komuniteteve për të mposhtur varfërinë dhe urinë; dhe shoqërinë Diakonie Österreich, një nga organizatat e shërbimeve shoqërore më të mëdha të kombit, e cila përkrah mijëra njerëz nëpërmjet arsimimit, përkujdesjes shëndetësore, ndihmës për refugjatët dhe programet e përfshirjes shoqërore.

Të gjitha dhurimet shkojnë drejtpërsëdrejti tek organizatat pjesëmarrëse, me 100 përqind të fondeve që mbërrijnë tek organizatat e përzgjedhura bamirëse.

Drejtoresha e organizatës Diakonia, Maria Katarina Mozer, theksoi: “Makineria e Dhurimit i bën të prekshëm zotimin shoqëror dhe bamirësinë e krishterë gjatë kremtimeve për ardhjen e Krishtit [‘advent’]. Së bashku, ne mund të sigurojmë ndihmë shumë konkrete për njerëzit në nevojë, të tilla si një vakt të shëndetshëm ushqimi, materiale për të mësuar ose përkujdesje mjekësore për njerëzit pa sigurim shëndetësor.”

 

Që kur filloi programi, Makineritë e Dhurimit nëpër botë kanë mbledhur më shumë se $22 milionë dollarë amerikanë, duke financuar projekte në shumë shtete. Nga Nju-Jorku në Manila dhe tani në Vjenë, lëvizja vazhdon të rritet teksa njerëzit e të gjitha prejardhjeve bashkohen përqark dëshirës së përbashkët për t’i ndihmuar të tjerët.

Plaku Ruben V. Alliod, Presidenti i Zonës së Europës Qendrore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, mori pjesë në ngjarje dhe u shpreh se fillimi i programit në Vjenë “tregon se si zgjedhje të vogla vetjake mund të shumëfishohen në diçka të bukur për të gjithë komunitetin”.

Përfaqësues nga OJQ-të partnere treguan histori të mënyrës se si madje ndihmesa të vogla mund të kenë ndikime jetëndryshuese: një vakt ushqimi, një pallto e ngrohtë, një libër shkolle, secila duke simbolizuar shpresë.

Makineritë e Dhurimit do të qëndrojnë të hapura për publikun gjatë gjithë periudhës së Krishtlindjes, duke i ofruar çdo njeriu në Vjenë mundësinë për të marrë pjesë në diçka vërtet domethënëse: dhënien e gëzimit të tjerëve duke e shtypur butonin, një e nga një.

the public throughout the Christmas season, offering everyone in Vienna the chance to take part in something truly meaningful: giving joy to others, one button at a time.