Diskutim Mbarëbotëror për Rininë, Janar 2025: Shih Te Krishti

Elder Uchtdorf holding a passalong card
Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, është një prej të ftuarve në Takimin Shpirtëror Global për Rininë në janar 2025.

Tema e vitit 2025 për rininë, “Shih te Krishti”, është pika e përqendrimit e një diskutimi mbarëbotëror për rininë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të dielën, më 5 janar 2025.

Kjo ngjarje ka si pjesëmarrës Plakun Diter F. Uhtdorf, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, Presidenten e Përgjithshme të Të Rejave, Emili Bell Friman, dhe Presidentin e Përgjithshëm të Të Rinjve, Stiven J. Land.

“Do t’ju çojmë në një ekskursion”, – tha Presidentja Friman në një publikim në Instagram. “Është viti për librin Doktrina e Besëlidhje, ndaj na u duk si një ide shumë e mirë të fillonim në Korijen e Shenjtë.”

“Dhe mos harroni të ftoni një mik/e”, – tha Motra Andrea Munjoz Spanaus, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave.

“Sepse kjo do të jetë një temë që do të jetë tepër argëtuese kur ta diskutojmë së bashku”, – shtoi Presidentja Friman. “Do të flasim rreth asaj se si shohim te Krishti; si duket kjo në të vërtetë për secilin prej nesh.”

Rinia dhe udhëheqësit në lagje apo degë inkurajohen që të mblidhen për të parë transmetimin e regjistruar paraprakisht në një kohë dhe vendndodhje që u përshtatet më së miri nevojave dhe rrethanave të tyre. Të gjithë pjesëmarrësit ftohen të marrin pjesë në segmentin e diskutimit të transmetimit.

Pyetjet për Diskutim

Transmetimi do të ndalet në mënyrë periodike që rinia të diskutojë pyetjet e mëposhtme të përqendruara te tema e re për rininë, të bazuara në shkrimin e shenjtë “Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë” (Doktrina e Besëlidhje 6:36):

  • Kur ka qenë një rast që patë te Krishti nëpërmjet lutjes, shkrimeve të shenjta apo udhëzuesit Për Forcën e Rinisë?
  • Kur ka qenë një rast kur përjetuat dyshime ose frikë dhe patë te Krishti?
  • Si ju bën të ndiheni dijenia se i përkisni diçkaje më të madhe, veprës më të madhe që po ndodh sot në tokë?
  • Teksa shihni segmentin e ardhshëm, përsiatni në heshtje për një rast në jetën tuaj kur morët një rreze drite qiellore.

Burimet për Temën e Rinisë për Vitin 2025

Të dy udhëheqësit thanë se transmetimi do të paraqesë gjithashtu temën, shkrimin e shenjtë, këngën dhe logon për vitin 2025. Këto dhe burime të tjera lidhur me temën, mund të gjenden te rinia.kishaejezukrishtit.org.

Mënyra se si Mund të Përgatitet Rinia

Presidentja Friman tha se udhëheqësit mund ta ndihmojnë rininë të përgatitet duke u dhënë mësim rreth një diskutimi mbarëbotëror dhe se si rinia në mbarë botën do të mblidhet së bashku, duke u bërë të ditur se do të jenë pjesë e këtij diskutimi mbarëbotëror. Ajo tha gjithashtu se rinia mund të dojë të dëgjojë këngën e temës dhe të studiojë vargun te Doktrina e Besëlidhje 6:36 ose të gjithë kapitullin.

Shikojeni Transmetimin në Kohë Reale

Transmetimi mund të shikohet në internet ditën e ngjarjes nga: